Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe në ditën e 108-të, ndërsa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të ndryshme, mes tyre “Ju erdhi fundi!”, “Rama, jep dorëheqjen!” dhe “Arrestoni Ramën!”.
Qytetarët vijojnë të kërkojnë largimin e qeverisë, ndërsa protesta e 108-të zhvillohet në kuadër të rezistencës së nisur prej më shumë se tre muajsh.
The post “Ju erdhi fundi!”-Protesta kundër qeverisë dhe kryeministrit në ditën e 108-të, qytetarët nisin marshimin në Tiranë: Rama, jep dorëheqjen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



