Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, pjesë e detyrueshme e Maturës Shtetërore 2025. Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale. Maturantët mund të konsultojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA. Provimi i Gjuhës së Huaj është një nga komponentët kryesorë të Maturës Shtetërore dhe përfshin gjuhët e përzgjedhura nga nxënësit, kryesisht anglishten, frëngjishten, gjermanishten, apo italishten. Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që çdo maturant të verifikojë me kujdes rezultatin e publikuar dhe të…
Author: almakos
Në seancës e pyetjeve të deputetëve të opozitës janë përplasur sot deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani dhe zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai. Hasani e pyeti publikisht VLEN-in se kur do të miratohen ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, ligj ky siç tha ai, është premtuar disa herë, por asesi nuk po bëhet. ILIR HASANI, DEPUTET I FRONTIN EUROPIAN “Disa herë u deklaruat se jeni duke punuar intezivishtë për këtë ligj, për ta bërë ligjin më të mirë dhe për ta bërë në përputhje me ligjet aktuale dhe kushtetuten e RMV-së, madje dje e kishit inspiruar edhe…
Deputetët e Kuvendit nuk e mbështetën nismën për ndryshimit e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi dhe sistem me lista të hapura të kandidatëve. Propozues i nismës, kryetarja e Partisë Liberal Demokrate Monika Zajkova gjatë prezantimit të nismës para deputetëve foli për rëndësinë e vlerësimit të secilës vote njësoj si dhe zgjedhjes së drejtpërdrejt të kandidatëve në lista të hapura. Nisma mori mbështetjen e 19 deputetëve të opozitës. Nevoja për ndryshimin e ligjit, nuk kaloi. Pavarësisht se deputetët e VMRO-sw nuk votuan për, Mickoski më herët gjatë ditës përsëriti qëndrimin se partia e tij është për modelin me një…
Meta ka në plan të investojë një shumë mbresëlënëse prej 15 miliardë dollarësh për të arritur standardet e inteligjencës superkompjuterike, një formë e inteligjencës artificiale që ka potencialin për të tejkaluar aftësitë e njeriut në çdo aspekt të veprimit. Kjo nismë e rëndësishme shënon një hap strategjik për kompaninë, e cila përballet me sfida të shumta pas dështimit të Metaverse dhe tërheqjes së vëmendjes nga konkurentë si OpenAI dhe Google, të cilët kanë avancuar ndjeshëm në fushën e inteligjencës artificiale. Si një pjesë e kësaj strategjie, Meta ka vendosur të blejë 49% të aksioneve të startup-it Scale AI, një kompani…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas aksidentit ajror tragjik që ndodhi në Ahmedabad, Indi. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti Begaj tha se është thellësisht i trishtuar për humbjen e jetëve dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe popullit indian në emër të Shqipërisë. “Në këtë moment të dhimbshëm, qëndrojmë në solidaritet me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi,” theksoi Kreu i Shtetit shqiptar. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe mbështetje ndërkombëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për popullin indian…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka rrëzuar padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, e ngritur që në vitin 2018. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ironizoi arsyetimin e gjykatëses, duke e cilësuar vendimin si “satirë gjyqësore” dhe si një tregues shqetësues për gjendjen e drejtësisë në vend. Sipas kreut të qeverisë, gjykata ka argumentuar se ai nuk ka pësuar dëme nga deklaratat e Bashës, pasi ende mban postin e kryeministrit, çka sipas gjykatës nënkupton se “shpifja nuk ka ndikuar në perceptimin e publikut”.…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete. I riu, me inicialet N. Ll., është zbuluar nga familjarët në oborrin e banesës së tij në fshatin Cakran, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje, duke u vetëvarur. Sipas informacioneve paraprake të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Menjëherë pas gjetjes së trupit, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj tragjedie. Nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë çuar të riun drejt një akti kaq ekstrem. Njoftimi i…
Pas një statusi të kryeministrit Rama në rrjetin X, ku komentoi kërkesën e unionit të gjyqtarëve për rritje page me 700 euro, Gjykata Kushtetuese ka dalë me një reagim zyrtar. Në komunikatën e saj, Gjykata Kushtetuese garanton se ushtrimi i funksionit të saj kushtetues është i pandikuar nga palët politike apo veprimtaritë dhe vendimmarrjet e tyre. Më tej thekson se janë të papranueshme ndikimet apo përpjekjet që vënë në dyshim autoritetin dhe reputacioni e saj, gjë e cila cenon balancën mes pushteteve. Dje, Unioni i Gjyqtarëve kërkoi nga ekzekutivi një rritje page me 700 euro. Rama në X e quajti…
Janë ekstraduar nga vendi ynë drejt Italisë tre shqiptarë të akuzuar nga autoritetet fqinje si anëtarë të organizatave kriminale. Sipas Interpol Tirana, personat e ekstraduar janë shtetasit me iniciale E. D., 40 vjeç, E. Zh., 41 vjeç, të akuzuar nga Gjykata e Breshias, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. I treti është shtestasi me iniciale K. N., 33 vjeç, i akuzuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana Në vijim të bashkëpunimit solid ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan në kuadër të operacionit…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 26-vjeçar të përfshirë në sherrin ë ndodhur dy ditë më parë në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet, ku i riu mbeti i plagosur. Sipas policisë, 26-vjeçari më iniciale G. K., është vënë në pranga për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -Në vijim të veprimeve procedurale me qëllim dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 10.06.2025, rreth orës 23:00, në rrugën “Ali…
Seanca e Apelit në GJKKO për kopshtarin e “Golden Resort”, Festim Bexhdili, është shtyrë për mëngjesin e 13 qershorit, pasi një nga të pandehurit kryesorë të dosjes, Dritan Rexhepi, nuk është paraqitur në sallë. Rexhepi ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatët, por kjo nuk është pranuar nga Gjykata, e cila vendosi që ai të sillet me forcë në seancën e radhës. Nga ana tjetër, mbrojtja e Festim Bexhdilit këmbëngul që ai të thirret për të dhënë shpjegime para Gjykatës së Posaçme të Apelit, lidhur me rolin e tij në zhvendosjen e trupit të Jan Prengës nga “Golden Resort”. Në seancë…
Kompania amerikane e teknologjisë Google ka arritur të rregullojë një defekt të rëndësishëm të sigurisë që kishte lejuar sulmuesit të zbulojnë numrin e telefonit privat të përdoruesve dhe ta shfrytëzojnë atë për të rikuperuar pothuajse çdo llogari private të Google. Kjo është një ngjarje e rëndësishme në një botë ku siguria kibernetike është bërë një shqetësim kryesor për miliona përdorues në të gjithë globin. Problemi kishte ekzistuar për një kohë të gjatë dhe kishte shkaktuar frikë në mesin e përdoruesve të Google, të cilët shqetësoheshin për mbrojtjen e informacionit të tyre personal. Defekti u zbulua nga ekspertët e sigurisë që…

