Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri të ditur se është gati Ligji për lojërat e fatit. Mickoski nuk dha detaje se çfarë parasheh ligji i ri, por theksoi se me zgjidhjen e re ligjore, pret që në mënyrë të natyrshme të bie numri i të ashtuquajturve klub automate. “Ligji për Lojëra të Fatit, pas punës për disa muaj, dhe harmonizimit të tij, është gati. Pres që këtë muaj ta kalojë procedurën qeverisëse, më pas të hyjë në Kuvend. Do të ketë shumë risi, shumë ndryshime, dhe pres numri i atij lloji të klub automatëve, pas miratimit të këtij ligji, në mënyrë…
Author: almakos
Një 50-vjeçar i shumëkërkuar për krime të rënda seksuale dhe kundër personit është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit. Zamir Halili, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Sienës me 7 vite burg për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vite e 9 muaj burgim. Ai do të ekstradohet në shtetin fqinj për të përfunduar dënimin e mbetur. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale,…
Ministrja në detyrë e Drejtësisë dhe figura e shquar e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, shpreh dyshime se Gjykata Kushtetuese do të jetë në gjendje të zgjidhë ngërçin institucional që pengon konstituimin e Kuvendit. Haxhiu, duke u shprehur në një dalje për media, theksoi se besimi i saj në vendimet e Gjykatës Kushtetuese është jashtëzakonisht i ulët. “Nuk kam besim se Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi do të na japë rrugë për zgjidhje. Çështja është se nuk ka objekt”, tha ajo, duke nënkuptuar se situata e tanishme për politikën kosovare është komplekse dhe kërkon një zgjidhje më të thellë. Ajo e…
Seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë” është shtyrë për datën 17 qershor. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës të kësaj dosjeje. Në këtë proces, të pandehurit përballen me akuza të rënda, përfshirë vrasje me pagesë, trafik droge dhe krijim të grupeve kriminale. Dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, si Nuredin Dumani, janë thelbësore për hetimin dhe zhvillimin e procesit gjyqësor. Kujtojmë se seancat e fundit, ka qenë Erion Alibej i cili ka zbardhur disa nga vrasjet e bujshme në vend. Ai ka treguar se si ka kontaktuar me Nuredin Dumanin, për vrasjen e vëllezërve Haxhia,…
Aleanca për Shqiptarët-Taravari thonë se janë të shqetësuar për dakordimin mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe koalicionit VLEN, që propozim ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat të dërgohet fillimisht në Komisionin e Venecias, pa u miratuar më parë në Kuvend. ASH e konsideron këtë qasje si të gabuar dhe të rrezikshme, duke paralajmëruar për një boshllëk ligjor që mund të çojë në diskriminim në punësime dhe bllokim të reformave ndëretnike. Si shembull, theksohet rasti i Ligjit për Gjuhët, për të cilin u deshën gjashtë vjet për një opinion nga Komisioni i Venecias. “Kryeministri Mickoski ka bërë të qartë se projektligji…
Ngjarja tronditëse që ndodhi në Klos mbrëmjen e 11 qershorit, ku 32-vjeçari Hazbi Velsula masakroi me thikë kushëririn e tij, Selim Velsula, ka shkaktuar revoltë të fortë në familjen e viktimës. Vajza e të ndjerit është shprehur se familja e saj nuk do ta falë kurrë gjakun e babait dhe kërkon që autori të dënohet me burgim të përjetshëm. Ajo paralajmëroi se nëse drejtësia nuk vepron, “do t’i shkojnë kësaj gjëje deri në fund”. Sipas saj, Hazbi Velsula nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte ardhur me vetëdije nga Tirana, i përgatitur për të kryer krimin. Ndërsa deklaroi…
Republika e Kosovës ka marrë zyrtarisht kryesimin njëvjeçar të Fondit për Ballkanin Perëndimor (WBF), një iniciativë ndër-rajonale që synon forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut mes vendeve të rajonit përmes organizatave të shoqërisë civile dhe projekteve të përbashkëta. Duke filluar nga 1 janari 2025, Kosova, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka pasuar Bosnjë dhe Hercegovinën në udhëheqjen e Fondit. Në kuadër të kësaj, nga 11 deri më 13 qershor në Prishtinë po zhvillohet aktiviteti “Regional Networking and Dialogue Session”, organizuar nga WBF në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Ky sesion synon të nxisë rrjetëzimin dhe shkëmbimin e përvojave…
Zbardhen detaje të reja për vrasjen tronditëse që ndodhi mbrëmjen e 11 qershorit në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, ku 65-vjeçari Selim Velsula u godit për vdekje me thikë nga kushëriri i tij, Hazbi Velsula, 32 vjeç. Sipas policisë, të dy personat janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta, përpara se i riu ta godiste disa herë me armë të ftohtë. Pas krimit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është fshehur në banesën e vëllait në lagjen Allias të Tiranës. Falë veprimeve të shpejta dhe koordinimit mes DVP Dibër dhe Policisë së Tiranës, 32-vjeçari u kap në mesnatë dhe…
109 qytetarë brenda tre ditëve nga hapja e linjës telefonike për personat e lënduar dhe familjet e tyre, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Zyrën e Kryeministrit, e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë dorëzuar kërkesat dhe propozimet e tyre. “Kjo tregon se kjo linjë telefonike jep rezultate dhe se Qeveria është e hapur për çdo sugjerim dhe ide. Si Qeveri, përmes një sërë masash, ndihmojmë për mbështetjen e të lënduarve dhe familjeve të tyre. Kjo është betejë e përbashkët dhe nuk do të tërhiqemi, sepse çdo qytetar ka të drejtën e kujdesit shëndetësor të përshtatshëm dhe kujdesit…
Një akt guximi dhe humanizmi ka prekur opinionin publik në Greqi. Një shqiptar nga Berati, Levian Goga, është kthyer në hero pasi shpëtoi dy të mitur nga mbytja në lumin Arakthos, pranë fshatit Neohori të Artës. Ngjarja ndodhi të mërkurën në mesditë, kur dy fëmijë rrezikuan të mbyteshin në ujërat e thella të lumit. Sipas dëshmitarëve, njëri prej tyre ishte hedhur për të shpëtuar shokun, por përpjekja e tij rrezikoi jetën e të dyve. Në ato momente, një djalë me motor nxitoi drejt kafenesë ku ndodhej Goga dhe kërkoi ndihmë. “Po mbyten dy fëmijë në lumë!” – ishte thirrja që…
Një mundësi e dytë për të gjithë ata që aplikuan për kredi të butë për shtëpi pranë Bashkisë së Tiranës, por u s’kualifikuan për shkak të mangësive në dokumentacion. Këtë e bëri me dije ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja një ditë më parë teksa lajmëroi miratimin e 1200 kredive të buta nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. “Miratohet kredia e butë për 1200 qytetarë të Tiranës. Familjet dhe qytetarët e shpallur fitues, pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, do të përfitojnë mbështetje financiare nga MEKI gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë. Lajm i mirë: MEKI po planifikon fonde të reja për…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 84.6 lekë dhe do shitet me 85.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.6 lekë dhe do shitet me 98.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.1 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 114.7 lekë dhe do shitet me 116 lekë.

