Author: almakos

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua me Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji, për të diskutuar modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit ushtarak. VanHorn theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për mbështetje të vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe përparimin në standardet e NATO-s. Ajo ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve për sigurinë kolektive. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Lejtnant Arben Kingji për të diskutuar mbi prioritetet tona të përbashkëta për modernizimin e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit…

Lexo më Shumë

Gjesti u eliminua nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova. Ish-banori ka qenë një nga konkurrentët më të fortë brenda, ndonëse largimi i tij nuk pritej. Ai ka qenë në një televotim kokë me kokë me Drilonin, pas një avantazhi që pati Leonardo Gashi.Këngëtari pejan u shpreh i lumtur pas daljes dhe tha se Drilon Rama dëshiron që ta fitojë këtë format. Megjithatë, largimi i tij ka prekur banorët, të cilët kanë qenë shumë të afërt me të. Derisa po qëndronin në oborr, atyre i janë lëshuar disa nga këngët më të njohura të Gjestit. E Xheneta nga…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e platformës të koduar SKY ECC, ka nisur gjykimi në themel në Gjykatën e Posaçme për Krimet e Rënda (GJKKO) ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka. Në seancën e parë, i akuzuari Gjoka nuk është paraqitur personalisht, por është mbrojtur nga avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Brahimllari. Prokurori i çështjes, Altin Dumani, njëherazi kreu i SPAK, kërkoi vijimin e shqyrtimit gjyqësor dhe njoftoi gjykatën për faktin se viktimat e veprës penale janë tashmë të njoftuar, pasi gjykata ka ezauruar të gjitha hapat ligjorë paraprakë. Ndërkaq, avokati i Adrit Hasanbegajt, ish-shefit të Policisë, kërkoi shtyrjen…

Lexo më Shumë

Vijon dëshmia me dyer të mbyllura e vrasësit me pagesë, sot bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredin Dumani në Gjykatën e Posaçme në procesin gjyqësor “Plumbi i Artë”. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në këtë seancë, Dumani ka vijuar të kundërshtohet me tone të ashpra nga të arrestuarit për të cilët ka rrëfyer se në bashkëpunim me ta, ka kryer krime. Një ndër to, Gentjan Sharra ka pretenduar se në kohën kur e implikon Dumani ai ka patur biznese, ka marrë tendera 2 milionë euro, ka poseduar një automjet 50 mijë euro dhe pse duhet të kishte nevojë të merrte pjesë në…

Lexo më Shumë

As nuk kam pasur qëllim, as ndonjëherë do të bëj një gjë të tillë të përdor veto që të ofendoj ndonjë gjuhë, as nuk jam udhëhequr nga këshilla partiake, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova lidhur me veton të cilën e vendosi në Ligjin për Mbrojtje të Fëmijëve. Në një deklaratë për mediat të dhënë sot pas liturgjisë në Katedralen në Shkup, Siljanovska – Davkova tha se është e detyruar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet. “Unë shpjegova që nuk jam ligjvënëse, nuk do të propozoj zgjidhje, nuk jam Gjykatë Kushtetuese, ndaj nuk do ta vlerësoj me veto, thjesht bëra…

Lexo më Shumë

Elton Iliriani në Top Story në Top Channel ka përshkruar takimin emocionues mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj pas 15 vitesh. “Takimi mes Parashqevisë dhe Luke është një takim i shumëpritur, është dashur 15 vite dhe nuk ishte një takim kaq i thjeshtë duke pasur parasysh që kishte disa vendime gjykate që nuk e lejonin. Ishte pak e pabesueshme në fillim, dhe kur e kam diskutuar me Parashqevinë më thoshte që është një ëndërr që mund të bëhet realitet vetëm duke u lutur te Zoti. Sot e them me plot gojën që pavarësisht atyre që kam bërë ishte vullnet…

Lexo më Shumë

Pas dy orësh marrje në pyetje, përfundon dhënia e deklaratës së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për prokurorët e SPAK-ut. [embedded content] Avokati Genc Gjokutaj, ka dhënë deklaratë për media në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme, ku u shpreh se Meta është pyetur vetëm për çështjen e lobimit në SHBA Gjokutaj theksoi se Meta u tregua mjaft bashkëpunues me organet e drejtësisë. Avokati  se Meta ka qenë bashkëpunues dhe tepër sqarues për aq sa kishte dijeni. “Zoti Meta u pyet sot vetëm për lobimin në Amerikë. Ai u tregua bashkëpunues dhe shumë i qartë për aq…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë Rajonale Shkodër, Fatmir Lleshaj, në një deklaratë për shtyp ka dhënë detaje nga ekzekutimi i të riut Ramazan Mataj, ngjarje  e ndodhur 3 ditë më parë në Dobraç, Postribë. Lleshaj sqaron se autori i krimit, Arjon Hasaj ka qëlluar për vdekje 33-vjeçarin pasi viktima kishte ndikuar në prishjen e marrëdhënies bashkëshortore të motrës së autorit. I riu dyshohet se nëpërmjet llogarive të rreme në rrjete sociale, ka komunikuar me 33-vjeçarin për ta nxjerrë në pritë në fshatin Dragoç, ku dhe dyshohet se e ka vrarë. “Nga hetimet rezultoi se shtetasi Arjon Hasaj, 29 vjeç, banues në Dragoç, për motive…

Lexo më Shumë

BDI e ka ndotur shoqërinë shqiptare me kriminalitet, kazino, tenderë, amoralitet dhe nepotizëm. Pas 22 vitesh në pushtet, sot, pikërisht sot, BDI-së i erdhi ndër mend për herë të parë të kujdeset për mjedisin jetësor ku jetojnë qytetarët tanë. Kështu thuhet në reagimin e VLEN-it, ku shtohet se BDI është parti gjatë mandatit të së cilës Tetova nuk mori ujë, por mori një deponi në mes të qytetit, Kërçova nuk mori ajër të pastër, por mori një deponi në mes të qytetit, Struga nuk mori statusin e një komune të suksesshme, por njëashtu mori një deponi në mes të qytetit.“Ndotja…

Lexo më Shumë

Së fundmi është bërë virale një video e banores së Big Brother VIP, Sara Kolamit. Ajo po qëndronte në oborr me Drilon Ramën, të cilit i kërkoi që të afrohej për t’i treguar diçka në vesh. “Jashtë po bëhet nami”, i tha ajo. “E ku po e di ti”, ia ktheu në anën tjetër boksieri. Asaj më pas ia tërhoqi vërejtjen produksioni duke i thënë disa herë: “Kujdes mikrofonin”. E njëjta ka lënë të nënkuptohet se ka informacione rreth asaj që po ndodh me ta në këtë format. Vlen të ceket se të hënën nga Big Brother VIP Kosova 3…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë Shkodër, Fatmir Lleshaj, në një deklaratë për shtyp, ka dhënë detaje lidhur me arrestimet për vrasjen e Ramazan Matajt, krimi i ndodhur në fshatin Dragoç mbrëmjen e 4 Janarit. Ai ka deklaruar se të arrestuar janë dy vëllezërit, Arjan dhe Klisman Hasa, ndërsa personat e tjerë vetëm janë shoqëruar. Vijon…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dërgoi një kartolinë për Krishtlindjen ortodokse në të cilën uroi që këtë festë të kalohet në qetësi shpirtërore, me gëzim në zemrat e gjithsecilit, në rrethin familjar dhe më të dashur. Mes tjerash kryeministri Mickoski, shton se krishlindja le të na japë forcë të re për të punuar së bashku dhe për të krijuar vepra të mëdha për të mirën e të gjithë qytetarëve. “Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë, përcjell urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere – Krishtlindjeve. Lindja e Shpëtimtarit të botës është simbol i dashurisë,…

Lexo më Shumë