Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në shtabin e AKI-së në Gostivar. Nga këtu ai deklaroi se kryetarët e rinj janë përfaqësues për të gjithë qytetarët. Ai ka thënë se rrethin e parë në Gostivar dhe Vrapçishtë ishte përdorur mekanizmi i bojkotit për të penguar fitoren në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.“Fillimisht do të doja t’ju uroja punë të mbarë si Valbonit ashtu edhe Isenit. Falënderoj çdo votues që sot ka dalë në kutitë e votimit për të vendosur për të ardhmen e të rinjve, gjeneratave. Gjithashtu dua t’ju uroj për punën që kanë bërë shefate shtabeve si…
Author: almakos
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, në konferencë për media, pas përfundimit të procesit ka falënderuar qytetarët që kanë votuar për të në këto zgjedhje, ndërsa ka akuzuar se rezultati i arritur është si pasojë e keqpërdorimeve që janë bërë në komunë nga ana e Arben Taravarit dhe Valbon Limanit. “Ata e keqpërdorën financat e komunës të cilat i kanë plaçkitur dhe për një javë resht ata kanë lajtur shumë para të qytetarëve të Gostivarit dhe besoj se institucionet e shtetit do të hyjnë në komunë dhe do ta vërtetojnë krimin që e ka bërë Taravari dhe…
Janë numëruar 50% të votave në komunën e Gostivarit, ku sipas të dhënave të KSHZ-së, prinë bindshëm kandidati i AKI-it, Valbon Limani.Ai ka 7.436 vota, ose 59,80% ndërsa kundërkandidati Nevzat Bejta ka 3.743 vota, ose 30,03% të votave, përcjell SHENJA. MARKETING
Një ngjarje e rëndë dhune është denoncuar në fshatin Vjosë të Fierit, ku një emigrant i kthyer nga Gjermania pretendon se është rrahur brutalisht nga disa persona, mes të cilëve edhe një efektiv i Policisë së Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00, në pragun e banesës së viktimës. Altin Meçaj, 46 vjeç, në një deklaratë për mediat, ka akuzuar bashkëfshatarin e tij, Fredi Lamaj, punonjës i policisë, si personin që e ka goditur, duke theksuar se dhuna ka ardhur pas një komenti që ai i kishte bërë në rrjetin social Facebook motrës së këtij të…
Fjalimi legjendar i aktorit, mjeshtrit Sulejman Pitarka është shndërruar ndër videot më virale në Tik Tok, së fundmi. Në një takim elektoral të shumë viteve më parë kur qeveriste Fatos Nano, Pitarka ka recituar disa vargje që kanë elektrizuar turmën. Pjesa e interpretuar prej Pitarkës është nga drama e Ekrem Kryeziu, “Epoka para gjyqit”, ku Sulejman Pitarka dikur interpretonte rolin e Sulejman Vokshit. Pjesë nga interpretimi i aktorit Sulejman Pitarka: Akuzoni se unë paskam dalë gjoja malit për me plaçkitë. Jo, jo. Se po të kisha dashtë me u pasunu me këto farë kohënash që keni pru ju ktu. Unë…
Pas reshjeve të fundit të dëborë , sezona e skijimit ka filluar dhe ky është padyshim një lajm i mirë për dashamirët e dimrit në Tetovë . Kodra e Diellit është mbuluar nga dëbora dhe pistat kanë hapur dyert për skiatorët për të sjellë më shumë gjallëri dhe entuziazëm në zonë. Drejtori i Qendrës së Skijimit në Kodrën e Diellit, Gani Aliji ka dhënë detaje për gjendjen aktuale. SINKRON: GANI ALIJI, DREJTOR I QENDRËS SË SKIJIMIT NË KODRËN E DIELLIT ‘’Sot është bërë hapja zyrtare e sezonit dimëror në Kodrën e Diellit. Këtë vit edhe pse me vonesë na erdhi…
Zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në disa nga komunat e rajonit të SPB Tetovë, përkatësisht të NJPB Gostivar dhe SPB Ohër, po zhvillohen në atmosferë të qetë, të drejtë dhe demokratike, informon MPB përmes profilit të saj zyrtar në Fejsbuk. Siç ka bërë të ditur shefi i Sektorit për marrëdhënie me publikun, Goce Andreevski, MPB po ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të saj për të siguruar zbatimin e papenguar dhe të sigurt të procesit zgjedhor. “Deri më tani nuk janë regjistruar incidente apo çfarëdo lloj prishje të rendit dhe qetësisë publike. MPB u bën thirrje të…
Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi përmes mashtrimi i morën shumën prej 40 mijë eurosh një 55-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Rinasit, ndërsa policia thotë se autorët komunikuan përmes një aplikacioni dhe u prezantuan si persona të njohur. Katër nga të autorët janë shtetasit Krenar Toromeni, Ilia Gjini, Artur Lecini dhe Elton Rrushi. Ndërkohë në vijim, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Artur Lecini ku është gjetur dhe shtetasi Elton Rrushi, është zbuluar një ambient i përshtatur me pajisje elektrike, për kultivim të bimëve narkotike. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet…
Prokuroria e Posaçme sekuestroi në nëntor 2024 dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj në Tiranë, por njëra prej tyre u revokua me argumentin se masa e sekuestros ekuivalente ishte e papërshtatshme. Një muaj pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta për akuza të korrupsionit dhe pastrimit të parave, Gjykata e Posaçme vendosi në nëntor 2024 sekuestrimin preventiv të dy vilave në zonën rezidenciale “Kodra e Diellit” në Tiranë. Vilat ishin në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi – gjithashtu të pandehura në të njëjtin procedim penal me Metën. Sipas arsyetimit të Gjykatës…
Në vendvotimin 0782 në Qafë në Komunën e Gostivarit nuk ka votime, shkaku i kushteve atmosferike. Zëdhënësi i KSHZ-së tha se do të vlerësojnë nëse numri i votuesve në këtë vendvotim do të ndikojë në rezultat dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm, raporton SHENJA Ndryshe,në Qendër Zhupë dhe disa vendvotime të tjera vonesa e hapjes së votimeve është deri në 40 minuta, prandaj edhe nuk ka vazhdim të votimit. Në disa vendvotime në Gostivar dhe Mavrovë Rostushë, ka vonesë më shumë se një orë të hapjes së vendvotimeve, prandaj do të vazhdojë për aq sa ka zgjatur vonesa.
Deri në orën 13:00, në gjithsej 209 vendvotime, nga gjithsej 215 vendvotime ku zhvillohen zgjedhje në komunat Vrapçisht, Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë-Rostushë, dalja është 11.217 votues apo në përqindje, jehona e votuesve është 8.90 %, raporton SHENJA. Vrapçisht, kanë votuar 2.613 votues, përkatësisht 9.58 %. Gostivar, kanë votuar 7.043 votues, përkatësisht 8.74 %. Qendër Zhupë, kanë votuar 500 votues, përkatësisht 6.61%. Mavrovë dhe Rostushë, kanë votuar 1.061 votues, përkatësisht 10.03 %. Në krahasim me votimin e 19 tetorit 2025, deri në orën 13:00, në këto zgjedhje të përsëritura vërehet ndryshim në dalje në këto komuna, dhe atë: Vrapçisht, e…
Reshjet intensive të shiut dhe dëborës gjatë orëve të fundit kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke krijuar problematika të natyrës hidrologjike dhe infrastrukturore në disa qarqe. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thotë se situata më problematike është në qarqet Shkodër, Durrës, Dibër, Berat, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera situata ka qenë me problematika të kufizuara dhe të menaxhueshme. Në Qarkun Shkodër, rritja e nivelit të lumenjve Drin, Kir dhe Bunë ka sjellë rritje të prezencës së ujit në zonën e Obotit dhe Dajçit si dhe përmbytje të tokave bujqësore në zonën Urrelat–Shirq. Aksi…

