Edona James dhe Santiana Maloku kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova për të kaluar 24 orë. Gjatë kohës që Edona po pastronte grimin, ajo kishte një bisedë me Xhenetën në dhomën e grimit, dhe tema kryesore ishte Gjesti. Xheneta shprehu se i mungon shumë dhe është mërzitur, duke thënë se mendon se Gjesti nuk e do më. Edona e priti këtë me ironi, duke i thënë: “Hajt se e sheh kur të dalësh jashtë, do të kenaqeni” dhe qeshi, duke e ditur se Gjesti është në Big Brother VIP Albania dhe nuk mund të takohet me Xhenetën…
Author: almakos
Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me ngjarjen mes vajzave të reja, ku njëra prej tyre plagosi shoqen me thikë për shkak të një konflikti banal të ndodhur mes tyre. Sipas Policisë së Shtetit, në konflikt janë përfshirë dy motra, Xhemile dhe Esma Verlaku, kundër shoqes së tyre, Kasandra Cani. Dy motrat janë paraqitur në orën 02:34 në ambientet e Komisariatit nr.2 të Tiranës për të denoncuar të renë, Kasandra Cani, me pretendimin se janë përfshirë në një konflikt me disa persona në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës. Më pas, dy motrat duket se janë penduar pasi…
Marco Alberti do të jetë ambasadori i ri italian në Tiranë, me vendim të shtetit fqinjë pas mbarimit të mandatit të Fabrizio Buccit. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë. e cila ndërsa e përgëzon për postin, ka konfirmuar mbështetjen ndaj Shqipërisë gjatë procesit të integrimit në BE, “Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin…
Iniciohen komisione për mbikëqyrje profesionale për vdekjen e binjakëve dhe fëmijës nëntë vjeçar në shtet, konfirmuan pasdite për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për vdekjen e fëmijës nga Shën Nikolla, ndërsa sot bëhet për rastin me binjakët e vdekur në spitalin e Prilepit. Mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese për shërimin e foshnjës ishte kryer në tre vende – duke filluar nga mjeku amë, Spitali Klinik- Shtip dhe Klinika për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup. Nga kontrollet inspektuese të jashtëzakonshme të kryera në këto institucione shëndetësore, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor…
Santiana ka qenë e ashpër me Xuxin, duke ia thënë troç se kishte ofenduar e bullizuar. Ajo e pyeti nëse mendon se e ka merituar finalen. Me Xuxin që u përgjigj: “150 milion përqind”. “Ke ofendu, ke bullizu, ke bo sene që nuk ia kishe leju kurrkujt. Qaq të kanë toleru këta që edhe ti e ke pa që je gaim, se ke kërku falje. Për shkak të moshes që e ke kanë pasë rrespekt. “, ia ktheu Santiana.
Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili ështe shprehur se pranë Prokurorisë së Posaçme ka ardhur një dosje nga “Zaho Koka” kundër Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim për media, SPAK sqaron se Dumani i është drejtuar Drejtoreshës së BKH-së për informacion lidhur me deklaratat e Berishës. Sipas SPAK, në këtë institucion nuk ka mbërritur asnjë denoncim apo letër nga “Zaho Koka”, që të implikojë informacion për shtetasin Ols Rama, si edhe rrëmbimin e një biznesmeni me inicialet V.B E gjithë situata lidhet me deklaratën e Berishës,…
Komunat kanë nënshkruar më shumë se 200 marrëveshje, në bazë të të cilave duhet të fitojnë mjete financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Prej tyre vetëm dy duhet të publikohen sërisht për shkak të problemeve teknike. Kështu tha sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, për 250 milionë eurot e marra hua përmes kredisë hungareze, për zhvillimin e komunave. Zllatko Perinski, ministër i Veteqeverisjes Lokale “Jemi të kënaqur nga puna e vetëqeverisjeve lokale përshkak se më shumë se 200 nga gjithësej 288 projektet që janë kontraktuar për të marrë para nga buxheti qëndror, tashmë janë nënshkruar dhe do të hyjnë…
Në një incident të rëndësishëm që ka ndodhur në kompleksin e ETC në Suharekë, një zjarr masiv ka shpërthyer të dielën, duke lënë pas dëme të mëdha materiale dhe një shqetësim të thellë për të ardhmen e investimeve në këtë zonë. Egzon Kelmendi-Elkosi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), reagoi menjëherë pas ngjarjes, duke theksuar nevojën urgjente për një hetim të plotë mbi shkaqet e zjarrit dhe për mbështetje institucionale të domosdoshme për të ndihmuar në riparimin e dëmeve. Ai shprehu shqetësimin e tij se kjo ngjarje është një recidiv i përsëritur për kompaninë dhe që…
Gjykata e Korçës ka caktuar masat e sigurisë për 6 të arrestuarit në Pogradec, të cilët ranë në prangat e forcave blu pas një operacioni të zhvilluar me datë 17 janar. Për Fatjon Bono, Eris Cekani dhe Aldi Hoxha është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Për shtetasin Denis Xhemollari u vendos masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për Arbi Berberi dhe Enxhi Xhemollari, u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Fatjon Bono akuzohet për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287…
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë.“Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera.Tetova ka nevojë për arsim cilësor…
Dy vajza të moshës 20-vjeç janë zënë me thika pasditen e së dielës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë. dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra tjetrën por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj. Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Burime nga komisariati numër 2 thanë se vajzat ishin…
Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Selës thonë se presidentja Gordana Siljanovska Davkova në vend që të rreshtohet me vendet perëndimore dhe të respektojë obligimet që dalin nga anëtarësimi në NATO, “ndjek rrugën e aleatëve të Rusisë, si Serbia dhe vendet e tjera anti NATO”. Nga ASh Sela e quajnë skandal cilësimin e agresionit rus në Ukrainë si “operacion ushtarak, ndërkaq presin distancim të qartë nga drejtuesit e Qeverisë si dhe kërkim falje dhe korrigjim nga presidentja. “Aleanca për Shqiptarët e vlerëson si skandaloze dhe të papranueshme deklaratën e presidentes, Gordana Siljanovska Davkova e cila agresionin rus në Ukrainë e…

