CHARLES SMITH, GJYKATËS
“Trupi gjykues ka vendosur: Dënim me 15 vite burgim për krime të luftës së arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbritrar që është pika tre, dënim për 4 vjet burgim për krimin e luftës për trajtim mizor, dëmim për 20 vite burgim për krimin e luftës së tortures dhe dënim me 23 vite burgim për krimin e luftës për vrasjen e paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me një dënim të njëhësuar me 25 vjet burgim, në të cilin llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”.
Të njëjtin fat e pat edhe Jakup Krasniqi, i cili po ashtu u dënua me 25 vjet burgim.
CHARLES SMITH, GJYKATËS
“Trupi gjykues ka vendosur dënim për 15 vite burgim për krimin e luftës për arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, dënim me 4 vjet burgim për krimin e luftës për trajtimin mizor, dënim me 20 vjet burgim për krimin e luftës të tortures dhe dënim për 23 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjëshme. Trupi gjykues ju dënon me një dënim të njëhësuar me 25 vjet burgim, në të cilin llogaritet koha e kaluar në paraburgim”.
Ndërkohë, Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burg, ndërsa Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burg.
Megjithë dënimet e rënda të shqiptuara, në Hagë është theksuar saktë se UÇK-ja nuk ka kryer krime të luftës e as krime kundër njerëzimit.
Gjykatësi Smith ka sqaruar se Gjykata trajton vetëm pretendimet për krimet që janë kryer kundër serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës nga disa anëtarë të UÇK-së, dhe nuk ka të bëjë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe as synimin e saj për një Kosovë të pavarur.
CHARLES SMITH, GJYKATËS
“Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me UÇK-në dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me vlerësimin e përgjegjësive të njërës palë kundër palës tjetër. Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me krimet që padyshim forcat dhe paramilitarët serbë kryen kundër shqiptarëve të Kosovës”.
Gjatë leximit të aktgjykimit, trupi gjykues tha se ishte provuar vrasja e 96 personave dhe ndalimi arbitrar i 385 personave, si dhe raste torture dhe trajtimi mizor. Gjykata tha se nuk u provua ekzistenca e një sulmi të përhapur dhe sistematik ndaj popullsisë civile, në kuptimin e akuzave për krime kundër njerëzimit. Katër ish-drejtuesit e UÇK-së, gjatë gjithë procesit, i kanë mohuar akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.
Samir Mustafa /SHENJA/
The post (VIDEO) Specialja dënoi me 81 vjet burg në total katërshen e ish- UÇK-së appeared first on TV-SHENJA.



