Author: almakos

Policia e Tiranës ka mundur të rindërtojë të gjithë mekanizmin e sulmit me armë ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma të Nadir Çaushollit. Gazetarja, Klodiana Lala, raporton se pasi qëlluan me breshëri kallashnikovi mbi 30 plumba mbi godinën e xhamte, autorët e dyshuar të ngjarjes janë larguar në drejtim të Vorës. Burime pranë grupit të hetimit, thanë se përmes kamerave të sigurisë, është ndjekur trajektorja e lëvizjes së makinës së autorëve të dyshuar, por ende nuk është identifikuar se në pronësi të kujt është, pasi dyshohet se është i vjedhur jashtë vendit dhe targat janë po ashtu të vjedhura. Gjurmët e…

Lexo më Shumë

Nga e hëna drejtësi do të kërkohet në rrugët e Shkupit dhe Tetovës për zbardhjen e rasteve tragjike në vend. Nisma “Kush e ka radhën” njoftoi se të hënën në orën 18:59 do të fillojë “Marshi për përgjegjësi dhe siguri” me moton “Mjaft ishim ne, radhën e ka sistemi”. Drejtësi do të kërkohet edhe nga Tetova në orën 12:30 në sheshin “Iliria”, organizuar nga nisma “Zero”. Ata shkruajnë se “kemi obligim qytetar ndaj viktimave të spitalit modular, Besa Trans, Llaskarcë dhe Koçan”. “Ne kërkojmë të fillojmë nga ZERO, sepse padrejtësia nuk tolerohet”. Protestat janë paralajmëruar në rrjetet sociale. MARKETING

Lexo më Shumë

Dy vëllezërit administratorë të 2 qendrave masazhi, do të dërgohen në gjyq nga Prokuroria e Tiranës, për veprën penale ‘Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Bëhet fjalë për shtetasit Andi dhe Mario Roshi, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rekrutonin vajza si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Përfitimet monetare vëllezërit i ndanin së bashku. Sakaq, u është sekuestruar dhe pasuria pasi nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të siguruara ndër vite. Nën masën e sekuestrimit janë vënë: ‘Njësi’, sipërfaqe 34m2; ‘Apartament’ me sipërfaqe 106.4m2, rruga ‘Hoxha Tahsin’; ‘Post Parkimi’ me sipërfaqe 41.2…

Lexo më Shumë

Profesor Doktor Selman Sheme, i cili ka drejtuar dhe Shoqatën Patriotike Çamëria, ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeç. Selman Sheme, i cili ka qenë edhe pedagog në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Histori Filologjisë ka mbyllur sytë mëngjesin e sotëm, ndërsa lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët përmes rrjeteve sociale.

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA në Shqipëri, bën të ditur se do të vijojë kontrolli i vazhdueshëm ndaj personave që kanë marrë vizën, me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.  Me anë të një mesazhi, ambasada thotë se “Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”. Ambasada thekson se një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët. “Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit…

Lexo më Shumë

Autoritetet italiane kanë marrë një vendim befasues, duke ngrirë negociatat me SpaceX për qasjen në rrjetin Starlink, një zhvillim që mund të ketë pasoja të rëndësishme për komunikimin dhe mbështetje në Ukrainë. Në një intervistë të fundit me La Repubblica, ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, konfirmoi se bisedimet për implementimin e teknologjisë Starlink, e cila ofron shërbime satelitore të internetit, janë pezulluar. Ky vendim është rezultat i shqetësimeve të shprehura nga zyrtarët evropianë lidhur me veprimet dhe deklaratat kontestuese të miliarderit amerikan, Elon Musk, në lidhje me Ukrainën dhe Evropën. Critikat ndaj Musk si dhe veprimet e tij të papritura,…

Lexo më Shumë

Një aksident me vdekje është shënuar në Berat mëngjesin e sotëm, kur ka humbur jetën një 33 vjeçar. Sipas informacionit paraprak të Policisë, automjeti ka dalë nga rruga pasi ka humbur kontrollin, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit, shtetasit L.Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak. Automjeti tip BMW drejtohej nga shtetasi G.Sh., 34 vjeç, i cili u shoqërua nga 33 vjeçari, teksa ky i fundit ndërroi jetë. 34 vjeçari sakaq është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. NJOFTIM Berat/Informacion paraprak Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh.,…

Lexo më Shumë

Kjo e diel do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat do të variojnë nga 3 gradë celsius në zonat malorë në 20 gradë në zonat e ulëta dhe në bregdet. Era në verilindje – juglindje do të jetë me shpejtësi deri në 24m/s. Ndërsa deti do të ketë  valëzim deri në 4-5 ballë.

Lexo më Shumë

23:10 | 22 Mars 2025R JTë ftosh njerëz në shtëpi, qoftë për një darkë apo një mbrëmje të thjeshtë mes miqsh, mund të jetë stresuese – sidomos nëse kërkon perfeksionin ose je nga ata që shqetësohen për çdo detaj Nëse kapesh pas gjërave të vogla që mendon se mund të të bëjnë përshtypje, ndoshta po harxhon kohë dhe energji kot. Nuk është nevoja të fshihesh pas fshesës me korrent gjithë ditën, kur në të vërtetë miqtë e tu do të vënë re vetëm disa gjëra specifike. Ja cilat janë ato: 1. Aroma e shtëpisë Pa e kuptuar, aroma është gjëja…

Lexo më Shumë

Në mes Laertit, Valbonës, Gjestit, Olës, Rozanës, Eglit dhe Danjës sonte publiku do të largoj një banorë. Publiku vendos që të largohet Ola. Ajo u komentua shumë për këtë rrugëtim në “BBVA”. Ai që u gëzua më së shumti dhe e përcjelli me këngë ishte Gjesti, shkruan Kosovarja.

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike nga ish-partneri i saj, me të cilin ishte në një moshë. Ajo ka treguar se ish-partneri i saj ishte djali i një funksionari të lartë politik në Maqedoni dhe se për shkak të kësaj fatkeqësie ajo u njoh me burrin e saj aktual, i cili ishte avokati që e mbrojti nga dhunuesi. “Unë kam qenë me dikë të moshës time. A më ka pyetur dikush se si më ka trajtuar ai? Ose pse jam ndarë? Nuk jemi përshtatur, ndoshta ka pasur dhunë…

Lexo më Shumë