Author: almakos

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në Klinikën Infektive, ku një i burgosur ka humbur jetën gjatë trajtimit mjekësor. I burgosuri, me inicialet A.M, u pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë më 14 nëntor të vitit të kaluar. Në momentin e pranimit, gjendja e tij shëndetësore ishte e stabilizuar, megjithatë, ai kishte historik të sëmundjeve të mushkërive që ngritën shqetësime serioze për shëndetin e tij. Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues, i burgosuri po trajtohej fillimisht për një gjendje gripale, e cila më pas u përkeqësua dhe kaloi në mushkëri, duke e detyruar ekipin…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur në ambientet e SPAK-ut, për t’u marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm lidhur me çështjen CEZ-DIA, duke lënë kështu për pak orë qelinë ditën e sotme. Në godinën e Prokurorisë së Posaçme ka mbërritur rreth orës 10:00 përfaqësuesi i tij ligjor Genc Gjokutaj. Raportohet se ai do të jetë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta. Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”. SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë…

Lexo më Shumë

Për shkak të një sulmi me mjete të forta ndaj një 48 vjeçari, në një berberhane në Tiranë, janë identifikuar 6 autorët e ngjarjes, dy prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë të rinjtë Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç. Në arrati mbeten shtetasit me iniciale R.K., L.K., G.K., dhe D.K. Këta, në bashkëpunim me njëri tjetrin, me datë 5 janar, goditën me sende të forta 48 vjeçarin  Adritatik Roshi, ngjarje kjo e ndodhur në një berberhane në lagjen “29 Nëntori”, këtu në kryeqytet. Në cilësinë e…

Lexo më Shumë

Genc Gjokutaj, avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, do të jetë gjithashtu i pranishëm në marrjen në pyetje të klientit të tij nga Prokurorët e Posaçëm në SPAK, lidhur me dosjen CEZ-DIA, për të cilën ish-Presidenti po hetohet. Përfaqësuesi ligjor i Metës ka mbërritur në godinën e SPAK-ut, për të qenë i pranishëm në dhënien e dëshmisë së kreut të Partisë së Lirisë para prokurorëve të posaçëm. Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”. SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime…

Lexo më Shumë

Natën e mbrëmshme Leo bëri një nominim kokë me kokë mes Drilonit dhe Gjestit. Ai I cili u eliminua ishte Gjesti, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh. E, edhe ish-banori i këtij formati, Buci, ka reaguar me anë të një postimi në “Instastory”. “N’Kosove kurr nuk fiton ma i miri”, shkroi ai.

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka njoftuar se është në procesin e zgjedhjes së pasuesit të Miroslav Lajçakut, i cili do të përfundojë mandatin e tij si dërguar për dialogun Kosovë-Serbi deri në fund të janarit. “Mandati i dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Procesi i përzgjedhjes së pasuesit të tij aktualisht është duke u zhvilluar dhe ne do të ofrojmë përditësime në kohën e duhur,” deklaroi zyra e Bashkimit Evropian në përgjigjen e saj për KOHËN. Të premten (3 janar) skadoi afati për paraqitjen e kandidatëve, nga të cilët përfaqësuesja e lartë…

Lexo më Shumë

Babë e bir kanë rënë në pranga si dy autorë kryesorë të vrasjes së të riut Ramazan Mataj, krim i rëndë ky i ndodhur 3 ditë më parë në fshatin Dobraç, të Postribës në Shkodër. Përveçse atë e bir, gjithashtu janë shoqëruar në polici disa persona, të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen e rëndë. Një nga personat e arrestuar është identifikuar si shtetasi Rrustem Hasa. Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës në fshatin Dragoç të Postribës në Shkodër, ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit. Vijon…

Lexo më Shumë

VOLTIZA DURO/ Gjatë vitit 2025 pritet që të ndryshojë formula për taksat e bashkive, si dhe të kryhet kategorizimi i taksave vendore për zënien e hapësirës publike dhe të fasadave për përdorimin e reklamave/tabelave. Ndryshimet në Ligjin “Për financat e qeverisjes vendore” projektohen në tremujorin e tretë të këtij viti, pas përfundimit të zgjedh jeve të përgjithshme. Qeveria parashikon që gjatë vitit 2025 të ndryshojë formulën për transfertën e pakushtëzuar financiare të pushtetit vendor. Këto ndryshime që pritet të kryhen kanë si synim të rregullojnë skemën e financimit të bashkive; përshtatjen e parimit të ekualizimit të lidhur me numrin e popullsisë…

Lexo më Shumë

Autoriteti Portual i Vlorës njofton se ditën e sotme (7 janar), do të ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit dhe i mjeteve të tjera të vogla të lundrimit, për shkak të motit të keq, që si pasojë ka krijuar dallgë me lartësi deri në 2 metra. Sakaq, lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar do të vijojë normalisht. Autoriteti Portual bën me dije se përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 10:00 të datës 08.01.2025. Njoftimi: Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit…

Lexo më Shumë

Një televotim kokë me kokë u hap në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 3. Kjo në mes të Gjestit dhe Drilonit, pas një avantazhi që pati Leonardo Gashi si kapiten i javës. Dhe në mes tyre ai që u largua nga Big Brother është Gjesti, duke bërë që gara të vazhdojë për boksierin. Kjo ka befasuar të gjithë pasi një gjë e tillë nuk pritej, marrë parasysh se ka qenë një konkurrent shumë i fortë. Ai ka lënë përgjysmë garën dhe çmimin e madh, e që tashmë ka rënë në 160 mijë euro. Veç kësaj, u…

Lexo më Shumë