Author: almakos

Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, atmosfera u bë më e nxehtë dhe plot batuta kur Gjesti, Gerta dhe Egli filluan një bisedë të mbushur me humor dhe ngacmime. Biseda, e mbushur me ironi, mori një drejtim të veçantë kur Gerta e ngacmoi Egli-n për marrëdhënien e Gjestit me Loredanën së fundmi. Gjesti, nga ana tjetër, dukej tepër konfuz duke shprehur se nuk ishte i sigurt se nga erdhi kjo ide pasi nuk ka asgjë me Loredanën veçse mund të flasë ndonjëherë, e këto i duken tentativa të kota për të bërë Eglin xheloze. Mes këtij dialogu…

Lexo më Shumë

BIRN/ Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të hënën nga SPAK me akuzat për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive dhe OJF-ve të lidhura me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh prej më shumë se 1 milion euro. Në një ndryshim të menjëhershëm të kursit ndaj veprimeve të organeve hetimore, Rama ka kaluar nga ‘no comment’ në akuza të drejtpërdrejta ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke e konsideruar arrestimin e Veliajt si antikushtetues dhe akuzat ndaj tij si ‘roman…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje (10 shkurt) punonjësit e policisë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme, duke marrë masa në përputhje me ligjet për sigurinë në qarkullimin rrugor dhe për automjetet, kanë lëshuar gjithsej 909 urdhërpagesa për shkak të shkeljeve në trafik në të gjithë territorin e shtetit. Nga MPB thonë se njëkohësisht gjatë ditës së djeshme janë lëshuar 451 urdhërpagesa të lëshuara.“Në kuadër të kontrolleve, pjesa më e madhe e shkeljeve ka të bëjë me mosrespektimin e normave për tejkalimin e shpejtësisë – 270, si dhe parkimin e paligjshëm – 222. Ndërkohë, menjëherë pas këtyre parregullsive fshihen shkeljet…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi kanosën me armë zjarri, xhaxhanë e tyre, që të tërhiqte kallëzimin e bërë për ta. Gjithashtu, dyshohet se dy vëllezërit kanë kanosur dhe babanë e tyre. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik që dyshohet se është përdorur për kanosjen. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosën me armë zjarri, xhaxhanë e tyre,…

Lexo më Shumë

Kreu demokrat, Sali Berisha, ka komentuar vënien nën hetim nga SPAK, të deputetes socialiste Klotilda Bushka, në kuadër të hetimeve që po kryhen për kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj. Berisha tha se e ka denoncuar me qindra herë, ndërsa thekson se deputetja ka propozuar me amendament oral që inceneratorit të Tiranës t’i shtoheshin 500 milionë lekë. Sali Berisha: E kam denoncuar unë para, e kam denoncuar me dhjetëra herë unë. A e dini çfarë është kjo Bushka ju? Kjo ngrihet vitin e kaluar në Parlament, në një rast historik, propozon t’i shtohet 500 mln lekë djegësit të Tiranës. Por Kushtetuta…

Lexo më Shumë

“Është mirë që u mbajt debat publik ku ekspertët dhanë mendimin e tyre se si të rritet siguria në komunikacion, pas rastit tragjik të vrasjes së Frosna Kulakova e cila humbi jetën në Shkup. Përgjigja është që institucionet të forcojnë sistemin, parandalimin, kontrollin, jo selektivitetin, ta bëjnë “safe city” funksional, por edhe të ndikojë në ndërgjegjësimin e publikut”. Këtë e tha deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski. Ai theksoi se siguria në komunikacion dhe siguria e përgjithshme janë përgjegjësi e të gjithëve. “Këto tema nuk duhet të politizohen. LSDM ka qëndrim të qartë dhe ne jemi konstruktiv dhe do të pranojmë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka hedhur dritë mbi situatën politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke paralajmëruar mundësinë që Fatmir Limaj të bëjë një lëvizje të guximshme, duke lënë pas Ramush Haradinajn dhe bashkëpunuar me Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re. Lladrovci, i ftuar në emisionin Klan Kosova, shprehu mendimin se PDK-ja nuk do t’i bashkohet LVV-së nëse kjo e fundit nuk arrin shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë. Ai theksoi se situata politike në vend është e ndërlikuar dhe se çdo vendim do të varet nga rezultatet e fundit të zgjedhjeve. “Unë nuk besoj që…

Lexo më Shumë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë masa të ashpra ndaj subjekteve politike që kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, duke ndarë gjoba të konsiderueshme. Në vendimet e fundit të publikuara më 10 shkurt 2025, PZAP ka vendosur të shqiptojë gjoba gjithsej rreth 10 mijë euro për disa nga partitë kryesore politike në Kosovë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Lëvizja Vetëvendosje, si partia e cila merr më shumë gjoba, është ndëshkuar me 7 mijë euro. Kjo ndihmoi që disa ankesat e paraqitura nga PDK të rezultonin…

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shprehu ngriti sot pikëpyetje ndaj Prokurorisë së Posaçme pas arrestimit të djeshëm të kretarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, dhe lënies në arrest shtëpie të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Të dy dyshohen për korrupsion në 9 raste e pastrim parash, ndërsa zonja Xoxa dhe për mosdeklarim të pasurisë. Zoti Rama foli për frikësim të dëshmitarëve nga ana e hetuesve, ndërsa e cilësoi të “çuditshëm” hetimin ndaj kryebashkiakut. Në bashkëbisedimin e tj me komentuesit në rrjetet sociale, zoti Rama deklaroi se zgjedhja për të mos komentuar veprimet e institucioneve të drejtësisë, nuk mund të…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë Jozefin Marku. Këngëtari dhe ish-banori i këtij edicioni, u përjashtua me zarf të zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother. Ai bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së tij brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për videot më të spikatura gjatë 24-orëve të fundit në shtëpinë e BBV-së. Në lidhje me këto ditë pas daljes së tij, për shkak të gjuhës së përdorur, Jozi u shpreh se fjalët e drejtuara kundrejt Gjestit nuk ishin në atë kuptim, aq më…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Paris me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, në kuadër të një vizite që është duke zhvilluar në kryeqytetin e Francës, me ftesë të homologut të saj, Emmanuel Macron, për pjesëmarrje në një samit botëror për inteligjencë artificiale. Përmes një komunikate për media, Presidenca ka thënë se Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për aleancën e Kosovës me SHBA-në, “duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët”. Më herët gjatë këtij muaji, Osmani ka zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë amerikanë dhe kongresistë në Uashington. Ajo…

Lexo më Shumë