Author: almakos

BDI sot ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Gordana Siljanovska Davkova në lidhje me agresioni rus në Ukrainë. Nga atje thonë se shprehin shqetësimin dhe pakënaqësinë e thellë ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes për trupin diplomatik, ku agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si “operacion ushtarak”. “Një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe aspirant për integrim evropian. Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një…

Lexo më Shumë

Reperi i njohur Lumi B dhe bashkëshortja e tij Miranda, sipas burimeve të emisionit Prive, ndodhen në krizë martesore. Sipas medias, çifti nuk jetojnë më në të njejtën shtëpi. Reperi është zhvendosur në shtëpinë e prindërve të tij, ndërsa bashkëshortja jeton ende në banesën e tyre. Nuk është e qartë nëse mes çiftit ka ndodhur një debat i momentit apo këto janë shenja të një divorci. Kujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Lexo më Shumë

Sot mbushen 12 vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Kjo ngjarje e rëndësishme për historinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës shënon një moment të vështirë për ata që kujtojnë sakrificat e bëra gjatë luftës për liri. Heqja e lapidarit në vitin 2011 ka ngjallur reagime të forta dhe ka lënë pas një hidhërim të thellë në mesin e komunitetit lokal. Një ngjarje e tillë, që u shënuar me prezencën e forcave policore dhe të xhandarmërisë serbe, tregon tensionet e vazhdueshme midis shqiptarëve dhe autoriteteve serbe. Sipas dëshmive nga atë…

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar vihet në pranga në Durrës, pasi ishte i dënuar në Itali për 3 veprimtari kriminale që kishte kryer. Shtetasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali, në vitin 2015, i cili u dënua me 4 vit, 11 muaj dhe 17 ditë burg për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e tij në Itali. Njoftimi i Policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 24”. I dënuar në Itali, për 3 veprimtari kriminale, arrestohet me qëllim…

Lexo më Shumë

Për sa i përket fuqisë ushtarake, në Ballkan kryeson Serbia që është në vendin e 63-të, Kroacia në vendin e 74-të, Shqipëria në të 78-ën, Sllovenia në të 96-tën, Maqedonia në të 127-ën, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 132-të dhe Kosova në vendin e 141-të thonë të dhënat e faqes së internetit “Global Firepower”, e cila çdo vit publikon një raport vjetor dhe renditje të 140 forcave të armatosura kombëtare. Siç thuhet në faqen e internetit “Global Firepower”, më shumë se 60 faktorë individualë, si numri i njësive ushtarake, financat, aftësitë logjistike dhe gjeografia, janë marrë parasysh në renditjen…

Lexo më Shumë

Pas pushimit dimëror trejavor, në RMV nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025. Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj. Nuk do të ketë pushim pranveror këtë vit, pasi shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër këtij pushimi. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u uroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor miqësor dhe të sigurt. MARKETING

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga 80-vjeçarin, i cili përplasi me automjet 22-vjeçarin Fatjon Kasaj I riu po udhëtonte me motor në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, kur u përfshi në aksidentin tragjik që i mori jetën. “Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën“, njofton policia.

Lexo më Shumë

Gjatë një bisede në oborrin e Big Brother VIP Kosova, Xheneta zbuloi se ka marrë disa informacione të papritura për Gjestin, një prej banorëve të Big Brother VIP Albania tashmë. Ajo i tregoi Sarës se pas eliminimit të Gjestit, Olta dhe Milaimi i kishin thënë se ai kishte vazhduar lidhjen me ish-të dashurën e tij jashtë shtëpisë. Xheneta, e cila ka pasur një lidhje me Gjestin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova, ka treguar se kishte marrë disa komente negative nga Rezi, Olta dhe Milaimi. Ajo u shpreh se ata i kishin thënë se Gjesti kishte rifilluar…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti e ka shtuar tonin gjatë një tubimi në Ferizaj. Aty me gjeste e me zë të lartë ka thënë se pret që krejt votat t’i shkojnë partisë së tij kur të numërohen më 9 shkurt. Ferizaj, një nga qytetet më të njohura të Kosovës, ishte vendi ku Kryeministri Albin Kurti zhvilloi një tubim të fuqishëm, duke e mbushur atë me energjinë e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme. Nën një atmosferë mbështetjeje të jashtëzakonshme, ai paraqiti vizionin e tij për të ardhmen e vendit, duke theksuar domosdoshmërinë e një mandati të ri për të vijuar reformat e tij.…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës dhe grupi hetimor kanë humbur gjurmët e atentatorëve që i morën jetën 30-vjeçarit nga Mirdita, Kristian Marku (Bardhi). As pamjet filmike dhe as dëshmitë e personave që kanë parë sekuenca nga skena horror e momentit të pritës, nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë, ku dyshimet e para kanë rënë mbi faktin që ka qenë për hakmarrje. Por policia, e cila thotë se po punon intensivisht për të shkuar tek autorët, dyshon se bëhet fjalë për vrasës me pagesë, që mund të jenë të zonës. Sipas të dhënave, janë hapur kamerat…

Lexo më Shumë

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me mbizotërim të motit të vranët megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell pothuajse gjatë gjithë javës. -Ditën e hënë moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, përqëndruar në relievet malore të vendit, por më të theksuara pas orëve të pasdites. -Ditën e martë dhe të mërkurë reshjet e shiut pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin, me ndërperje e të karakterit lokal ndërsa hera-herës shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Të martën…

Lexo më Shumë