Author: almakos

Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi ka kanosur me thikë pronarin e një lokali. Gjithashtu, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë që kishin shkuar të ta ndaluar. Në gjendje të dehur, 37-vjeçari ka goditur me grusht njërin efektivëve dhe është larguar me vrap. Pas kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij dhe në momentin e kapjes, iu gjetën 2 thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Kanosi me mjet prerës (thikë), pronarin e një lokali, për motive të dobëta, dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë që ndërhynë për…

Lexo më Shumë

Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, ka bërë së fundmi një dedikim emocionues për bashkëshortën e tij, Leonitën. Ai ka postuar një video në llogarinë e tij në Tik Tok, krah gruas së tij, të cilës i tregoi sa shumë e do. “Të du jo vetëm për atë që je, por për atë që jam kur jam me ty. Të dua jo vetëm për atë që ke bërë për veten, por për atë çfarë bën për mua”, ka shkruar Xhaka.

Lexo më Shumë

Juventusi ka fituar 3 nga 4 takimet e fundit të mëparshme kundër Bryzhit, duke përfshirë ndeshjen e dyfishtë të luajtur në sezonin 2005/2006 (2-1 në Belgjikë dhe 1-0 në Torino). – Ekipi belg fitoi tre ndeshjet e para kundër skuadrave italiane në historinë e tij, por që atëherë ka fituar vetëm dy nga 20 përballjet e radhës dhe asnjë nga 14 të fundit. – “Zonja e Vjetër” nuk ka humbur prej ndeshjesh. Në 5 nga 6 daljet e fundit për bardhezinjtë, kanë shënuar dhe po ashtu pësuar të paktën një gol. Ekipi i Tiago Motës ka shënuar golin e parë…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm ajër me cilësi të dobët ka në Karposh, Qendër dhe Lisiqë, sipas të dhënave nga faqja e specializuar për matjen e cilësisë së ajrit “Waqi”. Në mbarë Maqedoninë, këtë mëngjes ndotje të ajrit ka në Gostivar, Kërçovë dhe Strumicë. Nivelet e larta të ndotjes, sipas ekspertëve, ndikojnë seriozisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht në muajt e dimrit kur rritet përdorimi i karburanteve dhe aparateve për ngrohje. MARKETING

Lexo më Shumë

Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve edhe një herë po kthehet në procedurë parlamentare në seancën e sotme të 31-të, pasi kryetarja Gordana Siljanovska Davkova më herët nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjit. Deputetët e votuan këtë ligj më 24 dhjetor në seancën e 27-të plenare, me shumicë të thjeshtë dhe Badinter. Me mosnënshkrimin e Dekretit, ndryshimet ligjore i kthehen Kuvendit dhe nëse votohen sërish, Presidentja do të detyrohet ta nënshkruajë dekretin.Në shpjegimin e Presidentes thuhet se ndryshimet e votuara të Ligjit përmbajnë disa dispozita të diskutueshme. Në sqarim ajo thekson se ka…

Lexo më Shumë

Fituesi I edicionit të parë Stresi ka biseduar me finalistin Vullnet Krasniqi. Teksa kanë arritur të zhvillojnë një bisedë mes të tjerash theksuan se kanë pasur të takohen edhe jashtë por më mirë që takimi i tyre ndodhi brenda shtëpisë, shkruan Indeksonline. “Skandal ish bo” dëgjohet duke thënë Vullneti teksa me buzëqeshje i përgjigjet Stresi. “Ndoshta të kisha rreh”, tha ai duke qeshur.

Lexo më Shumë

Faqja kineze e mediave sociale TikTok po mbledh sasi të mëdha informacioni për 170 milionë përdoruesit e saj amerikanë, duke ndihmuar në formimin e një debati të nxehtë mbi të ardhmen e këtij aplikacioni. Situata ka marrë një kthesë dramatike pas analizave të fundit që zbuluan praktikat e mbledhjes së të dhënave nga TikTok, duke ngritur shqetësime të rëndësishme për sigurinë kombëtare. Arsyet për t’u shqetësuar janë të shumta. Një nga ato është se informacionet që TikTok mbledh mund të përdoren nga agjencitë qeveritare, duke përfshirë të dhëna të ndjeshme si vendndodhja dhe kontaktet. Kjo është një situatë alarmante, duke…

Lexo më Shumë

Në vitin 2022 Shqipëria kishte shpenzimet shëndetësore për frymë (publike +private), prej vetëm 734 euro. Ky ishte niveli më i ulët në Europë sipas raportit të fundit të Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik  (OECD) mbi gjendjen shëndetësore në Europë më 2024. Shpenzimet për frymë për shëndetësinë në Shqipëri janë gati 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së prej 3,533 euro. Në rajon, shpenzimet më të larta për shëndetësinë i ka Mali i Zi, dy herë më shumë se tek ne (1593 euro), e ndjekur nga Serbia (1517), Maqedonia e Veriut (1142 euro), Bosnjë-Hercegovina (1072). Edhe nëse bëhen…

Lexo më Shumë

Në një aksident rrugor në Vignola të Italisë, ka humbur jetën një 18-vjeçar shqiptar i identifikuar si Idris Kreshpaj dhe një 24-vjeçar maroken i identifikuar si Rida Sidrine. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën për në Sassuolo. Sipas një rikonstruksioni fillestar, makina në të cilin udhëtonin pesë djem, një Citroen C3, u përmbys disa herë përpara se të përplasej me një mur të ulët gardh të një shtëpie. Gjithsesi, rrethanat janë ende nën hetim, por nga të dhënat fillestare rezulton se nuk janë përfshirë automjete të tjera. Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinjtë e tjerë (17 dhe…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se sot do të kemi një ditë të errët, me vranësira të theksuara dhe mjegull në shumë zona. Kjo situatë meteorologjike pritet të ndikojë në aktivitetet e përditshme, duke e bërë të nevojshme që qytetarët të jenë të kujdesshëm në rrugë dhe gjatë udhëtimeve. Vranësirat e mëdha do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës, duke kontribuar në rritjen e ndjeshme të ndjesisë së të ftohtit. Temperaturat minimale do të shtrihen nga -5°C deri në -2°C, një regjion që tregon se ju duhet të përgatiteni për të ftohtin, veçanërisht gjatë mëngjesit. Ngjashëm, temperaturat maksimale do të…

Lexo më Shumë