Protestuesit kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në rrugën Mine Peza ku mbahen disa protestues të ndaluar.
Marshimi ka vijuar me thirrjet “Nuk jeni vetëm”,”Lironi shqipet”, “Gjithë Shqipëria është me ju”, “Skeni pranga per te gjithe”, kanë vijuar qëndresën e tyre të Blloku i sigurisë në mbështetje të protestueve.
Sot bëhen 108 ditë nga revolta kundër qeverisë. Një protestë që vijon prej më shumë se 3 muajsh, ndryshe nga çdo protestë që ka pasur më parë.
Qytetarët shprehen të vendosur se nuk heqin dorë nga protesta deri në largimin e Ramës. Ndërsa nuk i kursejnë akuzat edhe ndaj opozitës. Gjithashtu i bëjnë thirrje edhe SPAK të të arrestojë të korruptuarit.
The post “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”/ Protestuesit ‘zbarkojnë’ te Blloku i Sigurisë: Lironi shqipet! Gjithë Shqipëria është me ju appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



