Author: almakos

Aleksandër Llanaj, i dënuar me 35 vite burgim për masakrën e Çoles në Vlorë do të vendoset në regjimin 4i bis për një periudhë 1-vjeçare në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë, Peqin. Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Aleksandër Llanaj është dënuar më parë me 35 vite burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin Nr. 24, datë 20.01.2016, për kryerjen…

Lexo më Shumë

Edon Shileku bëri bujë të madhe me paraqitjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova. Kjo pasi vendosi të hynte si “Drag Queen”, ku një mbrëmje shfaqej si Edoni dhe mbrëmjen tjetër si Victoria Owns. Gjatë kohës sa ishte brenda, ai mori komente të ndryshme, e prej këtyre më shumë negative. Së fundmi Prive bën të ditur në një material se ish-konkurrenti ka braktisur Kosovën. Siç raporton, aktori ka shkuar të jetojë në një vend të Evropës, por pa ndonjë arsye. Mund të jetë edhe për anën profesionale, për të marrë ndonjë rol të ri në karrierë. Sidoqoftë,…

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin lidhur me vrasjen e 33-vjeçarit, Ramazan Mataj, i cili u vra mëngjesin djeshëm me breshëri plumbash në një fshat të Shkodrës. Burime për News 24 bëjnë me dije se autori i zuri pritë 33-vjeçarit fatkeq 1.2 km larg banesës së tij. Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar të policisë, i cili i ka çuar deri në një fare distance në gjurmët e autorit. Një ditë më parë gazetari Igli Çelmeta tha në studion e News 24  se vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja nuk ishte i mbuluar nga kamera sigurie, duke vështirësuar…

Lexo më Shumë

Për të hënën, parashikimet meteorologjike sugjerojnë një ditë me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit është e mundur që të formohet mjegull në ultësira dhe lugina të ndryshme. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, por më intensitet të lartë pritet të ndjehet në rajonin e Gjakovës, ku shpejtësia e erës do të arrijë midis 10-45 km/h. Kjo situatë do të krijojë kushte të ndërlikuara për lëvizjen, veçanërisht për ata që ndodhen në rrugë. Temperaturat minimale në këtë periudhë do të jenë të ulëta, duke varguar prej -7 deri në 1°C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga…

Lexo më Shumë

Pedagogu dhe eksperti i bujqësisë, Gjok Vuksani, në një intervistë të fundit në Ora News, ka sinjalizuar alarm për kthimin e produkteve shqiptare të mandarinave nga vendet e BE. Ai thekson se këto produkte janë rikthyer për shkak të gjetjes së pesticideve të ndaluara nga Bashkimi Evropian, të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve. Vuksani shprehet se që nga data 29 nëntor deri në mesin e dhjetorit, mandarinat shqiptare janë kthyer nga katër vende të ndryshme të BE, duke demonstruar një problem serioz në sektorin e bujqësisë. Kjo situatë është shqetësuese dhe kërkon reagim urgjent nga autoritetet përkatëse. Arsyeja…

Lexo më Shumë

Ramazan Mataj quhej i riu që u gjend i pajetë mëngjesin e djeshëm në mjetin e tij, në një fshat të Shkodrës në Postribës. Trupi u konstatua nga një banor i zonës, i cili ka parë makinën të bërë shoshë me plumba dhe ka lajmëruar policinë. Kjo e fundit u gjend në vendin e ngjarjes rreth 8 orë me vonesë, ndërsa si gjithnjë mblodhi gëzhojat në vendin e krimit ku edhe u konstatua se ndaj të riut është qëlluar me dy armë automatike. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa jo vetëm që nuk ka…

Lexo më Shumë

U zgjuat papritmas pasi keni ëndërruar për ish-in tuaj? Mos u shqetësoni. Sipas psikologëve, këto lloj ëndrrash mund të kenë kuptime të ndryshme dhe është interesante të thellohemi në shkaqet e mundshme për të kuptuar më mirë nënndërgjegjen tonë. Në dashuri duhet besim ‘i verbër’, vetëm këto tre shenja mund t’ua japin. Interpretimi i përgjithshëm i ëndrrës së ish-it tuaj është një pikënisje për të kuptuar emocionet dhe mendimet tuaja të fshehta. Ëndrrat shpesh konsiderohen si një pasqyrim i emocioneve, mendimeve dhe shqetësimeve tona të përditshme. Por sipas psikologëve, duhet të analizoni me kujdes çdo detaj të ëndrrës, pasi ato…

Lexo më Shumë

Gjatë kësaj jave vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndueshme për shkak të masave ajrore të ftohta e të lagështa me origjinë veriperëndimore. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e hënë, ditën e enjte e pjesërisht ditën e martë moti pritet që moti të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Ditën e mërkurë, dhe ditën e premte moti pritet të jetë i vranët e intervale kthjellimesh të herëpashershme. Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat veriperëndimore e jugperëndimore reshjet pritet të jenë me…

Lexo më Shumë

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka bërë të ditur se nesër do të zbulohet data e finales së këtij edicioni të spektaklit. Ky njoftim ka rritur kuriozitetin e publikut dhe të ndjekësve të programit, të cilët janë të etur të mësojnë se kur do të përfundojë gara emocionuese mes konkurrentëve VIP. Data e finales pritet të shpallet gjatë një prej episodeve të ardhshme të spektaklit.

Lexo më Shumë

Ramazan Mataj, 33 vjeç, u vra mëngjesin e sotëm (5 janar), teksa ndodhej në automjetin e tij, në fshatin Dragoç të Postribës, në Shkodër. Gazetari i kronikës, Igli Çelmeta, i ftuar në studion e News 24, ka dhënë disa detaje lidhur me vrasjen e të riut, i cili nuk duket të ketë një të shkuar kriminale. Çelmeta tha se vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja nuk ishte i mbuluar nga kamera sigurie, duke e vështirësuar në këtë mënyrë hetimet e policisë. Sakaq ai u shpreh se policia ka përjashtuar mundësinë që vrasja 33-vjeçarit të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme.…

Lexo më Shumë

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST), ka reaguar lidhur me ndërprerjen e energjisë elektrike në të gjitha nën-stacionet e rajoneve Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë, Kuçovë dhe Berat, problem që raportohet se nisi që në orën 17:30. Sipas OST-së, ndërprerja e sotme e energjisë elektrike në disa qytete të vendit ndodhi për shkak të stakimit të avarisë së linjës 220kV Tirana 2 – Rrazhbull nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST). Pas rreth 30 minutash, OST arriti të rikthejë energjinë në nën-stacionet e këtyre rajoneve, megjithatë, rikthimi u realizua vetëm për fidrat e rëndësisë së veçantë, përfshirë spitalet dhe qendrat e…

Lexo më Shumë

I ftuari i sotëm në ‘Big talk’ ishte Atilla Kardesh. Ai u bë kryelajm pasi nuk lejoi të hyjnë fëmijët në ‘BBVK’ për ta takuar Drenushën. “Unë nuk e kom mohu takimin e fëmijëve me nënën e tyre un veç e kom mohu produksionin, që fëmijët të jenë në ora 23:00 të natës apo 23:30 të jenë pjesë e formatit apo skenarit që kanë krijuar ata. Në rast se kanë nevojë unë edhe fëmija e mi me ardh me një prime i 20 apo gjysëmfinale e shoh si dështim prej skenarit të tyre. Nuk është që un nuk i ekspozoj…

Lexo më Shumë