Author: almakos

Policia franceze ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar me iniciale E.B, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. 46-vjeçari Elton Beqiraj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka denuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia bën me dije se Beqiraj u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Mësohet se në vitin 2019, ai ka shitur 5 qese plastike me Heroinë dhe pilula Metadoni. Njoftimi i policisë Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme, në bashkëpunim me partnerët europianë, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Operacioni “Five”,…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Top Story”, biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, ndau disa detaje intriguese mbi bisedat me këngëtaren e njohur Parashqevinë, duke përmendur gjithashtu një ish-miss shqiptar. Ky detaj ka ngjallur spekulime dhe kuriozitet në rrjetet sociale, duke bërë që publiku të pyesë se për kë bëhet fjalë. Sipas Ilirjanit, Parashqevia e ka përmendur këtë miss në një moment vetmie, duke thënë se ndjehej si e kërcënuar. “Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, është shprehur se 93% e shqiptarëve mendojnë se pensionet në Shqipëri janë të pamjaftueshme. Blushi theksoi se sipas sondazhit më të fundit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, 74% e qytetarëve janë të pakënaqur me kujdesin ndaj të moshuarve. “Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet”, tha ai. Sipas tij, Qeveria i ka borxh secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 Euro ne muaj, ose 1248 Euro në vit, ndërsa secilit pensionist në fshat mesatarisht 42 Euro, ose 504…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme, ka shtyrë për më 31 janar seancën gjyqësore të shqyrtimit në themel të të pandehurve për inceneratorin e Tiranës. Mësohet se shkak i shtyrjes u bë mungesa në sallë e prokurorit të SPAK, Dritan Prençi, për shkak të një angazhimi jashtë vendit Kujtojmë se 12 të pandehurve për aferën korruptive të incineratorit të Tiranës, janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj e Silena Tola, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe ish-ministrin Koka, kanë shpërdoruar detyrën. SPAK i akuzon…

Lexo më Shumë

Drenusha Latifi, e ftuar në Big Talk pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Kosova, ka befasuar me disa deklarata të forta. Ajo ka folur hapur për eksperiencën e saj në shtëpi dhe brengat që ka pasur gjatë pjesëmarrjes në këtë spektakël. Një kohë më parë, ish-burri i saj, Atilla, kishte qenë i ftuar gjithashtu në Big Talk, ku kishte thënë se fëmijët e tij nuk dinin asgjë për vendndodhjen e Drenushës dhe nuk kishin asnjë informacion rreth “Big Brother”. Sipas tij, ai nuk i lejonte fëmijët të shihnin as Prime-t e spektaklit. Mirëpo, Drenusha ka thënë ndryshe, duke…

Lexo më Shumë

Kryetari i SPAK, Altin Dumani gjatë një takimi informal me gazetarët ka bërë të ditur se deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për kontratën e ndërtimit të tunelit të Llogarasë janë në proces hetimor. Dumani nuk ka dhënë detaje gjatë këtij takimi informal për procesin e hetimeve, por është shprehur se nuk mund të jepte informacion për shkak të sekretit hetimor. “Nuk mund të jap inforamcion për efekt hetimi”, tha Dumani. Kujtojmë që Arben Ahmetaj akuzoi Ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku, për të cilën tha se pas vizitës që ka zhvilluar në Turqi, anuloi tenerin që kishte fituar kompania…

Lexo më Shumë

Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë fundjavës së kaluar ngritën dhe transportuan përafërsisht 70 metra kub mbetje nga deponitë e egra të vendosura në komunat Çair dhe Qendër të Shkupit. Në komunën Çair sërish janë realizuar aktivitete në bulevardin Nikolla Karev (rruga e plastikave), ku në këndin me rrugën Maksut Sadik janë ngritur 25 metra kub mbetje komunale të përziera dhe të vëllimshme të hedhura në sipërfaqen publike, në afërsi të këndit të lojërave për fëmijë. Në këtë komunë të Shkupit është intervenuar edhe në dy lokacione në rrugën Xhon Kenedi, ku janë pastruar 20 metra kub mbetje…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi, mbrëmjen e 12 janarit, në zonën e  Pallatit me Shigjeta, shumë pranë banesës së tij në kryeqytet. Sipas gazetarit Igli Çelmet, pas këqyrjes së shumë kamerave të sigurisë, ka rezultuar se autori është nisur nga një lagje e Kombinatit për në Selitë e vogël, aty ku edhe ekzekutoi 57-vjeçarin Bujar Nasufi. Nga hetimet ka rezultuar e ai e ka pritur mbi 15 minuta Bujar Nasufin, i fshehur në një rrugicë pranë banesës së 57-vjeçarit. Policia dyshon se autori e njihte shumë mirë zonën, pasi në çdo lëvizje që ka…

Lexo më Shumë

Altin Dumani: Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e SkyEcc, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të gjykatës kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet.…

Lexo më Shumë

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga  policia e Tiranës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, e caktuar nga Gjykata, për vjedhje. Blutë njoftojnë se shtetasi me iniciale S. T., u arrestua gjatë kontrolleve rutinë të policisë, ku rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa. 35 vjeçari , banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariatit…

Lexo më Shumë

Një kompleks pallatesh tek “Komuna e Parisit” është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në një paketë elektrike. Mësohet se flakët janë vendosur nën kontroll, ndërsa nuk ka pasur persona të lënduar. Në pamjet e siguruara nga Panorama.al, shihen flakët që kanë përfshirë pallatin dhe shtëllungat e zeza të tymit. Ende nuk ka një njoftim nga policia lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Lexo më Shumë