Author: almakos

Spitali ‘Evangelismos’ ku po merr trajtim mjekësor Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas  Janullatos ka dalë me një deklaratë mbi gjendjen e tij shëndetësore pas operacionit. Sipas mjekëve, pas operacionit Janullatos është sërish i intubuar, ndërsa theksohet se 48 orët e ardhshme janë kritike për gjendjen e tij shëndetësore. Në njoftim thuhet: “Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod hemorragjik dhe u transferua sërish i intubuar. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”. Mesditën e së premtes,  Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas  u shtrua me urgjencë në sallën e operacionit dhe iu nënshtrua një …

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme (9 janar) u ekstradua nga Turqia drejt vendit tonë Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti i kokainës”. Media britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të gjatë kriminelit shqiptar, që e krahason edhe me El Chapon, bosin meksikan të drogës. “Një ish-student i drejtësisë, i cili përmbyti Britaninë e Madhe me drogë të klasit A ​​dhe vrau dy oficerë policie, është ekstraduar në Shqipëri. Gangsteri famëkeq Dritan Rexhepi – i quajtur “Mbreti i Kokainës” – ishte në arrati prej 27 vitesh dhe kërkohej në katër shtete”, shkruan The Sun. Më tej media britanike shkruan se 45-vjeçari…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar hetimet për dosjen “Xibraka” dhe ka njoftuar se Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, nuk është i implikuar në këtë çështje. SPAK argumenton se nuk janë gjendur prova të përfshirjes së Ramës në aktivitetin kriminal të prodhimit apo trafikimit të lëndëve narkotike. Ka qenë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi ai që akuzoi vëllain e kryeministrit të ishte pjesë e aktivitetit kriminal. “Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre…

Lexo më Shumë

EMV njoftoi se në thirrjen publike të shpallur më 31 dhjetor të vitit 2024, për furnizimin e rezervave për lëndë djegëse alternative për 15 ditë punë të ngrohtoreve, nga ana e EMV Prodhim i ngrohjes – SHPKNJP Shkup, për të cilin hapja e ofertave ishte më 8 janar, nuk është dorëzuar asnjë ofertë. Për shkak të kësaj, nga EMV Prodhim i ngrohjes, theksojnë se punojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes adekuate. Në kumtesë, njëherit përkujtohet se Ngrohtoret me të cilat menaxhon EMV Prodhim i ngrohjes SHPKNJP Shkup, përdorin vetëm gaz natyror si lëndë djegëse parësore në procesin e prodhimit…

Lexo më Shumë

Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi spektakli LIVE më i ndjekur në vend dhe jo vetëm, Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit anëmbanë. Kjo javë e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime. Një e vërtetë do t’i ‘godas’ befas banorët, ku “Vëllai i Madh” ka vendosur që t’ua kumtojë lajmin që Gjesti është bërë pjesë e BBVA4 E surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që…

Lexo më Shumë

A e dini se në çfarë moshe njerëzit shpenzojnë më shumë para? Një studim i ri nga kompania ClearScore ka zbuluar se moshën 31 vjeçare e shpenzojnë më shumë paratë e tyre. Ky fakt i habitshëm erdhi në dritë pas intervistimit të 3,000 individëve, duke evidentuar rëndësinë e kësaj faze në jetën e secilit. Çdo vit, për shumë njerëz, duket se shpenzimet rriten në mënyrë eksponenciale. Pjesërisht, kjo lidhet me rritjen e vazhdueshme të çmimeve, rritjen e qirave dhe kostot e jetesës që ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetin e tyre. Të gjitha këto faktorë i shtyjnë ata të rishikojnë mënyrën si…

Lexo më Shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas i cili iu nënshtrua një operacioni në sistemin gastrointestinal në Athinë, ka dalë nga salla e kirurgjisë. Siç bëhet e ditur nga mediat greke, Kryepeshkopi ka pasur  gjakderdhje gastrike, të cilën mjekët që në momentin e parë që u njoh me të, u përpoqën ta trajtojnë. Kisha Ortodokse njoftoi më herët se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe  se ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv. “Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar…

Lexo më Shumë

Ditën e shtunë do të vijojmë të kemi paqëndrueshmëri me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët lokale, ndërsa në veri e pjesërisht në qendër nuk do të mungojnë shtrëngata të herëpashershme afatshkurtra. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nesër kemi depërtimin e masave ajrore veriperëndimore, të cilat do të ndikojnë dhe në rënien e temperaturave në vlerat maksimale duke bërë që të lëmë pas këto temperature relativisht të buta që kanë arritur deri 18°C gjatë këtyre ditëve. Nesër temperaturat maksimale nuk pritet t’i kalojnë 15°C. Ndërkohë një ndryshim komplet i situatës parashikohet ditën e diel, ku reshjet e…

Lexo më Shumë

Edhe pse kanë kaluar gati 1 muaj prej se u largua nga vendi ish zv/kryeministri Artan Grubi, ende nuk dihet se ku gjindet. Një gjë të tillë nuk e di as ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. I pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekuloj për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”, ndërsa shtoi se nëse Artan Grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë…

Lexo më Shumë

Tre dronë janë lëshuar sot nga lart mbi oborrin e shtëpisë më të famshme atë të Big Brother VIP Albania, të gjithë të dedikuar për Gjestin. Lojtari më in i momentit në këtë spektakël gjendej brenda kur u thirr nga banorët për t’i parë dronët. Dronët ishin fantastik, e përcillnin mesazhin e përkrahjes nga të gjithë shqiptarët. Gjesti në një moment është parë aq i emocionuar sa filloi të qaj, transmeton lajmi. Vajzat që po e përkrahinin, në këtë rast Valbona që e përqafoi tregoi se ai po dridhej i tëri. Duhet përkujtuar që artisti po realizon një lojë fantastike…

Lexo më Shumë

Janë identifikuar 5 personat të cilët ndodheshin me të renë S.Qordja, brenda në apartamentin e marrë me qira ditore në zonën e Astirit. Të shpallur në kërkim janë shtetasit: Skerdi Sina, 29 vjeç, banues në Tiranë Ogert Alia, 31 vjeç, banues në Tiranë Arnold Jaho, 40 vjeç, banues në Vlorë Anduel Alia, 36 vjeç, banues në Tiranë Joni Sadikaj, 26 vjeç, banues në Tepelenë “Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur të mbyllur shtetasen S. Q., në apartamentin ku ndodhej, i marrë me qira ditore”, informon policia, duke shtuar se…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski apelon për kujdes në vozitje pasi shumë shpejtë do të vihen në funksion kamerat e sigurisë që po instalohen në rrugët e Shkupit dhe qyteteve të tjera. Ky siç tha ai, është prioritet i këtij viti, pasi që siç u shpreh ka shumë vozitës të egër rrugëve dhe si pasoj ndodhin shumë aksidente trafiku, e ka numër të madh të viktimave njerëzore. Por nga ana tjetër, ministri u shpreh se qytetarët e ndershëm që i repsektojnë rregullat në trafik, nuk ka nevojë të brengosen sepse ata nuk do të dënohen. Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm…

Lexo më Shumë