Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, është rrëfyer për të dytën herë në Gjykatën e Posaçme, duke dhënë detaje të reja tronditëse për vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur më 27 dhjetor 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Në dëshminë e tij, Tafani ka pohuar se ai dhe bashkëpunëtorët morën 30 mijë euro për të ekzekutuar 35-vjeçarin, shumë të cilën, sipas tij, ua dorëzoi babai i Laert Haxhiut, Qamil Haxhiu. “Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me…
Author: almakos
Dje në pjesën e Prespës të Parkut kombëtar Galiçica u gjetën një predhë artilerie 75 mm dhe një bombë dore, informuan sot nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH). Nga atje u bëjnë apel qytetarëve, në rast se gjejnë municione të pashpërthyera, të mos i kapin ato, por thjesht të telefonojnë në numrin e emergjencës 112, në mënyrë që shërbimet të sigurojnë largimin ose neutralizimin e sigurt të tyre. “Kështu do të mbrohen jetët, si dhe ata që gjejnë armë potencialisht të rrezikshme të mbetura nga luftërat e kaluara”, thotë nga DMSH. Ata shtojnë se granatat e gjetura ishin tashmë…
Një grua shqiptare 41-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt në det në plazhin Karon të Phuket, në Tajlandë, pasditen e djeshme, 10 qershor. Sipas mediave të huaja, shqiptarja është identifikuar si Daniela Idrisi. Ajo kishte hyrë për të notuar në një zonë ku ishin vendosur flamuj të kuq paralajmërues për ndalim noti për shkak të dallgëve të forta dhe erërave të rrezikshme. Pavarësisht paralajmërimeve të shpëtimtarëve dhe sinjalizimeve me bilbil, ajo dhe bashkëshorti i saj me origjinë egjiptiane, Mohammed Abdulkhaliya Hamdi Alsaba, 43 vjeç, ishin futur në det. Shqiptarja së bashku me partnerin e saj, pas një vakti ushqimi, kishin shkuar…
Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu, ka bërë një thirrje të fortë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe institucionet përkatëse, duke kërkuar më shumë angazhim për rastin e bashkëshortit të saj që është arrestuar nga Serbia. Arieta Spahiu, në një intervistë për Televizionin Dukagjini, shprehu shqetësimin e saj për heshtjen e gjatë të autoriteteve lidhur me arrestimin e Arbnorit, i cili po akuzohet për “vra*sje të rëndë” në Bansjka. Ajo theksoi se Arbnori, një ish-pjesëtar i forcave të rendit, ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me radhë dhe tani ka nevojë për mbështetje. „Arbnori ka nevojë…
Dy të kërkuar nga drejtësia shqiptare, të akuzuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, pritet të ekstradohen nga Dubai ditën e sotme. Raportohet se dy personat që do ekstradohen janë Dashnor Dumani (vëllai i vrasësit me pagesë të kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani) dhe Artemis Stafa. Dashnor Dumani është i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe akuzohet nga GjKKO për vrasje e vjedhje me armë. Ndërkohë Artemis Stafa akuzohet nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan” “Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për…
Po shqyrtohen tre propozime të reja në Komisionet Parlamentare që synojnë të përfshihen në Kodin e Punës, me qëllim garantimin e të drejtave fetare për punëmarrësit myslimanë. Këto ndryshime përfshijnë dhënien e dy orëve leje çdo të premte për faljen e xhumasë, lejen për të kryer faljet ditore gjatë orarit të punës, detyrimin për të siguruar ambiente të posaçme faljeje në vendet e punës ku ka mbi 50 punonjës myslimanë. Sipas propozimeve, punëdhënësi do të duhet të respektojë kërkesat e punëmarrësve për kryerjen e riteve fetare, për aq kohë sa kjo nuk pengon zhvillimin normal të punës. Megjithatë, gjatë diskutimeve…
Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane në zonën e Perugias, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine, me vlerë mbi 2.5 milionë euro. Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë shtetasi Antik Ferko, banues në Spello, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të gjerë trafiku të drogës që operon në rajonin e Umbrias. Sipas “Guardia di Finanza”, në makinën e tij u gjetën 24.7 kilogramë kokainë, të ndara në 10 pako dhe të fshehura në ndarje të dyfishta nën dyshemenë e pasme të automjetit. Ndarjet ishin të pajisura me një mekanizëm të sofistikuar për…
Maturantët sot do t’i nënshtrohen provimit të dytë ekstern nga matura shtetërore e cila është sipas zgjedhjes së tyre. Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP) më së shumti janë paraqitur për testin e gjuhës angleze (13.457 nxënës). 1,246 nxënës kanë aplikuar për testim në matematikë, 73 do të japin në gjuhën gjermane, 24 – gjuhën frënge, 62 – estetikën. Janë shtatë kandidatë për testin e filozofisë, katër për gjuhën ruse dhe tre për gjuhën italiane. Provimi i parë ekstern, i detyrueshëm për të gjithë nxënësit, gjuhë amtare (maqedonase, shqipe, turke, serbe) dhe letërsi, u dha më 31…
Deputetët e Kosovës për të 30-në herë do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit. Por, situata politike në vend është bërë një enigmë e vështirë për t’u zgjidhur. Partitë politike janë ‘betonizuar’ në qëndrimet e tyre, duke krijuar një hapësirë të ngushtë për negociatat dhe marrëveshjet e mundshme. Procesi aktual është i bllokuar, kryesisht në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një pozitë strategjike që mbart peshën e qëndrueshmërisë politike në vend. Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka mbështetje të madhe popullore, vazhdon të insistojë për kandidaturën e Albulena Haxhiut në këtë post. Haxhiu, e cila gëzon mbështetje të fortë brenda…
NIKOLETA KOVAÇI/ Erion Alibej vijon të tronditë në Gjykatën e Posaçme teksa flet për plane, atentate, kamuflime, bashkëpunime e deri në miliona të hedhura për kokën e njëri-tjetrit. Duket se për grupet rivale dy njerëzit më të rëndësishëm për t’u ekzekutuar ishin vetë dëshmitari dhe Talo Çela. Të gjitha palët kishin rënë dakord që këta të dy duheshin vra, ndërkohë mes tyre qëndronte si gjithnjë Nuredin Dumani, ‘kumbari’ i të gjithë vrasësve të vendit. Duke lexuar me kujdes gjithçka rrëfen Alibej vërehet se hakmarrja e tij dukej se nuk do të ndalohej, e jo vetëm me vrasjen e Talos. Ai kërkonte…
E mërkura do të sjellë mot kryesisht të qëndrueshëm në vendin tonë, me dominim të orëve me diell pothuajse në të gjithë territorin. Vranësira të lehta do të shfaqen në zonat lindore dhe juglindore gjatë pasdites, të cilat mund të shoqërohen me reshje lokale shiu përgjatë relievit malor. Temperaturat pritet të shënojnë vlera relativisht të larta, ku maksimalja në disa zona të ulëta mund të arrijë deri në 36°C. Era do të fryjë kryesisht nga veriu me një shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe lugina mund të forcohet deri në 10 m/s në intervale të shkurtra.…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 85.2 lekë dhe do shitet me 86.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.5 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.8 lekë dhe do shitet me 116.1 lekë.

