Author: almakos

Më datë 21.03.2025 rreth orës 02.50 në rrugën rajonale Negotinë-Gradsko, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Mihajllovë kanë arrestuar T.J (44) nga Republika e Turqisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në veturën Renault Clio me targa kombëtare boshnjake, me të cilën ai drejtonte, janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti. Automjeti është sekuestruar dhe personi është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. MARKETING

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është kritikuar se po mban koncerte, dhe vazhdon të performojë derisa është në pritje të ëmbël. Këtyre komenteve negative, iu ka kundërpërgjigjur artistja. Dafina thotë se muzikën dhe performimin e bën pasi është terapi për të, jo për shkaqe financiare, por për dashurinë e madhe që ka për këtë profesion.

Lexo më Shumë

Emri Twitter mund të mos jetë përdorur zyrtarisht për një kohë të gjatë, por tani ata që dëshirojnë të rikthejnë logon e zogut të kaltër në kujtesë kanë një mundësi të artë, nëse kanë para të mjaftueshme. Aktualisht, logoja e famshme, e njohur si “Larry”, është e disponueshme për blerje nëpërmjet një ankandi. Kjo shenjë, e cila ishte një simbol i rëndësishëm i kompanisë dhe zbukuroi zyrat e saj në San Francisko, tani po shitet në një shtëpi ankandesh. Logoja është një nga simbolet më të dalluara të kësaj platforme sociale dhe përfaqëson jo vetëm identitetin e Twitter, por gjithashtu…

Lexo më Shumë

Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar, i cili lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri. Mateo Ndreut nga kontrollet, u gjet në çantën e tij, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen. Njoftimi i policisë: Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”. Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak. Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike,…

Lexo më Shumë

Forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë rajonit të policisë Fushë-Krujë. Sipas burimeve, është në zhvillim e sipër një operacion antidrogë në të gjithë rrethin ku në fokus janë serat, tunelet, banesat e braktisura ku ka dyshimet se mund të jetë kultivuar kanabis. Në këtë operacion policor do të marrin pjesë forca të komisariatit Krujë, si dhe forca të Drejtorisë së Policisë Tiranë

Lexo më Shumë

23:24 | 20 Mars 2025E.HNjë tren ikonë me avull i ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gratë është rikthyer në shina pas vitesh restaurimi. Ky tren i viteve 1940 është përdorur për transportimin e trupave ushtarake dhe mallrave. Ai u nis nga qyteti tregtar i Alresford, në Anglinë juglindore, për një udhëtim në Alton, duke shënuar kështu përfundimin e një projekti restaurimi që filloi në 2011. Stephen Wilson, thotë se nëna e tij e ndjerë ka qenë një nga shumë gra të përfshira në ndërtimin e trenit në vitin 1941, ndërsa burrat ishin larguar për të luftuar. ”Është thjesht…

Lexo më Shumë

Një norvegjez i quajtur Arve Hjalmar Holmen ka marrë masa ligjore ndaj OpenAI, krijuesi i ChatGPT, pasi u informua në mënyrë të gabuar se ai kishte vrarë dy nga djemtë e tij dhe ishte dënuar me 21 vjet burg. Holmen, i cili aktualisht po përballen me pasojat psikologjike pas këtij incidenti të hidhur, ka kontaktuar Autoritetin Norvegjez të Mbrojtjes së të Dhënave, duke kërkuar që përgjegjësit të dënohen për këtë shpifje të papranueshme që e goditi atë dhe familjen e tij. Ky aksion vjen pas një epoke në të cilën inteligjenca artificiale, si ChatGPT, vazhdon të trazojë dhe shqetësojë shoqërinë…

Lexo më Shumë

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe për tre zyrtarë të tjerë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë, mëson Press24 nga burime në hetim. Ndër ata për të cilët është kërkuar masa janë edhe ish-sekretarja e shtetit Razmena Cekiq dhe udhëheqësi Bekim Haxhiu. Ata janë katër personat e parë për të cilët po hapet hetim dhe kërkohet paraburgim prej 30 ditësh nga grupi më i madh prej mbi 20 të dyshuarve. Paraprakisht një masë e tillë ishte kërkuar vetëm për 7 policë të dyshuar për këtë rast. Tre ish-kryetarë të komunës së Koçanit…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Egli Tako dhe reperi Gjesti po vazhdojnë të përfshihen në debate të njëpasnjëshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4. Që nga rikthimi i saj pas një mungese prej nëntë ditësh, dyshja janë përballur shpesh me diskutime dhe tensione rreth marrëdhënies së tyre. Së fundmi, Egli dhe Gjesti kanë debatuar për perceptimet dhe komentet që këngëtarja ka dëgjuar jashtë shtëpisë, gjatë qëndrimit të saj të përkohshëm larg reality show-t. Gjatë bisedës, ajo i tha reperit: “Ti nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne të dy, jashtë, do të martoheni”. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi familjare në Kumanovë, njoftoi sonte SPB Kumanovë, raporton SHENJA. Siç njoftoi policia, sot në ora 20:23 në SPB Kumanovë është raportuar se nga shpërthimi i bombolës së gazit në një shtëpi në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë ka rënë zjarr. “Nga shpërthimi ka ndërruar jetë pronari L.D (60) nga Kumanova. Një mjek ka konstatuar vdekjen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar”, njofton SPB Kumanovë. Kujtojmë se në shkurt të vitit 2020, 3 fëmijë dhe një 60 vjeçar humbën jetën, ndërkaq 6 persona të tjerë morën…

Lexo më Shumë

Pacientët e parë që dërguam në Beograd, Sofje dhe Selanik ishin rastet e lënduar më rëndë nga zjarri që shpërtheu në diskotekën e Koçanit. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në TV 21, duke treguar se ofertat e para për mjekim kanë ardhur nga vendet fqinje, si Serbia, Greqia, Bullgaria, por edhe nga Turqia. “Kjo liroi kapacitetet spitalore për të marrë ata pacientë që ishin të shtruar në spitalet në Koçan dhe Shtip. Në ditët në vijim kemi vazhduar dërgimin e pacientëve për trajtim jashtë vendit”, tha Taravari. Ai theksoi se rehabilitimi i të lënduarve diku do të zgjasë…

Lexo më Shumë