Drejtori i Tarifave të Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Romir Pajenga, ka njoftuar se për ata që shpenzojnë deri në 700 KWH energji elektrike, çmimi i energjisë do të jetë 8.5 lekë për KWH. Ndërkohë, për konsumatorët që kalojnë kufirin e 700 KWH dhe konsumojnë nga 701 KWH e më tepër, çmimi do të jetë 9.5 lekë për KWH. Sipas Romir Pajengës, të gjitha çmimet e tjera për kategoritë e ndryshme të konsumatorëve do të mbeten të pandryshuara.
Author: almakos
Shkupi doli në vendin e shtatë në listën e qyteteve më të ndotura në botë dhe i pari në Evropë, me indeks të ndotjes së ajrit prej 164, sipas të dhënave të platformës “IQAir”. Sipas komunave, më i rezervuari në mëngjes është në Qendër me indeks të rezervimeve 196, më pas vijojnë Lisiçe, Karposh, Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Rektorati, Kisella Voda. Matjet tregojnë se grimcat PM2.5 janë të pranishme në ajër mëngjesin e sotëm me 85 mikrogramë për metër kub, që përsëri është më shumë se 17 herë më shumë se kufiri i sipërm i vendosur nga Organizata Botërore e…
Mbreti shqiptar i kokainës, Dritan Rexhepi pritet të ekstradohet nga Turqia në vendin tonë ditën e sotme, 8 janar. Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit deklaroi se ekstradimi do të kryhet, si rezultat i rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi. Ndërkohë, nuk dihet ende ora e mbërritjes së Rexhepit në vendin tonë. “Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, pritet që ditën e sotme, të ekstradohet në Shqipëri, shtetasi i shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi. Ora e mbërritjes së këtij shtetasi do t’ju njoftohet në vijim, ndërsa informacioni i detajuar…
Këngëtarit të njohur kosovar, Gjestit i ka ndodhur e papritura këto ditë. Pas largimit nga “Big Brother Vip Kosova” atij i janë shumëfishuar ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram. Nga 150 mijë ndjekës që kishte mbrëmjen kur edhe u eliminua nga “Big Brother Vip Kosova”, sot ai numëron hiç më pak se 249 mijë ndjekës. Ndërkohë, Gjesti që nga mbrëmë i është bashkuar “Big Brother Vip Albania”.
“Escobari i ri është një shqiptar që u vetëdeklarua investitor grek”, kështu e ka titulluar artikullin media greke Protothema, për kreun e kartelit të drogës, Dritan Rexhepi. Media greke shkruan se 44-vjeçari Dritan Rexhepi është një “baron” i madh droge nga Ekuadori në Evropë. Sipas Protothema, ai drejton një kartel shumëkombësh dhe në vitin 2011, u prezantua si një investitor grek, por ai “ishte vrasës me pagesë i arratisur nga Shqipëria, Italia dhe Belgjika, ndërsa tani është i burgosur në Turqi”. Pjesë nga artikulli i Protothema Rritja e përdorimit të kokainës në Greqi konfirmon indirekt një proces që ka ndodhur vitet e…
Kryetar komune, prokuror publik, gjykatës dhe ish zëvendëskryeministër u gjetën në “listën e zezë” të Departamentit të Shtetit amerikan për shkak të “korrupsionit të lartë”. Emërimet e viteve të kaluara të politikanëve, nëse krahasohen me emrat e mëparshëm të cilët u gjetën aty nuk janë ndonjë befasi e madhe për publikun në Maqedoninë e Veriut. Përderisa emërimet e politikanëve si ish kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministrat Koço Angushev dhe Artan Grubi dhe kryetarët e komunave Ramiz Merko dhe Stevço Jakimovski, publiku në përgjithësi i përjetoi si diçka që pritej, “lëvizje” më e madhe dhe konfirmim për nevojën për remont të sistemit…
Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe armë. Mësohet se në pranga ka rënë Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh. Uniformat blu bëjnë me dije se 56-vjeçari u arrestua në fshatin Vrakë. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndaluar automjetin e 56-vjeçatit dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). NJOFTIMI Shkodër Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi” Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe…
Reperi i njohur Gjesti ka befasuar ndjekësit e tij dhe publikun e përgjithshëm në një lëvizje që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Pas eliminimit të tij nga edicioni tretë i Big Brother VIP Kosova, ai vendosi t’i bashkohej menjëherë formatit të Big Brother VIP Albania, duke lënë pas një valë reagimesh dhe komentesh nga fansat dhe mediat. Gjesti, i cili është një prej emrave më të njohur në skenën e muzikës rap, u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania vetëm një ditë pas largimit të tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ky kalim i…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.2 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.2 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën për të miratuar fletën e votimit që do të përdoret në zgjedhjet e 9 shkurtit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili theksoi rëndësinë e këtij procesi për garantimin e një zgjedhjeje të lirë dhe të ndershme. “Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025,” tha ai. Procedura e miratimit të…
Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti për publikun, tashmë është futur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania. Nga sot ai është banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Jam 100 % i sigurt me këtë që po bëj. Ai ka qenë vetëm fillimi. Pres shumë gjëra edhe më të forta. Faleminderit për ftesën, jam gati që të hyj. Dua të përshëndes publikun”, tha ai.
Edona James para disa ditësh i është nënshtruar një operimi. Ajo ka operuar gjoksin, duke e zvogëluar dukshëm. Ky intervenim, Edonës i zgjati për rreth 8 orë, ku kishte pasur edhe një komplikim. Ndiqni videon më poshtë për detaje: [embedded content] Komento: Komenti

