Fatmir Mataj, babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj që u ekzekutua me breshëri plumbash në makinë mbrëmjen e 4 Janarit, ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin, pak orë para se të largohej nga banesa për të mos u kthyer më. Babai i viktimës ka rrëfyer se komunikimi i fundit me të birin ishte kur 33-vjeçari po largohej nga banesa dhe i tha që ‘do iki të takoj një njeri’. Ai shtoi se telefonoi të birin, por Ramazani nuk ia hapi telefonin pasi ishte i vdekur. ‘Nuk më është përgjigjur në telefon, jo se nuk e ka hapur, por ishte…
Author: almakos
Një qark i shkurtër elektrik ka shkaktuar panik në rradhët e personelit mjekësor në laboratorin e analizave në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh. Burime zyrtare bënë me dije se një vatër zjarri u shfaq në një nga laboratorët e këtij institucioni por fatmirësisht pa pasoja në njerëz . Menjëherë në vendngjarje mbërritën automjetet e shërbimit zjarrfikëses të cilat izoluan dhe flakët e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që dyshohet se ka ardhur nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.
Shoqata e Gazetarëve dënoi ashpër incidentin në të cilin ishte djegur vetura e gazetares së SDK, Suzana Vrentcovska nga Ohri. Sipas informacioneve tw SHGM0sw dyshohet se ky është një akt i provokuar qëllimisht. “I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë për të përcaktuar të gjitha detajet dhe motivet e kësaj ngjarje të rëndë”, thuhet nw reagimin e SHGM-sw. Ata theksojnë se ky rast tregon për tendencë shqetësuese të rritjes së rreziqeve me të cilat përballen gazetarët në vend. Ata kujtojnë se edhe në tetor të vitit 2024, u dogj automjeti i njw…
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimin dy vjeçar në lidhje me serat me kanabis në Berat, ku u zbulua një sasi prej 870 kilogramë kanabis dhe ka çuar për gjykim 17 të pandehur. SPAK ka shpallur moskompetencën për 93 gra duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës. Të pandehurit janë: Blerim Xheka Sadetin Hasaj Sidrit Bisha Endriol Xheka Jurgen Ujkaj Suad Smakaj Samoel Lushaj Mirvaldo Disha Hamdi Dyli Arben Vrapi Adiol Çifliku Lulzim Bushataj Mustaf Manej Bashkim Mema Edison Mema Drita Mema Izmire Mema Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Kryerja e…
Ministri grek për Arsimin dhe Çështjet fetare të Greqisë, Kyriakos Pierrakakis, ka vizituar sot në spital Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili është shtruar në spitalin Evangelismos në Athinë për mjekim të specializuar. Dje Janullatosin e vizituan në spital kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë Ieronymos. Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin Evangelismos në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave greke, shëndeti i Kryepeshkopit është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit, i…
Shkupi ka mbetur edhe këtë mëngjes qyteti më i ndotur në Evropë, sipas të dhënave më të fundit të platformës “IQ Air”.Me një Indeks të Cilësisë së Ajrit prej 169, ajri në Shkup klasifikohet si i pashëndetshëm. Vlera e grimcave PM 2.5 arrin në 80.5 mikrogramë për metër kub. Përveç se është qyteti më i ndotur në Evropë, Shkupi renditet gjithashtu në vendin e shtatë për nga ndotja ajrore në nivel global. Para Shkupit në këtë listë ndodhen qytetet Lahor (Pakistan), Delhi (Indi), Hanoi (Vietnam), Katmandu (Nepal), Çongqing (Kinë) dhe Dhaka (Bangladesh). MARKETING
Kosovarët që udhëtojnë përmes pikave kufitare po përballen me pritje të gjata këtë mëngjes, veçanërisht në pikën e Merdarit. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, situata paraqitet mjaft e ngarkuar, sidomos në Merdar, ku pritjet për automjete arrijnë nga 100 deri në 120 minuta për daljet nga vendi. Këto vonesa nevojiten për t’u përballur me procedurat e shumta të kontrollit, që janë të nevojshme për sigurimin e rendit në kufi. Një kolonë e gjatë prej 1 kilometri është regjistruar në këtë pikë, duke sjellë shqetësim për shumë udhëtarë që planifikojnë të kalojnë kufirin.…
Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Paraprakisht mësohet se minatori Sokol Toçi rreth 40 vjeç ka ndërruar jetë brenda galerisë, teksa ishte rikthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit. Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat nëse vdekja e minatorit ka ardhur nga shkaqe natyrale apo aksidenti në frontin e punës.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësimet e saj rreth situatës së krijuar pas refuzimit të presidentes Siljanovska për të nënshkruar dekretin për licensat në të dy gjuhët.“Të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë Në frymën e ditëve festive, përmbahemi nga retorika e ashpër, por nuk mund të mbetemi të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive. Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar…
Lela Seferi ka dalë tashmë pak javë më parë nga Big Brother VIP Kosova 3. Ajo ka qenë e ftuar në Klan Kosova, ku ka folur për gjithë periudhën brenda si dhe për atë që është tani. E njëjta thekson se nuk e priste një dashuri kaq të madhe nga publiku dhe se është shumë e lumtur. “Nuk e kam pritur një dashuri kaq të madhe prej publikut. Edhe kur kam dalë kam qenë pak e habitur. Jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo. Tutje theksoi: “Jam si person i qetë. Njëjtë është edhe Leo. Edhe pse tani që kam…
Njeriu më i pasur në botë, sipas pasurisë së tij neto, ka qenë shpesh Elon Musk, themelues i Tesla dhe SpaceX, pasuri e të cilit ka kaluar shpesh shifrat e 200 miliardë dollarëve, varësisht nga fluktuacionet e tregjeve dhe investimeve të tij. Elon Musk është një figurë që vazhdimisht tërheq vëmendjen e medias dhe publikut global. Ai ka krijuar një markë personale që shkon përtej sipërmarrjeve të tij, duke u bërë një simbol i inovacionit dhe guximit në biznes. Shumica e investitorëve janë të vetëdijshëm se vlera neto e Musk është e bindshme, megjithatë ajo rritet ose bie në përputhje…
Nuk është e lehtë të njohësh një kabllo USB-C të hakuar, sepse ato nuk ndryshojnë nga ato të zakonshme në pamje, por disa tregues dhe masa parandaluese mund t’ju ndihmojnë të shmangni rreziqe të mundshme. Disa nga hakerët më të sofistikuar tani kanë gjetur mënyra për të keqpërdorur kabllot USB-C për të fituar qasje në kompjuterët e përdoruesve, duke rrezikuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave të tyre. Një kabllo e tillë e hakuar ka potencialin të transferojë informacione të ndjeshme pa dijeninë tuaj, duke u bërë një mjet tërheqës për ata që kërkojnë të bëjnë keq. Historikisht, kabllot e…

