Author: almakos

Sot është caktuar të mbahet seanca fillestare në procesin gjyqësor kundër katër të akuzuarve për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj. Seanca ishte shtyrë para disa ditësh pasi avokatët e dy të akuzuarve erdhën të papërgatitur me arsyetimin se nuk i kanë pranuar me kohë shkresat e lëndës. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim dhe kritikë të shumta mbi procedurat e drejtësisë në vend. Të akuzuar në këtë rast janë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, dhe tre të tjerë, Kushtrim Kokalla, Granit Plava dhe Tom Dodaj. Rasti ka tërhequr vëmendjen e medieve dhe opinionit publik, duke qenë një nga ngjarjet më të…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 31-vjeçar, i cili posedonte kallashnikov në banesë. Në pranga ka rënë i riu Merilto Merku, në fshatin Bishqem, pas kontrolleve që iu ushtruan në banesë ku dyshohej se mbante armë zjarri pa leje. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri kallashnikov me fishekë, që 31-vjeçari posedonte. Ai u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Njoftimi i policisë: Nga kontrollet e kryera në bazë të inteligjencës policore, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak. Vihet…

Lexo më Shumë

Dhe tani, telefoni i menqur më i lirë nga Apple duket se më në fund ka ardhur koha për një rifreskim të madh pas pothuajse tre vjetësh. Rrjedhja më e fundit e informacionit ka sjellë video dhe foto që ofrojnë një pamje më të detajuar të asaj që pritet të jetë iPhone SE 4, modeli më i ri dhe më i ndihmueshëm i kompanisë të njohur. Pamjet janë ndarë nga zbuluesi i njohur i Apple, Majin Bu, dhe sugjerojnë se ky telefon do të vijë në një format të njohur, i njohur për përdoruesit e tij të pasionuar. Duket se…

Lexo më Shumë

Gjashtë punonjës të bashkisë Devoll janë dërguar në gjyq, pasi prokuroria e Korçës mbylli hetimet dhe ka ngritur ndaj tyre akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Njoftimi:  Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq gjashtë persona, punonjës të Bashkisë Devoll, të akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentave’ e parashikuar nga neni 183/3 i Kodit Penal. Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.326 të vitit 2023, prokuroria arriti në përfundim se shtetasit G.K., me detyrë Drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Utilitare, Komunitare dhe Administrative, A.C., Përgjegjës në Sektorin e…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN sot ka dal me mbështetje për iniciativën qytetare për bojkotimin e marketeve. Nga VLEN thonë se kuptojnë nevojën e patjetërsueshme të qytetarëve për ta realizuar këtë bojkot. Që përmes kësaj të alarmohen profiterët në kurriz të popullit se nuk munden të vendosin çmime jashtë çdo logjike ekonomike. “Ne kuptojmë peshën dhe përgjegjësinë tonë si koalicion VLEN që jemi pjesë e pushtetit dhe kemi përgjegjësi institucionale. Por, parasegjithash për neve përgjegjësi primare është për të qenë afër qytetarëve dhe për t’i mbështetur në secilën iniciativë që ndërmarrin për të mirën kolektive. Prandaj, sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, do…

Lexo më Shumë

Nazmi Pëllumbi është 29-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili në tentativë për të vrarë vëllain e tij binjak Florant Pëllumbi qëlloi me armë zjarri nipin e tij. Njoftimi i policisë: Tiranë Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre). Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot apelojnë për bojkotimin e supermarketeve dhe më në fund t’i thonë “JO” rritjes enorme të çmimeve. Vitet e fundit janë zbatuar masa të ndryshme për të ndaluar inflacionin, çmimet dhe marzhet janë ngrirë, ndërsa vitin e kaluar kanë vazhduar përpjekjet nën që nën ndikimin e shportës konsumatore për të blerë diçka më lirë. Pavarësisht gjithë kësaj, as inflacioni nuk u ul dhe as çmimet nuk u stabilizuan, siç dëshmohet nga inflacioni i dhjetorit, i cili në një vit arriti në 4.4 për qind. Bojkoti i supermarketeve filloi në Kroaci dhe u përhap në vende…

Lexo më Shumë

Me mijëra besimtarë ortodoksë, drejtues të kishave nga e gjithë bota, përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe atij grek, i dhanë në Tiranë lamtumirën e fundit kryepeshkopit Anastas Janullatos. Me lutje të përzemërta dhe duatrokitje plot mirënjohje u përcoll në banesën e fundit kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë. Ceremonia që zgjati 2 orë e 30 minuta, u zhvillua në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Mesha u drejtua nga Patriarku Ekumenik i Konstandinopojës. Politikanë të ngjyrave të ndryshme politike, drejtues…

Lexo më Shumë

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Fushë-Krujë, në orët e para të mëngjesit të sotëm (31 Janar). Raportohet se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit me iniciale B. T.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ve. Njoftimi i policisë: Krujë/Informacion paraprak Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T. Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Shyhrete Behluli sot ka komunikuar lajmin e trisht për ndjekësit. Ajo ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë nëna e saj, shkruan Kosovarja. Në një intervistë Shyhretja tregoi bisedën që kishte bërë me të ëmën një muaj para vdekjes, “Jam e lumtur qe e kisha në 50 vjetorin e karrierës, bile me tha oj bi kur ke dal në skena kom dashtë me ja nisë me kajt po thash po me shohin publiku, nana për fëmijë kurrë nuk ngihet”. Këngëtarja çdo herë ka treguar se kishte një raport mjaftë të ngushtë me nënën.

Lexo më Shumë

Në mesin e shumë fantazive në rrjet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në vend BBVK, një thashethem po qarkullon me të madhe në TikTok. Vetura me të cilën është parë duke u shëtitur Don Xhoni është kapur në rrugët e Mitrovicës. Kaq ka mjaftuar që të bëhet lidhja mes fansave sa i përket një takimi të mundshëm me Bay T që me origjinë është nga Mitrovica.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti deklaroi se nga vizita në SHBA, me rastin e inaugurimit të presidentit Donald Tramp, delegacioni qeveritar është kthyer me “pritje pozitive për intensifikimin e Procesit të integrimit evropian”. “Ajo është Amerika. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të fituar ndikim atje, sepse shumë gjëra vendosen atje. Jam optimist se kjo do të ndihmojë në zhbllokimin e procesit të integrimit evropian”, tha Mexhiti në emisionin “Samo Intervju” në TV KanaL 5, i pyetur për pritshmëritë e tij nga presidenti amerikan Tramp për zgjidhjen e problemit me integrimit tonë në BE. Mexhiti tha se gjatë…

Lexo më Shumë