Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, sërish i ka bërë disa ndryshime në listën e dëshmitarëve, në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Këto ndryshime vijnë në një kohë delikate, ku procesi gjyqësor ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Tashmë, sipas një dokumenti të publikuar, ZPS-ja nuk do të mbështetet më në dëshminë e disa dëshmitarëve, emrat e të cilëve s’janë publikuar. Kjo lëvizje implikon një ristrukturim të rëndësishëm të procedurave gjyqësore dhe e ngre pyetjen nëse kjo do të ndikojë në dinamikën e rastit. Ndër të tjera, dokumenti i shpërndarë…
Author: almakos
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 15 vjeçarit në Fushë-Mëzez, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se adoleshenti ka shkuar i plagosur në shtëpinë e tij, e ka qenë i ati ai që e ka dërguar në spital. 15 vjeçari nuk ka treguar ende rrethanat e ngjarjes së plagosjes së tij, apo autorin. I mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pranë shkollës jo-publike “Sarina”, në Fushë-Mëzez. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. LEXONI EDHE: Të…
Ish “Miss Kosova”, Drenusha Latifi, vetëm pak kohë më parë ka lënë pas krahëve eksperiencën në “BBVK”. Ndonëse shpesh u diskutua si fituese të mundshme, Latifi nuk arriti as deri në finale. Gjatë jetesës në shtëpinë e “Big Brother”, Latifi u desh ta ndante shtëpinë me ish bashkëshortin, Atilla Kardesh, shkruan Kosovarja. Siç dihet, Latifi ka folur për dhunën e ushtruar nga Kardesh, të cilin e ka goditur edhe sot përmes një postimi në Instagram.
Lidhur me të shtënat e armëve të regjistruara mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, bëhet me dije se i plagosuri është një djalë i mitur, i moshës 15 vjeç. Uniformat blu njoftojnë se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Adoleshenti është dërguar në spital ku dhe po monitorët gjendja e tij, e cila duket se është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, pranë shkollës jo-publike “Sarina”, në Fushë-Mëzez. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes. LEXONI EDHE: Të shtëna me armë zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,…
Një plagosje me mjet prerës është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës, rreth orës 20:30, kur shtetasi me iniciale G.K., u godit me një mjet prerës. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Uniformat blu nuk bëjnë me dije nëse dihet kush është autori i kësaj ngjarje, apo motivet që sollën plagosjen e këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. NJOFTIMI Tiranë/Informacion paraprak Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën…
EMISIONI VETING Dy standartet e drejtësisë me dokumentet e falsifikuara Një nga problemet sociale më të mëdha në Lezhë është problemi i pronave, ku tjetërsimi i tyre nga persona të tretë është kryer me mbrojtje nga institucionet publike, por edhe me neglizhencën e drejtësisë. Rasti i Nik Palokajt tregon mënyrën se si drejtësia ka sjellë një lëmsh me pronat, që ka ardhur si pasojë e mos eleminimit të dokumenteve të fallsifikuara nga Gjykata dhe Prokuroria. Banori autokton nga Mali Shëngjin ka qenë viktimë e tjetërsimit të pronave në këtë zonë, të cilat ai dhe rrethi i tij farefisnor i kanë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Shërbimi Pedagogjik publikoi Thirrje për shprehje të interesit për regjistrim në bazën e recensentëve. Siç kumtoi MASH, Shërbimi Pedagogjik, në pajtim me Ligjin për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, udhëheq bazën e të dhënave të recensentëve, ndërsa në përputhje me Rregulloren për mënyrën e regjistrimit në bazën e të dhënave të recensentëve dhe mënyrëm e punës së recensentëve është përcaktuar mënyra e regjistrimit në bazën elektronike të të dhënave për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore dhe teksteve të gjuhëve të huaja. Personat e interesuar duhet të plotësojnë kushtet në vazhdim:…
Gjatë javës së katërt të vitit 2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë raportuar 1.878 raste të të prekurve nga gripi/sëmundjet e ngjashme me gripin. Kjo përfaqëson 33 për qind më shumë se javën e kaluar. Krahasuar me javën e katërt të vitit të kaluar numri është rritur për 2,4 për qind, ndërsa sa i përket modelit për 14 sezonet e fundit është regjistruar rritje prej 10,2 për qind. Incidenca e aktivitetit sezonal të virusit të gripit është mbi pragun sezonal, pra është tejkaluar pragu dhe kemi hyrë në sezonin e gripit, informuan sot pasdite nga Instituti i Shëndetit…
Gjatë ceremonisë së funeralit të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, u lexua letra e Papa Françeskut. Letra u lexua gjatë funeralit nga kreu i delegacionit të Vatikanit. Papa kujton në letër takimin e tij me Janullatosin gjatë vizitës në Shqipëri, teksa nënvizon impenjimin e Kryepeshkopit për të depërtuar në thellësitë e zemrave të njerëzve, pa humbur bashkimin me Kishat e tjera Ortodokse, si edhe kontributin në dialogun e në bashkëjetesën paqësore me Kishat dhe fetë e tjera. Letra e Papës, lexuar gjatë funeralit “Feja e bashkësisë ortodokse shqiptare sigurisht që u mishërua në jetën e vëllait tonë të dashur, shërbimi baritor i…
Gjesti, edhe pse ndodhet në “shpellë” së bashku me tre banorët e tjerë të dënuar: Rozanën, G Banin dhe Klajdin, nuk ka ndaluar komunikimet me banorët e tjerë. Ai ka përdorur një copë letër për t’i dërguar një mesazh Eglit brenda shtëpisë së BBVA. Në shënimin e tij, Gjesti ka shkruar ndër të tjera: “Zhduku dhe T.H.P.” – një mesazh që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Fansat kanë filluar të aludojnë për kuptimin e tri inicialeve të fundit, duke spekuluar se ato mund të jenë një shprehje me përmbajtje erotike.
Dy shqiptarët, Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç, të cilët u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Greqisë, dolën sot para Gjykatës në shtetin fqinj. Ata u arrestuan më 27 janar, pasi akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella, ngjarje e ndodhur më 15 dhjetor 2024, ku mbeti i plagosur miku i viktimës, Edi Lolo. Burime bëjnë me dije se sot gjatë gjyqit dy të akuzuarit për atentatin ndaj shqiptarit mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli Ata nuk pranuan të jepnin dëshmi të plota sot,…
Detaje të reja janë zbaardhur lidhru me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku një pacient 65 vjeçar, Kujtim Mero, tentoi të digjte veten dhe repartin e dializës së spitalit të Korçës. Mero, hyri brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit. Për fat të mirë ngjarja u parandalua pa shënuar dëme materiale apo pasoja në njerëz. Por si arriti pacienti deri në këtë akt? Grupi hetimor sqaron se 65 vjeçari Kujtim Mero është problematik dhe herë pas here ka patur momente konflikti me stafin mjekësor. Sipas te njëjtave…

