Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ishte pjesëmarrës në shtabin e AKI-së në Gostivar. Nga këtu ai deklaroi se kryetarët e rinj janë përfaqësues për të gjithë qytetarët. Ai ka thënë se rrethin e parë në Gostivar dhe Vrapçishtë ishte përdorur mekanizmi i bojkotit për të penguar fitoren në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.
“Fillimisht do të doja t’ju uroja punë të mbarë si Valbonit ashtu edhe Isenit. Falënderoj çdo votues që sot ka dalë në kutitë e votimit për të vendosur për të ardhmen e të rinjve, gjeneratave. Gjithashtu dua t’ju uroj për punën që kanë bërë shefate shtabeve si atyre lokal edhe atyre komunal. Do të doja një porosit për të gjithë ata që nuk e kanë votuar se janë përfaqësues të gjithë qytetarëve dhe do të punojnë për të gjithë. Përveç është përdor në komuna tjera inxhineringu, këtu është përdor sabotazha bojkoti që të mos votojnë në rrethin e parë. Dua të falënderoj aktivistët që kanë punuar për koalicionin e përbashkët”, ka deklaruar Ali Ahmeti, raporton SHENJA.
Data 30.09.2026
Aktuale
- Ua bllokoi rrugën bashkëfshatarëve të tij dhe i sulmoi me send të fortë, arrestohet 28 vjeçari nga Sellca
- Gjykata Penale e Shkupit me mungesë të theksuar personeli, por me rënie të lëndëve të vjetra
- Vritet biznesmeni i njohur bullgar
- Aksion policor në Maqedoninë e Veriu, bastisje në 30 lokacione
- Sulmet izraelite vrasin një grua palestineze dhe plagosin pesë të tjerë në Gaza
- Pas sulmeve ruse në Ukrainë, Rumania dhe Polonia ngritën avionët luftarakë për të mbrojtur kufijtë ajror
- Ndryshimet në Kodin zgjedhor, përfaqësuesit e partive në takim konsultues me ministrin e Drejtësisë
- Marrëveshja historike për vetë-kontrollin e teknologjisë: Një hap drejt një të ardhme më të sigurt



