Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë.
“Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera.
Tetova ka nevojë për arsim cilësor dhe për njerëz që e vendosin dijen mbi gjithçka tjetër. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë arsimin prioritet kombëtar dhe lokal. Për një Tetovë që e ndërton të ardhmen me dije dhe për një popull që i hap dyert zhvillimit!
Arsimimi është detyrë dhe e drejtë. Së bashku, do ta bëjmë këtë të drejtë një realitet për çdo qytetar”, ka shkruar Kasami.
Data 17.11.2026
Aktuale
- (VIDEO) Propozimi për provimin e jurisprudencës, Ziberi: Një hap serioz drejtë zgjidhjes së problemit, por nuk e zgjidh atë në tërësi
- Grupi Balfin në listën e 100 kompanitë më të mëdha në Evropën Juglindore
- (VIDEO) Xhemaili: RMV duhet të orientohet drejt Kosovës, Shqipërisë dhe jo Serbisë
- Kryediplomati rus: Takimi Putin-Trump-Xi do të jetë “i dobishëm në çdo rrethanë”
- (VIDEO) Zbulohet rrjet proiranian në RMV, arrestohen pesë persona për përgatitje të një atentati në Greqi
- Shfaqi flamurin e UÇK-së gjatë 28 Nëntorit, dënohet me burg me kusht Ardi Saiti nga Kumanova
- ANB zbulon rrjet terrorist në Maqedoni, planifikonin atentat në Greqi
- Protestat e studentëve/ Namik Dokle: Duhen kërkuar portat për zgjidhje. Dhuna është e papranueshme ngado që vjen!



