KSHPK ka kontrolluar gjendjen faktike dhe ka vërtetuar se gjithçka është pastër me pronën e raportuar të Filipçes dhe po ashtu ka mbyllur rastin. Ky kontroll erdhi pas akuzave të VMRO-DPMNE-së për pronën e Filpçes se ai ka banesa dhe pasuri të padeklaruara.
Author: almakos
Dy persona kanë mbetur të lënduar pasi mbrëmë me veturë kanë rënë në lumin Vardar në fshatin Çellopek. Njëri nga të lënduarit është shoferi i veturës, ndërsa tjetri është një pasagjer që ndodhej në veturë. Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në rrëshqitjen e veturës dhe rënien e saj në lumin Vardar/Telegrafi MARKETING
Identifikohet, pas një hetimi 1-mujor me metoda speciale, dhe vihet në hetim një i mitur si autor i dyshuar. Sektori i Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, Dega Vlorë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The Açountant”. Ky operacion u zhvillua pas një hetimi intensiv njëmujor, të ndjekur me metoda speciale hetimi, në kuadër të goditjes së krimeve kibernetike. Si rezultat i hetimeve, u dokumentua veprimtaria…
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka konfirmuar se ka edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan. I ndjeri, i cili po trajtohej në Lituani, kishte 40 përqind djegie dhe më 1 prill, veshkat i kishin pushuar së funksionuari. Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për Aleksandar Karadakoski, menaxher i diskotekës “Pulse”, raporton SHENJA. Ky pacient ishte një nga katër pacientët që ishin në gjendje kritike. “Prej 1 prillit i kanë pushuar së funksionuari veshkat, praktikisht është vënë në dializë. Fatkeqësisht sot në mëngjes mora lajmin e keq se ai kishte ndërruar jetë. Le të shpresojmë që të tjerët që janë në…
Arsyeja kryesore pse Maqedonia e Veriut po përballet me tarifa më të larta nga SHBA-të, sipas VLEN-it nuk ka të bëjë vetëm me faktorë ekonomikë, por mbi të gjitha me prishjen e imazhit të shtetit në arenën ndërkombëtare. !Kjo prishje e imazhit është rezultat i drejtpërdrejtë i keqqeverisjes dhe skandaleve të ish pushtetit, duke përfshirë edhe funksionarët e BDI-së, të cilët sot ndodhen në listën e zezë amerikane, që nuk janë të vetëm bashkë me ta janë edhe keqpërdërues nga kampi maqedonas. Këta faqezinjë që sot janë bashkë në listën e zezë amerikane i ka bashkuar korrupsioni në bashkëpunimin për…
Modelja dhe influencuesja e njohur Arbenita Ismajli ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të ëmbël me vajzën e saj gjatë një vizite në Dubai. Në një postim të fundit në Instagram, Arbenita shihet e veshur me një fustan elegant të zi, ndërsa vajza e saj ka zgjedhur një veshje të bardhë klasike me detaje të zeza. Të dyja, të kapura për dore, shkëmbejnë një puthje të përzemërt, duke shfaqur një moment të dashurisë së pastër mes nënës dhe bijës. Duke qenë një figurë e njohur në botën e modelingut dhe rrjeteve sociale, Arbenita shpesh ndan momente nga jeta…
Mark Antony Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. Më pas, Mark Antony Samson mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, ndërsa ende nuk dihen arsyet pasi thuhet se çifti ishin ndarë. 20 orë ose edhe më shumë, pjesërisht të mbuluara me mister, por…
Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK për kultivim droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Blutë informojnë se gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet një pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u arrestuar edhe shoferi i mjetit ku ndodhej Altin Morina, 25-vjeçari me iniciale E. H., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin…
Bashkimi Demokratik për Integrim pyet se si është e mundur që një takim liderësh për të ashtuquajturën “marrëveshje të re shoqërore” të mbahet mes partisë së parë dhe asaj të tretë në zgjedhje. Nga kjo parti vënë në pikëpyetje nëse përkatësia etnike është kriteri për të marrë pjesë në këto negociata, në vend të legjitimitetit demokratik. Në vijim po e përcjellim të plotë reagimin e BDI-së: A do të thotë kjo se po vendoset një praktikë e re e modelimit njëetnik të shtetit, ku shqiptarët dhe komunitetet e tjera reduktohen në spektatorë?A është “marrëveshja e re shoqërore” një vazhdimësi e…
Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Xheneta Fetahu, po shndërron karrierën e saj si opinioniste në Shqipëri, duke u bërë gjithnjë e më aktive në mediat sociale dhe duke ndarë momente nga jeta e saj përditshme. Vitet e fundit, pas përfundimit të reality show-t, Xheneta ka njoftuar fansat e saj për zhvillimet në jetën e saj profesionale dhe personale. Duke ndarë foto dhe video nga përditshmëria e saj, ajo ka arritur të mbajë një lidhje të ngushtë me ndjekësit e saj, duke treguar aspekte të ndryshme të jetës së saj pas BBVA. Një nga momentet më të spikatura të…
Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian ka paralajmëruar shqyrtimin e mjeteve alternative për të nxitur Kosovën dhe Serbinë drejt normalizimit të marrëdhënieve. “Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm për dialogun, Peter Sorensen, në ditët në vijim”, theksoi Kaja Kallas teksa u shpreh se BE-ja është e angazhuar për përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kjo deklaratë u bë gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë (REL), duke ilustruar angazhimin e Bllokut Evropian në zgjidhjen e tensioneve historike mes Kosovës…
Policia ka ndaluar 50-vjeçarin e shpallur në kërkim për importin nga Brazili të mishit të pulës me slamonelë, që ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në vend. Pas konsultimit me prokurorin, njofton policia, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia. Autoriteti Kombëtar i…

