Këngëtarja Parashqevi Simaku do të lërë spitalin të mërkurën, njofton biznesmeni Elton Ilirjani, që është kujdesur për të gjatë javëve të fundit. Artistja do të strehohet në shtëpinë e saj të re, u shpreh Ilirjani. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje,…
Author: almakos
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar që lejuan kalimin e kufirit të personave të deportuar apo me shkelje të ligjit, si edhe pronarin e agjencisë së udhëtimit. Njoftimi i policisë: Lejuan kalimin e kufirit të personave të deportuar apo me shkelje të ligjit, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 8 punonjës të kontrollit kufitar dhe pronarin e agjencisë së udhëtimit Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1196 të vitit 2024 dërgon në gjyq nëntë persona, tetë prej të cilëve punonjës të policisë së…
Qarkullonte i armatosur me pistoletë, shoqërohet në polici 12-vjeçari! Nisin hetimet edhe për babanë e të miturit. Njoftimi Kavajë Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjecar. Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak. Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit ër veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve” Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe…
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po shënohet një hap i rëndësishëm në reformimin e sektorit farmaceutik, fillimin e zbatimit të listës zyrtare të çmimeve të barnave, nga data 1 shkurt 2025. MSh thekson se me këtë po garantojnë rregull dhe transparencë në tregun farmaceutik, në të cilin përfitues më të mëdhenj do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës. Ky proces është një përgjigje ndaj kërkesave të shoqërisë për një sistem shëndetësor më transparent dhe të qëndrueshëm. Duke zbatuar listën e çmimeve, Ministria synon të ulë kostot për qytetarët dhe të sigurojë akses më të mirë në medikamente të…
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave. “Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, arrestohet 28-vjeçari…U bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. N., 28 vjeç, banues në Lezhë”, njofton policia e Lezhës. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në dhjetra doza të gati për shitje. Policia bën me dije se dyshohet se ky shtetas operonte në mënyrë të…
Policia ka vendosur në pranga 30-vjeçarin Dhimitraq Xhoku alias Hoxhara, i cili akuzohet se ka vrarë një person në Itali. I riu, banues në Levan, u vendos në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Palermo”. Ndaj tij është caktuar nga Gjykata e Palermos, masa e sigurisë “arrest në burg” me vendim të datës 12 gusht 2024, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari Dhimitraq Xhoku alias Hoxhara dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në datë 04 qeshor 2023, kanë vrarë me armë zjarri në Sicili, shtetasin me iniciale S. R. dhe kanë plagosur një shtetas tjetër. Njoftimi i policisë Në vijim…
Pas diskutimeve në komisionet parlamentare, merr “OK”-in ligji për njohjen e viteve të punës në ish-kooperativa e ish-ndërmarrje shtetërore, pa dokumente e kosto shtesë. Nga ndryshimet ligjore përfitojnë të gjithë ata që kanë punuar në ish-ndërmarrjet bujqësore, ish-kooperativat bujqësore apo ish-ndërmarrjet shtetërore nga mosha 18 vjeç deri në momentin kur janë shuar ish-kooperativat dhe ish-ndërmarrjet shtetërore. Sipas ministrit të Ekonomisë, Blendi Gonxhe, nga ky ligj parashikohet të përfitojnë rreth 30 mijë qytetarë. Sipas tij, me këtë nismë, qeveri apo korrigjon një padrejtësi historike. “Jemi duke korrigjuar një padrejtësi historike dhe me aksionin kundër informalitetit në tregun e punës, jemi duke…
Nesër e shtunë 1 shkurt, vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm, me mbizotërim të kthjellimeve megjithatë nuk do të mungojnë alternime të herëpasherëshme me vranësira të mesme dhe të larta, kryesisht në relievet malore të vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, ditën e diel, moti do të jetë fillimisht me kthjellime, më pas vranësira në shtim të cilat do të pasohen me reshje shiu gjatë orëve të mesditës, duke filluar prej vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin. Reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra. Në…
Në një sfidë të re nga Vëllai i Madh, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Albania duhet të tregonin dy të vërteta dhe një gënjeshtër, dhe banorët e tjerë duhej të gjenin se cila ishte gënjeshtra. Kur ishte radha e Aldos, ai përmendi disa ngjarje interesante, por natyrisht, njëra prej tyre ishte e rreme. Aldo tha: “Kam bërë falsifikime. Deri në moshën 25 vjeçare kam dalë vetëm me bionde. Kam qenë në lidhje me dikë nga Big Brother VIP Albania 4”. Pas këtyre deklaratave, banorët filluan të mendojnë dhe të analizojnë, për të zbuluar gënjeshtrën. Laerti hodhi poshtë mundësinë…
Një moment i mbushur me humor dhe të qeshura ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorët janë përballur me një sfidë të veçantë, ku secili duhej të tregonte dy të vërteta dhe një gënjeshtër, ndërsa të tjerët do të tentonin të gjenin se cila ishte gënjeshtra. Sfidën e hapi G Bani, i cili lexoi deklaratat e tij: “Kam punuar me paketim në fabrikë mishi. Kam punuar shef kuzhine në restorant italian. Kam diplomë për pilot avioni”. Banorët e zbuluan shpejt se gënjeshtra ishte që G Bani kishte diplomë për pilot avioni. Pas tij, Roza mori letrën…
DCIM100MEDIADJI_0484.JPG Një ditë e më parë, nëse i ka ngelur pak njerëzi dhe keqardhje për qytetarët dhe pacientët, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duhet të shkarkojë drejtoreshën e Klinikës për fëmijë “Kozle” dhe menjëherë më pas të jep edhe vetë dorëheqje. Çdo ditë e më tepër po dëshmohet se Taravari është ministri më i paaftë i shëndetësisë në historinë e Maqedonisë, ndërsa pasojat e kësaj po i paguajnë shtrenjtë qytetarët, stafi shëndetësor e madje edhe kategoria më e ndjeshme, fëmijët të cilët në vend të trajtimit gjejnë vdekjen në klinikat shtetërore. Paaftësia, dështimi dhe narcizoizmi i drejtoreshës së Kozles dhe…
Reperi i njohur Gjesti po kalon një periudhë të vështirë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania (BBVA), duke vazhduar të vuajë dënimin e tij të izoluar në “shpellë”, së bashku me Rozanen, G Banin dhe Klajdin, pa pasur mundësi të ketë kontakt me banorët e tjerë të shtëpisë. Kjo situatë e krijuar ka shpërthyer së fundmi në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medieve sociale. Së fundmi, ka qenë Egli ajo që ka shkuar deri te dera e Gjestit, duke i trokitur dhe kërkuar që ai t’ia dëgjonte zërin, një gjest që duket se kishte për…

