Pas debatit të fortë që pati me Arsidën, G Bani kërkon të largohet nga “Big Brother Vip Albania”. Ndërkohë moderatorja Neda Balluku u shpreh: Arsida luan me provokimin, por me fjalorin e gjuhës shqipe t’i tutorin po ia bën Valbonës dhe mua po të më ofendonin në këtë studio t’i do ngriheshe të mbroje mua. Ti po mbroje me mish e shpirt Valbonën ndërkohë që ajo ishte vete aty. Je çun me sedër të jashtëzakonshme. Pse të dalësh ti? Për sherret e Valbonës? Që Valbona do të luaj me dy porta? Nuk e pranoj kurrë. G Bani: Me gjuhën që…
Author: almakos
Xheneta ka shpërthyer sërish në lot për largimin e Gjestit nga shtëpia më e famshme në vend. Ajo madje pati edhe një propozim ku tha se do t’i jepte 10 mijë euro, veç ta kthente brenda, transmeton klankosova. Këtë ajo e bisedonte me Gresën, ndërsa edhe flisnin për raportin mes tyre. [embedded content]
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (7 janar) në aksin Peshkëpi-Vlorë, ku një 31-vjeçar kinez ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë 31-vjeçari së bashku me pasagjeren 61-vjeçare kanë marrë lëndime dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë, njoftoi Gjykata Speciale në Hagë më 7 janar. Deklarimi i Thaçit është bërë në formë të shkruar të hënën, më 6 janar 2025. Ky proces juridik ka tërhequr vëmendjen e medias dhe opinioni publik, duke u bërë një nga ngjarjet më të diskutuar në Kosovë. “Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha…
Gjykata e Assizes në Bruksel ka marrë një vendim historik, duke dënuar me burgim të përjetshëm mbrëmjen e së mërkurës tre autorët e vrasjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Enver Hadri. Veselin Vukotiq dhe Andrija Draskoviq u shpallën fajtorë për vrasjen e Hadrit, ndërsa Bozhidar Spacic u shpall fajtor për urdhërimin e këtij krimi skandaloz. Kjo goditje fatale ndaj një njeriu të angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Enver Hadri, i njohur për luftën e tij për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, u vra në makinë ndërsa ndaloi në…
Në portin e Vlorës, kontrollet për parandalimin e trafikimit të lëndëve narkotike kanë përfshirë edhe një makinë varrimi. Pas një periudhe rreth një ore, automjeti i destinuar për të transportuar trupin e një personi të ndjerë nga Italia, është nënshtruar një kontrolli të detajuar. Makina, e cila do të nisej për në Itali për të tërhequr trupin e një qytetari që ka ndërruar jetë atje, ka ngritur dyshime për mundësinë e fshehjes së lëndëve narkotike. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi rezultatet e këtij kontrolli.
Kapiteni i javës, Leo, ka ndarë punët e shtëpisë për banorët. Por, edhe të ndarja e punës ai la të nënkuptohet se nuk është mjaftuar me televotimin kokë me kokë që e ka dërguar Drilonin dhe Gjestin. Ai sot Drilonit i la një punë jo të preferueshme. “Krejt banjot i përfundon Driloni. Sara i lanë enët, lavanderinë Xuxi, dhomën e gjumit Xheneta, Drenusha e bën bukën, Rovena make-ip room-in, salloni Gresa, Vullneti oborrin”, tha Leo.
Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ndodhet për të pestën ditë të shtruar në spitalin “Evangelismos”, në Greqi, vazhdon të jetë kritike, raporton CNN Greece. Sipas informacioneve, kryepeshkopi ndodhet në repartin e spitalit, por në kushte të terapisë intensive. Kujtohet se Kryepeshkopi u transportua me një fluturim të Forcave Ajrore nga Tirana në Athinë pasditen e së premtes (3 janar). Ai u shtrua fillimisht me një virus sezonal më 30 dhjetor në një spital të Tiranës, por shëndeti i tij u përkeqësua dhe u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital të Athinës.
Analizat laboratorike kanë konfirmuar tre rastet e para të gripit të shpendëve në qytetin e Vlorës, njoftoi Shërbimi Veterinar Shtetëror lokal. Drejtuesi i këtij shërbimi, Adila Kojdheli, i tha Zërti të Amerikës se tre mostrat e dërguara për analiza nga tre shpendë të egër të gjetur të ngordhur në Plazhin e Vjetër të Vlorës dy ditë më parë rezultuan pozitiv me gripin e shpendëve. Ky lajm ka shkaktuar shqetësim ndër banorët dhe fermerët e zonës, duke ngritur pyetje për sigurinë shëndetësore të shpendëve dhe të produkteve të tyre. Zoti Kojdheli tha se pas shfaqjes së rasteve të para të gripit…
Krerët e lartë shtetëror zbusin qëndrimin për Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Thonë se shqiptarët mund ta marrin licencën edhe në gjuhën shqipe. Presidentja e shtetit e cila refuzoi ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj, thotë se nuk ka pasur për qëllim që të ofendojë ndonjë gjuhë. Gordana Siljanovska Davkova, presidente “As nuk kam pasur për qëllim dhe as nuk do të bëjë ndonjëherë një gjë të tillë të përdot veto për të ofendoj ndonjë gjuhë, asnjëherë, as nuk kam vepruar sipas këshillave partiake. Por, çdoherë mendoj se respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve është detyrim thelbësor për të gjithë ne.…
Eliminimi i Gjestit ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Kjo pasi artisti arriti të jetë ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Natën e mbrëmshme pas daljes nga shtëpia ai është filmuar duke thënë fjalinë e famshme të cilën e përdorte gjatë qëndrimit në shtëpi. “Ska puls, u kry çdo sen”, thotë ai teksa buzëqesh.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjenova të Italisë, ku dy motra shqiptare kanë rënë nga kati i katërt i pallatit. Njëra prej tyre, 32-vjeçare ka vdekur, ndërsa e lënduar është 36-vjeçarja. E lënduara është dërguar në spitalin San Martino në Xhenova dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë. Po vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ka ndodhur. Paraprakisht dyshohet të ishte një tentativë vetëvrasjeje e njërës prej dy grave dhe që motra tjetër u përpoq ta parandalonte, duke rënë gjithashtu. Ose më shumë ka të ngjarë që mund të ketë qenë një tentativë e dyfishtë…

