Author: almakos

Loja me letra anonime shkaktoi diskutime brenda “BBVA”. Xumi ia dedikoi Eglit teksa ndër rreshta i shprehu dashurinë. Ndërsa po qëndron të dy të ulur jashtë, Xumi i thotë dhe njëherë Eglit se e ka përzemër si njeri dhe se do të dëshironte që dhe ajo ta kuptonte sesi ai e sheh atë realisht. Egli e vënë në siklet, i është përgjigjur duke i thënë se ata kanë ndjenja të ndryshme për njëri-tjetrin dhe se nuk dëshiron të ngarkohet me këtë histori pasi është shumë e ngarkuar emocionalisht. Ndër të tjera Xumi nuk heq dorë duke i thënë se do…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar kolonelin Tahir Zemaj në 22 vjetorin e vrasjes së tij. Osmani theksoi rëndësinë e kontributit të Zemajt në luftën për liri, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të shquara të UÇK-së. Ai ishte një lider që përfaqësonte shpirtin e qëndresës dhe guximit, dhe vepra e tij vazhdon të frymëzojë breza të tërë që ndajnë vlera të ngjashme. “Edhe pse 22 vjet kanë kaluar, dhimbja për humbjen e tij dhe të të dashurve të tij mbetet një plagë e hapur. Kjo është një njollë e dhembshme në historinë tonë, sepse vrasësit…

Lexo më Shumë

Procedurë hetimore ka filluar kundër 23-vjeçarit B.N., i cili dyshohet se ka kryer akte seksuale ndaj një fëmije nën moshën 11 vjeç në Zhelinë, që është vepër penale në pajtim me Nenin 188 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Tetovë, me kërkesë të prokurorit publik i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Prokuroria Publike e Shtetit ka njoftuar sot se i dyshuari më 2 janar në orët e mbrëmjes e ka ndaluar fëmijën 11-vjeçar dhe e ka tërhequr zvarrë në një…

Lexo më Shumë

Dokumentet elektronike të shtypura do të kenë të njëjtën vlefshmëri si dokumenti origjinal. Kjo është bërë e mundur me ndryshimet në Ligjin për Dokumentet Elektronike të miratuara nga Kuvendi. “Në Kuvend mazhoranca votoi ndryshimin e Ligjit për Dokumentet Elektronike. Them dy artikuj, një ndryshim shumë të vogël, por mendoj se do të thotë shumë. Dhe kjo është se, tani e tutje, dokumentet e nxjerra elektronike nga portali apo çdo portal tjetër shtetëror, të cilat janë tërësisht elektronike, do të mund t’i printoni dhe t’i përdorni njësoj si një dokument origjinal. Nuk do të keni nevojë të jenë të printuara”, theksoi…

Lexo më Shumë

NJOFTIM SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 4 të pandehur për veprën penale korrupsion aktiv dhe pasiv i funksionarëve të Drejtësisë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfundur hetimet paraprake për proçedimin penal nr.26, datë 07.02.2024, i rregjistruar për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 245/1, 319, 319/ç,…

Lexo më Shumë

Zëvendës/kryenministri i parë Izet Mexhiti ka njoftuar se nga marsi i vitit 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti. Nga marsi 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët. Protestat dhe kërkesat e tyre ishin një thirrje e drejtë, dhe ne e kemi dëgjuar atë. Dhe, nuk mbaron këtu me kaq. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa…

Lexo më Shumë

Banorët e BigBrother VIP Albania, Loredana dhe Jozi kanë kaluar disa çaste romantike, teksa kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit në shtrat në orët e para të mëngjesit. “E kupton që vetëm ti më zbut, sa qejf të kam”, i tha Jozi – Loredanës, teksa qëndronin të përqafuar. Që prej ditëve të para të qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, dy konkurrentët kanë shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin. Megjithatë, mes tyre nuk kanë munguar debatet dhe mosmarrëveshjet.

Lexo më Shumë

NJOFTIMI Sarandë I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, kapet dhe ndalohet 19-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës. Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit: I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400…

Lexo më Shumë

Takimi i munguar prej vitesh dhe i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj, Luke Nolfe, ishte emocionues për vetë protagonistët e kësaj historie, por edhe për publikun që ndoqi disa momente nëpërmjet “Instagram-it” të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim. Ilirjani ndau disa çaste nga takimi nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe. “Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja, teksa dukej qartë emocioni që po përjetonte dhe mirënjohja për ata që e ndihmuan…

Lexo më Shumë

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili u transferua dje nga Tirana në spitalin “Evangelismos” në Athinë  me një avion të Forcave Ajrore të Greqisë, po kalon një moment të vështirë, pas përkeqësimit shëndetësor. Kryepeshkopi 95-vjeçar, i cili kishte shfaqur simptoma të virusit ditët e fundit, u shtrua fillimisht në një spital privat në kryeqytet. Megjithatë, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, gjë që solli vendimin për transferimin e tij në Greqi për të marrë kujdes të specializuar mjekësor. Transporti ajror u krye me një avion C-27 të Forcave Ajrore, ndërsa në krah të Kryepeshkopit ndodheshin një mjek dhe dy anëtarë të ekipit të…

Lexo më Shumë

Drenusha pranoi surprizën nga shoqja dhe nëna e saj, por ato kishin disa informacione për fëmijët. Nëna i tregoi se fëmijët nuk i lejon Atilla të vijnë surprizë këtu në ‘Big Brother VIP Kosova’, kurse shoqja e saj tha se “Fëmijët janë mirë dhe të kanë dërguara të fala”. Por pas këtyre takimeve, nuk mungoi shumë dhe Atilla reagoi duke u shprehur “Kush je ti oj motër”.

Lexo më Shumë

Dy vajza të mitura janë zhdukur që nga data 1 janar, dhe deri më tani familjarët nuk dinë asgjë për to. Rasti u paraqit në polici nga nëna e tyre, e cila është në një gjendje të rënduar emocionale dhe dëshiron të gjejë informacion sa më shpejt të jetë e mundur. “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë. Kjo situatë ka alarmuar jo vetëm familjen por edhe komunitetin në Fushë Kosovë, i cili tani është në pritje të…

Lexo më Shumë