Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBVK”, Vivien Thano, ishte e ftuara e puntatës së sotme, në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”. E pyetur nga moderatorja e emisionit, Ester Bylyku nëse mban akoma kontakte me familjarët e ish-it të saj, Getinjos, ajo u shpreh se tani jo më. Pjesë nga intervista: Ester Bylyku: A mban kontakt me familjarët e ish-partnerit? Vivien Thano: Familjarët e afërt tani jo por pas ndarjes I kam mbajtur. Tani, ndoshta është një mesazh, ndoshta është ndonjë koment diçka me kushurinjtë e tij, por jo se është diçka që na dhemb të dyja palëve. Ester Bylyku: As…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja ishin sot të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes me AADF (Albanian-American Development Foundation) për rijetëzimin e kalasë së qytetit në Elbasan. Gjatë fjalës së tij ministri Gonxhja tha se situata e deritanishme nuk i ndjell qytetarët që të vizitojnë këtë qytet për shkak të pengesës së investimeve dhe projekteve. Por tashmë kjo gjë do të ndryshojë falë rijëtëzimit të kalasë. Ministri foli për një sërë projektesh për Elbasanin, duke nisur nga sahati deri te hamami i vjetër dhe Kisha Ortodokse e Shën Mërisë. [embedded content] Blendi Gonxhja: E njohim se Kalaja e Elbasanit…
Policia e Kosovës u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë, ndërsa ka kërkuar nga shoferët që të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve. Me fillimin e dimrit, reshjet e borës janë bërë rutinë për qytetarët e Kosovës, por këto kushte atmosferike dhe ngricat i shtohen përgjegjësive të shoferëve. Policia e Kosovës në një postim në rrjetin social Facebook ka theksuar rëndësinë e përshtatjes së shpejtësisë në përputhje me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve. “Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe…
Sot 11 janar ka nisur procesi për regjistrimin e shqiptarëve të diasporës në zgjedhjet parlamentarë të 11 majit, në mënyrë që ata të kenë mundësinë të votojnë nga shteti ku jetojnë. Burime bëjnë me dije se deri më tani 339 shtetas shqiptarë kanë aplikuar në Programin për Regjistrimin e Emigrantëve (PER), për te marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Aplikuesit me të shumtë janë nga Gjermania, Italia, Britania dhe Greqia. Sot nis procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe duan të votojnë më 11 maj. Faqja zyrtare kqz.gov.al hapi sot seksionin e regjistrimit të emigrantëve për…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, iu është drejtuar sot me një mesazh sensibilizues votuesve nga Diaspora për regjistrimin në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes mesazhit Spiropali thekson se emigrantët kanë hapësirë të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeverisjen e vendit, ndërsa u bën thirrje që të regjistrohen për të votuar, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën dhe ndikimin e tyre në vendimmarrjet për punët e përbashkëta të vendit, që Shqipëria të afrohet sa më shpejt me standartet e vendeve perëndimore ku emigrantët jetojnë. Mesazhi i Spiropalit “Diaspora shqiptare i ka dalë zot atdheut gjatë gjithë historisë, përfshirë Rilindjen tonë…
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Durrësit. Në kuadër të operacionit “Neighbourhood” u arrestua shtetasi Erald Koliqi. Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shtije. Lënda narkotike dhe dy aparate celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. NJOFTIMI I POLICISË Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, operacioni policor i koduar…
Sjellja e LSDM-së duket gjithçka, përveç asaj të një partie opozitare ndaj VMRO-DPMNE-së. Në vend që të luftojë qeverinë aktuale, LSDM po vepron si një parti e “kapur”, e cila nuk guxon të sfidojë realisht pushtetin, por vetëm sa e legjitimon atë me heshtjen dhe pajtueshmërinë e saj. Ky transformim nuk është i rastësishëm. Marrëveshja e pashpallur mes Mickoskit dhe Zaevit, me ndërmjetësimin e oligarkut Angjushev, ka një qëllim të qartë: të sigurojë imunitet, në këmbim të një qeverisjeje që eliminon ndikimin politik të shqiptarëve. A nuk është pikërisht kjo arsyeja pse LSDM nuk kundërshton fuqizimin e elementeve të “botës…
Pas shpalljes së Drilonit si finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova, reagimet brenda shtëpisë ishin të menjëhershme dhe plot emocione. Banorët e tjerë u shfaqën të dëshpëruar, por jo të habitur nga ky rezultat. Shumë prej tyre nisën të shprehin mendimet e tyre, duke hedhur dyshime se kjo ishte një vendim i ditur paraprakisht. Debatet më të ashpra i shkaktoi Xuxi, i cili tha: “Si në festivalet e Kosovës e të Shqipërisë, gjithçka dihet më herët se çfarë do të ndodhë”. Ndërkohë, Gresa shtoi me tone të zhgënjyera: “E kemi ditur, ishte e pritshme. Edhe fitues do të…
VOLTIZA DURO/ Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, për vitin 2025 janë hapur 1186 pozicione të lira për të gjithë ata që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore. Përkatësisht në vendim bëhet me dije se këto pozicione ndahen në: 5 vende për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues; 93 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese; 283 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese si dhe 805 pozicione vakante për kategorinë ekzekutive. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/ 2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me…
Boksieri Drilon Rama u shpall finalisti i parë i këtij edicioni. Sipas rezultateve të votimit të publikut, Rama u vlerësua si më i votuari, duke siguruar kështu kalimin në finale. Megjithatë, vendimi u pasua nga reagime të ashpra brenda shtëpisë së BBVK. Aktorja Gresa Gashi dhe këngëtari Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, shprehën pakënaqësi të hapur dhe dyshime mbi procesin e votimit. “E dinim edhe ai do të fitojë edhe natën e mirë. Ne po dalim”, tha Gresa me një ton të dëshpëruar, duke lënë të kuptohet se ndjen mungesë transparence në këtë edicion. Ndërkohë, Xuxi shkoi më tej…
NIKOLETA KOVAÇI/ Gledian Hoxhallari nga Fieri po bën betejën e jetës, pasi një plumb po ia rrezikon seriozisht atë. I dashuri i ish-gruas së tij ka qëlluar mbi të në një kafene në afërsi të “Zogut të Zi” në Fier pas një zënke që ka nisur mes të treve për kujdestarinë e djalit. Ose ky është versioni që ka mundur të mësojë policia pas më shumë se 6 ditësh nga krimi i rëndë. Gjithçka që ka ndodhur më pas është edhe më tronditëse kur mësohet se në tavolinë me ta gjendej edhe djali i çiftit, të cilët kishin hyrë në…
Greqia është goditur nga dy tërmete brenda pak minutash. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet kishin magnitudë 2.6 dhe 3.4 ballë. Kjo ngjarje e natyrshme ka shkaktuar shqetësim midis banorëve dhe autoriteteve lokale. Tërmetet ndodhën të martën në afërsi të qytetit të Athinës, dhe sipas burimeve zyrtare, ata ishin ndjerë në zona të gjerë. Thellësia e tërmeteve arriti deri në pesë kilometra, një faktor i rëndësishëm që ndihmon në vlerësimin e intensitetit të goditjeve. Ekspertët e jashtëm kanë theksuar se këto lëkundje mund të jenë pjesë e aktivitetit të zakonshëm sizmik të rajonit, për shkak të…

