Qeveria sot në seancë ka miratuar Informacion për furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë, 80 prej të cilëve nevojiten urgjent për rinovimin e auto-parkut të NQP-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen konform justifikimit ekonomik dhe nevojave reale të secilës njësi të pushtetit lokal. “Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria e Transportit lidhur me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale lidhur me nevojën për blerjen e autobusëve ekologjikë për transportin publik. Duke pasur parasysh mjetet financiare të siguruara nga buxheti i Ministrisë së Transportit për këtë qëllim, është planifikuar furnizimi…
Author: almakos
Gazment Bardhi ka publikuar një video, ku sipas tij tregon që kryeministri Edi Rama ka kopjuar programin e Partisë Demokratike. Ai thotë se kryeministri nuk ka asnjë ide dhe as vullnet për të qeverisur, ndërsa thekson se numërimi mbrapsht ka filluar dhe se ‘Rama e ka kuptuar që shqiptarët nuk ngopën më me lugën e tij bosh’. “Dhe ndërsa Edi Kopjaci përpiqet të zvarritet drejt zgjedhjeve me politikën e tij të dështuar – mashtrim dhe vetëm mashtrim, me Partinë Demokratike po bashkohen gjithnjë e më shumë shqiptarë që duan ndryshimin”, shkruan Bardhi. Reagimi i Gazment Bardhit Edi Rama nuk ka…
Pika e përbashkët kufitare Bllacë-Hani i Elezit e cila ishte planifikuar të niste funksionimin ditën e sotme është prolonguar sërish. Nga MPB kanë njoftuar se funksionimi i saj do të filloj më 14 prill. MPB “Ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare”. Nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup kanë njoftuar se prolongimi është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike dhe logjistike të ekipeve punuese. AMBASADA E KOSOVËS, MAQEDONI…
Është vënë në pranga 55-vjeçari i cili një ditë më parë plagosi me thikë bashkëshorten e tij. Policia e Sarandës bën me dije se 55-vjeçari me iniciale A.B., është arrestuar sot, rreth 24 orë pas ngjarjes, në vendin e quajtur “Kthesa e Kakomës”, në kushtet kur ishte bërë i pamundur largimi i tij. Aktualisht e lënduara me iniciale M. B., 51 vjeçe, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi: Sarandë/Kapet dhe vihet në pranga brenda 24 orëve autori i dyshuar që plagosi me thikë bashkëshorten. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me ngjarjen e…
Industria e pajisjeve shtëpiake po kalon një transformim të madh në vitin 2025, pasi konsumatorët kanë prioritet zgjidhjet inteligjente, efikase dhe miqësore me mjedisin që integrohen pa probleme në stilin e tyre të jetesës. Me inteligjencën artificiale (AI) që “kryeson garën”, pajisjet e sotme nuk janë vetëm mjete funksionale, por asistentë inteligjentë që parashikojnë nevojat e përdoruesve, optimizojnë konsumin e energjisë dhe përmirësojnë komoditetin. Kjo transformim teknologjik shpreh qartë se si konsumatorët e sotëm kërkojnë më shumë se thjesht funksion; ata dëshirojnë përvojë dhe ndërveprim me pajisjet e tyre. “Ndërsa AI dhe automatizimi vazhdojnë të përparojnë, pajisjet shtëpiake po evoluojnë…
Një përplasje fizike mes Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës? Storia u rikthye në vëmendje nga një situatë e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Kelly është dëgjuar duke i thënë Gjestit se Rozana në të kaluarën në një reality show ishte përplasur fizikisht me një femër (personalitet i njohur) dhe se për këtë ekziston një video. Pas kësaj, kjo ka qenë një ndër temat e diskutimit në prime-in e kaluar. Rozana u sqarua mbi situatën duke thënë se nuk ka pasur asnjë përleshje fizike brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se ka pasur një konflikt me Rrezarta Shkurtën jashtë shtëpisë,…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar fuqishëm pas sulmit me granata dore ndaj Postës së Kosovës në Zveçan. Haradinaj në një postim në Facebook thekson se sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës janë një dëshmi e fortë e qëllimeve agresive të Serbisë. Ai e kqualifikon sulmin e mbrëmshëm si një vazhdimësi të logjikës terroriste që karakterizon lidershipin serb. Këto ngjarje alarmante tregojnë se situata në Kosovë kërkon një mbikëqyrje të vazhdueshme dhe një bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë. “Policia dhe institucionet e sigurisë po e demonstrojnë aftësinë dhe gatishmërinë për t’i…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e Durrësit, të cilët janë në pritej të dëmshpërblimit për banesat e tyre që prej periudhë së tërmetit. Teksa vizitoi banesën e një qytetari, e cila ishte në kushte të këqija, Berisha nuk kurseu komente për socialistët që jetojnë në luks. Berisha kujtoi debatin për çantat e shtrenjta të socilisteve. Ai tha se rroga e politikanit nuk të lejon që të jetosh në luks. Berisha: Sot ka një parlament për të cilin qytetari nuk ekziston ju e keni vënë re vetë. Jetojnë në luks. Unë një herë u thashë…
Puna e palodhshme sjell rezultate. Kam një lajm të shkëlqyer për të gjithë pensionistët. Që nga sot fillon pagesa e pensioneve më të larta për 2.500 denarë. Me këtë e përmbushëm premtimin tonë për pensione më të larta prej 5.000 denarë, u porositi pensionistëve kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në videofjalimin e sotëm. Kryeministri Mickoski theksoi se me këtë u realizua premtimi për rritjen lineare të pensioneve me 5.000 denarë për më shumë se 300.000 pensionistë. Më shumë se 300.000 pensionistë do të kenë pensione më të larta për 5.000 denarë. Po, Maqedonia ka shumë probleme. Po, ka probleme në…
Në vazhdën e ngjarjeve të shumta që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të këtij formati. Gjithçka ndodhi gjatë një momenti në kabinën e dushit, ku Gjesti dhe Egli Tako po bisedonin. Në një çast të papritur, teksa Egli e zgjati kokën drejt tij, këngëtari e pështyu, një veprim që ka ngjallur neveri dhe indinjatë tek publiku. Ky moment nuk i shpëtoi syrit të fansave të vëmendshëm të spektaklit, të cilët reaguan menjëherë në rrjetet sociale. Pavarësisht se nuk dihet…
Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt, bashkë me ambicien për të fituar tre të pestat e parlamentit: Shkëmbim batutash dhe tallje me kundërshtarët nga njëra anë dhe premtim për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian nga ana tjetër. Kjo është fushata e katërt radhazi dhe duket se në formë dhe përmbajtje po përsërit dy fushatat e shkuara, në të cilat, politikat identitare dhe sulmet e karakterit personal zëvendësuan premtimet konkrete apo programet e qeverisjes. Gjithsesi, fushata e këtij viti duket se mbart një premtim më konkret…
Inteligjenca artificiale po transformon mënyrën se si komunikojmë, por ndarja e informacionit personal kërkon kujdes të shtuar. Prania e ChatGPT në jetën tonë të përditshme po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Siç mësojnë njerëzit nga chatbot-et, ashtu edhe këta të fundit përmirësojnë performancën e tyre përmes bisedave që kanë me ne. Megjithatë, me rritjen e popullaritetit të këtyre sistemet të inteligjencës artificiale, po rritet edhe shqetësimi për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave tona personale. Ekspertët në fushën e inteligjencës artificiale bëjnë thirrje për kujdes, pasi informacione të ndjeshme, si numri i telefonit, adresa e shtëpisë apo rezultatet e…

