Një ditë para vendimit përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Forumi Rinor Shqiptar organizoi sot në Shkup, në Sheshin „Skënderbeu“, një aktivitet sensibilizues në mbështetje të tyre.
Folësit theksuan se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi, ndërsa shprehën bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgim.
Dy bashkëorganizatorët, Jasir Asani dhe Ariton Rama, theksuan se janë mbledhur në zemër të Shkupit për të mos harruar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve, por edhe për të treguar se Shkupi nuk hesht dhe se mbështetja për ish-krerët e UÇK-së vazhdon.
JASIR ASANI, ORGANIZATOR
“Jemi këtu për ti kujtuar botës një të vërtet dhe shumë të thjeshtë, një popull nuk mund të gjykohet për historinë e tij, vetëm përmes akuzave të një shteti armik ndaj shqiptarëve siç është shteti i Sërbisë”.
ARITON RAMA, ORGANIZATOR
“Ajo që dua të them është se këtu ka fjalë pak dhe nuk duam të flasim shumë, por jemi këtu për të dëshmuar edhe njëher, që ka disa të drejta të cilat nuk gjykohen, nuk zhbëhen nga një gjykatë ose nga një gjyqësi e përgjithshme”.
Në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së kishte dal edhe njëri ndër kommadantët e UÇK-së, Xhezair Shaqiri, apo ndryshe i njohur si komandatë Hoxha, i cili tha se UÇK-së në asnjë momentë nuk ka bë krime dhe se luftëtarët në Hagë po mbahen padrejtësisht.
XHEZAIR SHAQIRI, KOMANDANT HOXHA
“Këtë proces e shohim të montuar nga Serbia, e përkrahur nga aleatët e saj Rusia, Kina dhe shumë politikan të Evropës. Presim që të lirohen nesër, por edhe nëse ata kanë marrë vendim për ndonjë vendim eventual, Kosovës nuk mund ta zhbën askush, as Serbia as Kina, por as Rusia”.
Të pranishmëve me një fjalim, ju drejtua edhe Lirim Jashari, nipi i komanditit të ndjerë, Ismet Jashari.
LIRIM JASHARI, NIPI I KOMANDANTË ISMET JASHARIT
“Sot jemi këtu në përkrahje të burave tonë, të çlimtarëve tonë, që gjendet padrejtësishtë në Hagë. Këta bura ishin ata të cilët themeluan tri shkronjat e arta, ajo është Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Po kjo ushtri ishte ajo që ja ndali turin një regjimi kriminal të Sllodoban Millosheviqit”.
Në përfundim të aktivitetit, organizatorët lëshuan në qiell disa pëllumba të bardhë, duke përcjellë simbolikisht mesazhin e lirisë dhe shpresën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Samir Mustafa /SHENJA/




