Author: almakos

Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po shfaqin një tendencë ngadalësimi në muajt e parë të këtij viti, duke reflektuar indirekt se valës së re të emigracionit po i vjen kulmi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 251 milionë euro në janar-mars 2025, me një rritje prej 3.7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020. Në tremujorin e parë 2024, paratë që emigrantët sjellin në shtëpi ishin…

Lexo më Shumë

Shërbimi i famshëm i ChatGPT nga OpenAI po përballet me një krizë të dukshme pasi qindra përdorues po raportojnë “mesazhe gabimi” dhe probleme me performancën. Një alarm i dukshëm u ngjall mëngjesin e së martës, kur Downdetector filloi të regjistrojë një numër të lartë të ankesave nga përdoruesit anembanë botës. Pronësia e platformës, që ofron biseda inteligjente dhe ndihmë për një sërë aplikacionesh, vuri re se çështjet filluan rreth orës 3 të mëngjesit ET, me shumë rajone që u prekën nga mungesa e funksionit. FAQ-ja e statusit të OpenAI konfirmoi se një numër i konsiderueshëm i përdoruesve filluan të përjetonin…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se është vazhdimisht në komunikim me prindërit, por se nuk dëshiron ta përdorë këtë për PR dhe shfrytëzim mediatik, duke zbuluar se tashmë ka qenë në Koçan, ku është takuar me disa nga prindërit e viktimave në diskotekën “Puls”. “Ajo që mund të bëj si ministër dhe ajo që jam i detyruar ta bëj, do ta bëj, por nuk do të përfitoj nga kjo në media. Pati shumë biseda, pati biseda shumë konstruktive me ata prindër”, deklaroi Toshkovski, në një intervistë për RTVM. Duke folur për zjarrin në diskoteken e Koçanit, Toshkovski…

Lexo më Shumë

Është mbyllur në orët e mbrëmjes së të martës dëshmia e 43-vjeçarit shqiptar, babai i foshnjës 5 muajshe që humbi jetën në ishullin e Parosit. Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik grek dhe komunitetin lokal. Prokuroria greke ka ngritur akuza ndaj prindërve për veprën penale “ekspozim i fëmijës që solli vdekjen”, megjithatë babai është lënë i lirë, me kushtin e vetëm që t’i ndalohet dalja jashtë Greqisë, sipas deklaratës së avokatit mbrojtës, Konstantinos Dokimakis. Sipas burimeve hetimore, është përjashtuar mundësia e një krimi me dashje, ndërsa dyshohet fort se fëmija ka humbur jetën për shkak të ekspozimit të zgjatur në…

Lexo më Shumë

Elona Gjebrea, ka folur në emisionin “Log.” në News24 për sfidat demografike që po përjeton Shqipëria, duke theksuar se emigracioni nuk është faktori i vetëm që ndikon në shpopullim. “Në një vend të vogël si Shqipëria, Tirana është joshëse për fuqinë punëtore dhe për mundësitë që ofron, por duhet të mendojmë për politika që nxisin zhvillimin edhe jashtë kryeqytetit,” tha Gjebrea. Ajo përmendi ndikimin që kanë pasur zhvillimet e reja në turizëm dhe infrastrukturë, duke theksuar se këto faktorë mund të ndihmojnë në zhvendosjen e vëmendjes nga Tirana dhe në përmirësimin e shpërndarjes së popullsisë. Sipas saj, politika të tilla…

Lexo më Shumë

Emisioni investigativ “Në Shënjestër” ka publikuar detaje nga dosja hetimore ku zbulohet roli i Voltan Xhanit, një nga djemtë e Petrit Xhani, personi me të cilin kishte konflikt të vjetër biznesmeni i ekzekutuar në janar të këtij viti Bujar Nasufi. Sipas të dhënave të grupit hetimor, Voltan Xhani është një nga personat e dyshuar se ka siguruar kushtet për të ekzekutuar në Shkodër, Elis Rroshkodolin, hetime të cilat sot i ka marrë në duar SPAK. Ku menjehërë pasi Forcat Operacionale arrestuan në Gjirin e Lalzit, Voltan Xhanin, Prokuroria Shkodër, ia kaloi çështjen Prokurorisë së Posaçme pasi ka zbuluar se atentati…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se shumica e eurodeputetëve, mbi të gjitha ata që qëndrojnë për vlerat e vërteta evropiane, i dhanë një shans Propozim-raportit për vendin, votimi i të cilit Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) më 4 qershor u prolongoi për më 24 qershor. Nëse nuk votohet edhe atëherë, theksoi Mickoski, atëherë qytetarët e Maqedonisë duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk bëhet fjalë për vendosjen e disa qindra qytetarëve me vetëdije bullgare në Kushtetutë, por se problemi është identiteti i veçantë maqedonas dhe gjuha maqedonase. “Shumica e eurodeputetëve, ata që me të vërtetë përfaqësojnë…

Lexo më Shumë

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, ku së fundmi është hapur gara për drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas gazetarit Igli Çelmeta, se në total janë shpallur vendet vakante për pesë poste drejtuesish. Në këtë raund përfshihen Komisariati nr.2 në Tiranë dhe Komisariati i Himarës, pas dorëheqjeve të paraqitura nga drejtuesit aktualë. Ritvan Pali, shefi i Komisariatit nr.2, dha dorëheqjen disa javë më parë, pas arrestimit të ish-efektivit Altin Morina, megjithatë deri më sot ka vijuar të qëndrojë në detyrë. Ndërkohë, Neritan Buzi, shefi i Komisariatit të Himarës, ka dhënë dorëheqjen vetëm disa ditë më parë. Përveç tyre, gara…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në një shkollë në Graz të Austrisë, ku humbi jetën Lea Ilir Bajrami, ka reaguar familja e saj. Muhabi Bajrami, familjar i të ndjerës, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për humbjen e mbesës së tij, duke e përshkruar këtë moment si jashtëzakonisht të rëndë për familjen. “Me zemër të thyer dhe me dhimbje të madhe njoftojmë familjarët, miqtë dhe të afërmit se mbesa jonë, Lea Ilir Bajrami, humbi jetën tragjikisht në sulmin e ndodhur në Graz të Austrisë. Lutemi për shpirtin e saj dhe shprehim falënderime për të gjithë ata që ndajnë dhimbjen…

Lexo më Shumë

Një tragjedi e rëndë ka goditur qytetin e Grazit në Austri, ku një sulm me armë zjarri në një shkollë të mesme ka lënë të paktën 10 persona të vdekur, përfshirë autorin e krimit. Ndër viktimat fatkeqësisht është edhe një vajzë nga Kosova. Lajmin për përfshirjen e një shtetaseje kosovare në mesin e viktimave e ka konfirmuar gazetari kosovar Vehbi Haliti, i cili jeton dhe vepron në Graz. Në një prononcim për Frontal të T7, Haliti tha se vajza ishte bija e një anëtari të kryesisë së Unionit Humanitar në Graz. “Fatkeqësisht po them se është e saktë. Është një…

Lexo më Shumë

Guardia di Finanza ka sekuestruar 25 kilogramë lëndë narkotike me një vlerë mbi 2.5 milionë euro gjatë një operacioni në Perugia, ku ra në pranga një shqiptar, i dyshuar si pjesë qendrore e një rrjeti të strukturuar të trafikut të drogës. Sipas mediave italiane, shqiptarit iu sekuestrua edhe një pistoletë e vjedhur, rreth 56 mijë euro para në dorë dhe pajisje të koduara për komunikim. Pas disa javësh ndjekjeje dhe survejimi, njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare arriti të kapte të dyshuarin pranë një zone karburanti në Foligno. Automjeti në të cilin ai udhëtonte fshihte ne dy ndarje të fshehta, të punuara në mënyrë artizanale…

Lexo më Shumë

Pas humbjes tragjike të 63 të rinjve në zjarrin në diskotekë “Pulse” në Koçan, partia GROM ka reaguar ashpër, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Qeverisë së udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe formimin e një qeverie të re, që do të tregojë më shumë ndjeshmëri ndaj dhimbjes së qytetarëve. GROM propozon që çdo familje e viktimave të kompensohet me nga 500.000 euro, ndërsa të plagosurit të ndahen në kategori sipas dëmtimeve dhe të përfitojnë nga 100.000 deri në 500.000 euro, si dhe ndihmë vjetore për shkak të pasojave afatgjata, njofton SHENJA. Partia kërkon gjithashtu ndjekje penale të të gjithë përgjegjësve…

Lexo më Shumë