Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Drenusha ka thënë se gjatë momentin kur Sarës po i shfaqej rrëfimi i saj, dhe kur ajo kapi duart me Drilonin, për të ishte trishtim. Madje ajo shton se raporti i tyre është relacion pa pikë ndjenje. “Janë duke krijuar momentumin e 57 në Big Brother pa pikë ndjenje. Ani kur ia ka kap dorën, a e keni pa atë skenë, trishtim më ka ardh. Trishtimi ma i madh që e kam përjetu u kanë ky deri më sot”, u shpreh Drenusha.
Author: almakos
Nesër (12 janar) reshjet e shiut do të jenë prezente prej orëve të para të mëngjesit dhe pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet do të jenë me intensitet mesatar, dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës. Në intervale të shkurtra kohore pjesërisht në veri dhe në jugperëndim parashikohen reshje me intensitet deri të lartë në formën e stuhive. Reshjet e dëborës do të rikthehen, në Alpe dhe relievet malore veri-verilindje-juglindje të vendit në lartësitë mbi 600-700metër me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegulla e dendur lokale dhe mjegullina do të jenë prezente në…
“Me qenë Taravar, edhe i shkarkuar mundesh me qenë kryetar, por unë jam Ilire!”. Ky ishte reagimi i parë i Ilire Dautit, pasi u shkarkua nga pozicioni i kryetarës së Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Përmes këtij statusi që ajo e ka bërë sot në facebook, lë të kuptohet se nuk do të jetë më në krye të këtij komisioni, për shkak se kaloi interpelanca ndaj saj. Kurse Kuvendi në një njoftim zyrtar për mediat menjëherë pas shkarkimit, tha se Dauti mund të jetë sërisht kryetare ani pse ishte votuar interpelanca kundër saj. Dauti përmes statusit ju…
Koordinatorit i PD për rajonin e Tiranës, Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë përmes së cilës denoncon sekuestrimin nga policia, të bazës materiale që PD përdor për tubimet dhe protesta. Balliu thotë se një gjë e tillë është antiligjore, teksa thekson se protestat janë drejtë universale që parashikohen dhe mbrohen me konventa dhe ligje kombëtare e ndërkombëtare. “Ligji parashikon qartë se Policia njoftohet për tubimin, vendin, orën dhe qëllimin e saj. Ajo nuk jep leje, por vetëm monitoron dhe siguron rendin”, tha Balliu. Balliu thotë se Partia Demokratike dënon me forcë dhe e neverit këtë polici që sipas tij “fut…
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” dhe që u bënë një prej dysheve më të komentuara nga publikut për ndarjen mes tyre pas përfundimit të spektaklit, kanë marrë sërish vëmendjen e ndjekësve. Romanca e tyre vazhdoi për disa kohë edhe jashtë shtëpisë, por ata vendosën të ndahen për arsye që nuk i kanë zbuluar publikisht. Pas ndarjes, dyshja filloi të mos ndiqej më njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën gjithashtu të gjitha fotot e përbashkëta nga profilet e tyre. Sidoqoftë, këtë javë u…
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare në Facebook, përmes së cilës i bën thirrje strukturave vendore dhe qendrore të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë dhe të marrin masa për menaxhimin e reshjeve të shtuara të shiut dhe të dëborës, që pritet të pushtojnë nesër, 12 janar, vendin tonë. Bazuar në raportimet nga IGJEO dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, priten reshje intensive, kryesisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Korçë, si dhe reshje dëbore në zonat malore mbi 300 m. Reshjet mund të shoqërohen me shtrëngata dhe ulje…
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin me aktivistët dhe urbanistët e qytetit të Pogradecit u shpreh se nëse qytetarët nuk i dalin zot këtij qyteti, kullat që po ndërtohen do të vazhdojnë gjer në Tushemisht, dhe kur të mbarojë ky territor, do i kthehen territorit tjetër, nga Pogradeci në Lin. “Armand Lilo që përflitet se është autori i këtyre kullave, e paraqesin si krushqi të Fatmir Xhafës. Nuk e di nëse kanë lidhje me krushqinë e tyre, por një gjë është e sigurtë. Kanë lidhje me mafiozin Fatmir, kanë lidhje me klanin e drogës”- u shpreh Berisha.…
Nëpunës të policisë dje pas masave të ndërmarra operative paraprake kanë privuar nga liria një person nga Turqia i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli, për shkak se ishte arratisur nga burgu në Turqi. “Në rrugën “Bapçor” në Shkup është privuar nga liria A.S. (44) nga Ankaraja e Turqisë, i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli në Turqi për arratisje nga burgu në Turqi. A.S. është i dënuar me 23 vjet, një muaj e 15 ditë burg për kryerjen e veprave penale të mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemin kompjuterik dhe ka 18 vjet, nëntë muaj e 13 ditë…
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një individ të dyshuar për kërcënimin e kryeministrit Albin Kurti në rrjetet sociale ditë më parë. Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta në shoqërinë kosovare, ku shumë i janë bashkuar thirrjeve për një ndryshim të qartë në qasjen ndaj kërcënimeve online. Autoritetet e rendit kanë konfirmuar se arrestimi i të dyshuarit u realizua sipas një vendimi të prokurorit, dhe se ai tani është nën mbajtje, ndërsa procedurat ligjore vazhdojnë. Burime të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se veprimet hetimore kanë çuar në identifikimin e M. R., një mashkull kosovar i…
Bora që ka nisur të bie prej mbrëmjes së djeshme dhe vazhdon të bëjë të njëjtën edhe sot, ka sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve në shumë rrugë të Kosovës. Sipas informacionit nga qytetarët, përmirësimi i kushteve të qarkullimit është një sfidë në të gjitha rrugët kryesore, përfshirë Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë. Këto rrugë po ballafaqohen me bllokime dhe lëvizje të ngadalshme, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e udhëtarëve. Një situatë alarmante është raportuar edhe në disa rrugë lokale në Prishtinë, ku bllokimi i automjeteve ka shkaktuar kaos dhe ka vështirësuar përhapjen e informacionit mbi gjendjen e rrugëve. Qytetarët…
Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë shtatë protestues, pasi akuzohen se bllokuan dhe pengun qarkullimin e mjeteve përfshirë dhe ato të transportit publik dhe emergjencës duke vendosur një automjet në mes të rrugës. Bëhet fjalë për protestën e zhvilluar datë 10.01.2025, rreth orës 11:00 nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, para Bashkisë Tiranë. Të proceduarit janë shtetasit: A.L, 24 vjeç, E.V, 33 vjeç, B.K, 38 vjeç, A.K,53 vjeç, K.B, 36 vjeç, E.E, 35 vjeç dhe G.S, 56 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Njoftimi Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në vijim…
Partia opozitare LSDM ka deklaruar se masat ekonomike të qeverisë nuk kanë dhënë rezultate të pritura, duke u mbështetur në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Sipas tyre, këto të dhëna tregojnë se inflacioni për muajin dhjetor të vitit 2024 është rritur me 4,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. LSDM pohon gjithashtu se shpenzimet për jetesë janë rritur me 3,5%, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur me 4%. “Në treg, realiteti është se vetëm çmimi i qumështit ka pësuar një ulje të vogël, ndërsa produktet e tjera nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në çmim. Vaji vazhdon…

