Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka zhvilluar sot takim pune me një delegacion nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup, Sofia Filipidu. Ambasadorja është shoqëruar nga Dimitris Kairidis, ish ministër i migracionit dhe azilit dhe atasheu i policisë së Republikës së Greqisë në vend, Dimitrios Liaskos. Në takim, zëvendësministri Iseni nënvizoi rëndësinë, por edhe përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si në nivel strategjik ashtu edhe në atë operacional, duke theksuar se vetëm me forca dhe vullnet të përbashkët mund të arrijmë sukses dhe…
Author: almakos
Big Basta dhe Vesa Luma, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, po flitet se po kalojnë një krizë. Thashethemet nisën të marrin vrull pas futjes së Big Bastës në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa. Por ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë. “Djalin”,- u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana “Vetëm për djalin?” shtoi “Edhe familjen”, pa e përmendur fare Vesën. Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë…
Kreu i partisë “Balli Kombëtar”, Adriatik Alimadhi ka reaguar lidhur me shoqërimin e tij në polici. Ai u ndalua nga policia teksa ndodhej në lokalin e vëllait të tij. Sipas policisë së Tiranës, Alimadhi u shoqërua në polici për shkak të veprës penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. “Ky shtetas dyshohet se, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal në rrugën e “Dibrës”, me qëllim verifikimin e informacionit se në këtë ambient ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit dhe basteve sportive, ka refuzuar të zbatojë urdhrat e punonjësve të Policisë, duke i…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në shoqërinë e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, zhvilluan një takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. Takimi u bë i ditur nga vetë Taravari, i cili publikoi një fotografi nga momenti i takimit me presidentin Begaj. Në postimin e tij, Taravari shprehu falënderimin për mikpritjen dhe theksoi: “Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ASH-së, Blerant Ramadani, kisha një takim vëllezëror me presidentin Bajram Begaj! Faleminderit, z. President!” MARKETING
Nëna e palestinezes, Rayyan Alwan e cila u vra në Tiranë nga babai i saj, Fadi Alwan që më pas u arratis në drejtim të Libanit, pritet të vijë në Shqipëri. Ajo ka marrë kontakt me autoritetet policore në vend dhe konfirmuar se do të udhëtojë drejt vendit tonë, për të dëshmuar lidhur me vrasjen e vajzës së saj 24-vjeçare, raporton gazetarja Klodiana Lala. Burime pranë policisë së Tiranës, thanë se pavarësisht kësaj, deri në këto momente, ajo apo pjesëtarë të tjerë të familjes nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen e trupit të pajetë të vajzës 24-vjeçare e cila vijon…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme dhe rastet e tilla menjëherë të denoncohen në polici. “Gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga qytetarët janë denoncuar disa vepra penale të ‘mashtrimit’, të cilat janë kryer ndaj personave të moshuar. Autorët mashtrojnë njerëzit duke i telefonuar dhe duke u paraqitur si zyrtarë, zakonisht nëpunës policorë, dhe u kërkojnë mjete financiare për të liruar nga ndjekja penale fëmijët ose nipërit e tyre, të cilët dyshohet se pak para thirrjes kanë pësuar një aksident…
Kida sot ka humbur një person të dashur për të, shkruan Kosovarja. Këngëtarja, e njohur për emocionet e saj dhe lidhjen e veçantë me ndjekësit, ka ndarë dhimbjen me ta përmes rrjeteve sociale, duke postuar një instastory prekës ku shpreh ndjenjat e saj më të thella. “Xhevdo, qashtu te kam thire ton jeten,” shkruan ajo, duke e përshkruar një marrëdhënie të thellë, plot dashuri dhe mbështetje. Çdo fjalë e saj reflektoka një dhimbje të madhe, siç e tregon komenti i saj te ndarë: “Skom fjale me pershkru dhimbjen per ty kete moment.” Kida e cila është njohur jo vetëm për…
Policia ka arrestuar një 57-vjeçar të dënuar nga GJKKO me burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve. 57 vjeçari me iniciale V.T., banues në fshatin Gurrë, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End” Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës…
Nga ana e Departamentit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB janë bërë kontrolle pas publikimit të një video incizimi në rrjetin social Fejsbuk më 4 prill 2025. Në video shihet se si një grup qytetarësh kërkojnë nga një polic i cili operon me automjetin special “karrotreci” për ta larguar automjetin “porshe kaen” më targa të Shkupit, pasi është parkuar në një shteg biçikletash. Siç njofton MPB, zyrtarë policorë nga OVKKIPS kanë kryer kontrolle në OBPS Shkup dhe kanë konstatuar se janë kryer kundërvajtje për parkim të gabuar të kryer nga drejtuesi i veturës së pasagjerëve…
Autobusi me pasagjerë i linjës Sarandë-Tiranë, ka marrë flakë në ecje, sot rreth orës 11:40. Foto ilustruese Policia e Delvinës bën me dije se autobusi me udhëtarë ka marrë flakë pranë tunelit të Sakicës. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në motorin e autobusit. Për fat të mirë nga zjarri nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve materiale. Njoftimi policisë Delvinë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë, i linjës Sarandë-Tiranë, me drejtues shtetasin G. A. Si…
Ilir Meta, nga qelia ku ndodhet prej disa muajsh, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë numri 1 në fletë “që të jeni të parët në çdo vendim të Qeverisë të re”. Meta u shpreh se me ardhjen në pushtet të aleancës Shqipëria Madhështore do të ndryshohet Kodi Elektoral që listat të jenë të hapura. Deklarata e plotë e Ilir Metës: Të dashur miq! Të dashur qytetarë! Edhe 35 ditë na ndajnë nga 11 Maji. 12 vjet është koha shumë e gjatë për një vend, i cili ka humbur gati një milion qytetarë aktivë. 12 vjet dhe jemi jo vetëm…
Është publikuar një video ku shfaqet momenti kur tiktokeri i njohur Rasim Avdyli sulmohet brutalisht nga tre persona brenda një WC-je publike në Gjermani. Në pamjet e rënda, Rasimi shihet i pambrojtur teksa fillon të mbrohet. Videoja është bërë virale në rrjete sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe opinioni publik. Rasim Avdyli është një figurë e njohur në TikTok, me mijëra ndjekës që e ndjekin për përmbajtje satirike dhe humoristike. Pas publikimit të videos, shumë ndjekës kanë shprehur shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore, e cila ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

