Dy shqiptarët, Jenis Tulja 44 vjeç dhe Mirjan Guveli 45 vjeç, të cilët u arrestuan tre ditë më parë nga policia e Greqisë, dolën sot para Gjykatës në shtetin fqinj. Ata u arrestuan më 27 janar, pasi akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e bashkatdhetarit të tyre, Irakli Davella, ngjarje e ndodhur më 15 dhjetor 2024, ku mbeti i plagosur miku i viktimës, Edi Lolo. Burime bëjnë me dije se sot gjatë gjyqit dy të akuzuarit për atentatin ndaj shqiptarit mohuan përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli Ata nuk pranuan të jepnin dëshmi të plota sot,…
Author: almakos
Detaje të reja janë zbaardhur lidhru me ngjarjen e rëndë të ditës së sotme, ku një pacient 65 vjeçar, Kujtim Mero, tentoi të digjte veten dhe repartin e dializës së spitalit të Korçës. Mero, hyri brenda ambienteve të këtij shërbimi me një bidon benzinë duke kërcënuar se do t’i vinte flakën vetes dhe repartit. Për fat të mirë ngjarja u parandalua pa shënuar dëme materiale apo pasoja në njerëz. Por si arriti pacienti deri në këtë akt? Grupi hetimor sqaron se 65 vjeçari Kujtim Mero është problematik dhe herë pas here ka patur momente konflikti me stafin mjekësor. Sipas te njëjtave…
Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore po prek ndjeshëm xhepat e qytetarëve dhe njëkohësisht ka krijuar pakënaqësi të gjerë. Për nesër është paraparë realizimi i nismës qytetare për të bojkotuar marketet, iniciativë kjo e cila përkrahet edhe nga funksionarë të lartë. Aot, qytetarët e intervistuar nga Televizioni SHENJA kanë shprehur revoltën duke theksuar se kjo situatë po kalon çdo kufi. Një qytetar ka thënë se e përkrah bojkotin, por mendon se përsëri kjo është e kotë pasiqë siç thotë ai, tregtarët e mëdhenj janë të lidhur me Qeverinë. Qytetari “Po do t’i bojkotojmë, e tepruan, përkundër standardit me 400 euro…
Sot gjatë ditës është përfolur se Xheneta Fetahu do të hyjë këtë të shtunë në Big Brother Vip Albania. Pas këtij lajmi ka pas një reagim nga Xheneta. Ajo as nuk e ka mohuar as pohuar, derisa ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që ka marrë gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother Vip Kosova. Se a do të hyjë Xheneta në BBVA të shtunën mbetet të shihet. Ky është postimi i saj i plotë: “Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo…
Presidenti Bajram Begaj, përmes një kërkese drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkon mbarimin e mandatit të anëtares së këtij institucioni, Sonila Bejtja. Kërkesa e presidentit: Gjykata Kushtetuese ka marrë në datën 23.12.2024 vendimin për deklarimin e mbarimit të mandatit për Gjyqtaren Kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, me qëllimin për të mbrojtur dhe për të bërë të mundur përtëritjen e pjesshme të Gjykatës në intervale 3-vjeçare, sikurse kërkohet nga Kushtetuta. Gjyqtarja Zaçaj u emërua në detyrën e Gjyqtarit Kushtetues në janar të vitit 2023, me një vonesë prej gati 6 vitesh nga momenti i krijimit të vakancës, shkaktuar nga rrethana të njohura dhe të…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka marrë vendimin për të lënë në regjimin 41 bis shtetasin Sokol Mjaçaj, i cili vrau në burg Arben Lleshin. Mjaçaj kërkoi që të dilte nga regjimi 41 bis, por kjo gjë nuk u pranua nga GJKKO-ja. “Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjaçaj me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 619, datë 11.12.2024, të Ministrit të Drejtësisë “Për zgjatjen e periudhës së regjimit të posaçëm në instuticionin e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë, për një afat 1 (një) vjeçar, për të burgosurin Sokol Mjaçaj””, argumenton GJKKO-ja. Si ndodhi ngjarja Mesditën…
Xheneta Fetahu ka reaguar për herë të parë pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 3. Finalistja e këtij formati ka gjetur kohë për të shprehur një falënderim për të gjithë ata që e kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Ajo theksoi se ka nevojë për pak kohë pasi nuk është e gatshme akoma që të dalë në ndonjë intervistë. Më poshtë lexoni reagimin e plotë: “Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që më mbështetën gjatë gjithë kohës në Big Brother Kosova. E veçoj familjen time, shoqërinë time besnike dhe çdo individ që ka shprehur dashuri dhe kujdes për mua. Përkrahja…
Deputetja e Frontit Evropian, Arbana Pasholli i është drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, duke thënë se ai së bashku me udhëheqësit tjerë nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për zv/kryeministrin Ivan Stoilkoviq dhe qëndrimet e tij karshi Kosovës.“Do isha ndjerë shumë keq dhe s’do ta kisha pranuar asnjëherë që si ju bashkë me udhëheqës tjerë të koalicionit VLEN të uleni në po të njejtat karrike ku e keni edhe zotri Stoillkoviq, i cili…Kosovës të cilës ju i thirreni si një vend i dashur dhe që keni një bashkëpunim të thellë edhe me zotri Kurtin, po ai zotri Stoillkoviq e quajti…
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me nderime për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare dhe u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë. “Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, Kryepeshkopi Anastas kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri, në paqen dhe miqësinë mes popujve të rajonit…
Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Këlcyrës mesditën e sotme, në rrugën kombëtare Këlcyrë-Përmet, ku një mjet tip Opel ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor. Raportohet se si pasojë e përplasjes është plagosur shoferi i automjetit, i cili ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. Zjarrfikësit e Këlcyrës, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, kanë ndërhyrë për të shmangur një rrezik të mundshëm shpërthimi, pasi automjeti ishte…
Njoftimi I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.17 të vitit 2024 dhe ka dorëzuar në Gjykatën Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin në gjyq në ngarkim të 3 të pandehurve: Endri Ngresi, punonjës i ASHK Fier, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259, paragrafi 2, i Kodit Penal. Ardjan Kumanaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në…
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot në takim me gazetarët tha se ai nuk ka ingerenca të propozojë kryetar të ri për Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Gashi theksoi se ai vetëm mund të caktojë deputetin që do të udhëheq me seancat në Komision. “Sa i përket asaj që është sjellë në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, ju referoj në Rregulloren e Punës, nenet 126 dhe 114, të cilat i zgjidhin këto situata kur nuk ka kryetar të Komisionit, do ta përcaktojë Presidenti, do të thërrasë. një deputet që të thërrasë seancat për disa ligje në…

