Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot së bashku me udhëheqësinë e ministrisë lëshoi në përdorim Departamentin e rinovuar të çështjeve administrative – Shkup e cila ndodhet në ndërtesën e RTVM-së. Në këtë ngjarje në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ministri Toshkovski shpjegoi se Departamenti në fjalë është në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ofron një mori shërbimesh për qytetarët, ndërsa rinkonstruktimi i tij që filloi në fund të tetorit të vitit të kaluar, ishte një nga planet strategjike të kësaj udhëheqësie të MPB-së me qëllim që qytetarët të marrin shërbime…
Author: almakos
Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve vazhdon të jeët temë kryesore në opionin, ndërsa kësaj here jo se inspektorët nuk kanë marrë rrogë për gjysmë viti, por, është komentuar mos flasja e drejtorit të tyre Arsim Idrizi në gjuhën maqedonase. Prononcimi para mediave i drejtorit vetëm në gjuhën shqipe, duke mos folur edhe në gjuhën maqedonase, i ka penguar më së shumti zëvendëskryeministrit dhe njëherësh edhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, i cili në një emision televiziv në Kanal 5, u shpreh i bindur, se të martën në mbledhjen e radhës të Qeverisë Arsim Idrizi do të shkarkohet 99%”.…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vdekjen e foshnjës 5-muajshe në Paro të Greqisë, ku nën hetim janë prindërit shqiptarë të fëmijës. Mediat greke teksa i referohen ekspertizës mjeko ligjore, thonë se shkaku i vdekjes mbetet ende mister, ndërkohë që priten rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike. Dy pistat kryesore të hetimit janë goditja nga nxehtësia ose mungesa e aspirimit, pasi ka dyshime që çifti të ketë lënë në makinë fëmijën. Prokuroria në Syros ka nisur hetimet dhe ka ngritur akuza ndaj prindërve të foshnjës, të cilët dyshohet se e lanë atë të ekspozuar në diell për…
Ligji i shumëpërfolur për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat së shpejti pritet të kalojë në seancë qeveritare. Kështu bëri të ditur kryeministri, Hristijan Miskoski. Ai sqaroi se më pas i njëjti do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, filtër i fundit para se të hyjë në procedurë parlamentare. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Gati është ligji për Përfaqësim të Drejtë, pritet në seancat e radhës të qeverisë të kalojë, të informohet publiku, pastaj do ta çojmë në komisionin e Venecias për mendim, normalisht do të presim mendim nga Komisioni i Venecias, dhe të shohim, nëse kemi…
Brunilda Laboviti, e cila fitoi zgjedhjet për presidente të Urdhrit të Psikologut, por nuk u lejua në zyrë nga paraardhësja e saj Valbona Treska, është shprehur se është zgjedhur në mënyrë tërësisht legjitime, por Treska po sillet me arrogancë. E ftuar në News 24, ajo tha se ka fituar zgjedhjet bindshëm ndersa shtoi se Treska është në paligjshmëri nëse mbledh Këshillin Kombëtar. Edhe Eda Grimci, juriste, deklaroi se zgjedhja e presidentes të Urdhrit të Psikologut Brunilda Laboviti është legjitime dhe se nuk ka nevojë për kuorum në këtë proces, pasi kërkohet shumicë e thjeshtë votash. Ajo tha se nëse gjërat nuk ndryshojnë as…
Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me mospërdorimin e gjuhës maqedonase nga ana e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi. Osmani ka komentuar deklaratën e kryeministrit Mickoski, i cili, sot tha se nëse Idrizi edhe njëherë nuk e përdorë gjuhën maqedonase do të shkarkohet. ““E shkarkoj nëse e përsërit edhe njëherë.” “ Do i nxjerr përveshi.” “Do i marrë në qeveri këta e jo ata” Këto nuk janë thjesht fjali, janë fjalët që do të mbahen mend si sloganet e një kohe të zezë vazaliteti, kur pushteti…
Vijon në GJKKO dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Emiljano Ramazanit, një nga ngjarjet më të rënda kriminale në Elbasan. Sipas Alibejt, vendimi për eliminimin e Ramazanit u mor pasi ai konsiderohej një nga personat më aktivë të grupit kriminal të Çopjave, së bashku me Bujar Çelën. Ai deklaroi se ekzekutimi u krye nga Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase. Hoxha kishte rolin e shoferit, ndërsa Tase ishte ekzekutori që qëlloi mbi viktimën. Alibej shtoi se për lëvizjet dhe informacionet mbi Ramazanin, përveç Nuredin Dumanit, ndihmuan edhe Eljo Bitri…
Sistemi i paralajmëruar prej kohësh “Safe City”, i cili synon të rrisë sigurinë dhe të përmirësojë kulturën e trafikut, do të vihet në përdorim të plotë nga 1 janari 2026, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ai tha se bëhet fjalë për sistem modern me një rrjet kamerash që do të zbulojnë shkelje të ndryshme të trafikut. Rregulloret e nevojshme ligjore pritet të përfundojnë në muajt në vijim, të cilat do t’i japin “Safe City” mbështetje të plotë ligjore për zbatim. “Më 1 janar 2026, do të kemi “Safe City” me zbatim të plotë ligjor. Deri atëherë,…
Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kanë shtyrë një 12-vjeçar të grabiste 6 milionë lekë nga kasaforta e shtëpisë së familjes së tij. Në pranga kanë rënë shtetasit A.S. dhe S.T., të dy të dyshuar për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtyrja e të miturve në krim”. Ndërkohë, për të miturin me iniciale M.S., është vendosur masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pasi ndaj tij rëndon akuza për “Vjedhje me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim”. Ngjarja është denoncuar nga babai i të miturit më…
Është marrë Vendim për ndalesë të importit të mishit të pulës nga Brazili për shkak të gripit të shpendëve, konfirmoi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Millanov. Vendimi, siç theksoi, është tashmë në fuqi. Millanov kujtoi gjithashtu se pesë ditë më parë, me qëllim parandalimin e mundësisë së përhapjes së murtajës tek ripërtypësit e vegjël (PPR), AUV miratoi një Vendim që ndalonte importin dhe tranzitin e ripërtypësve të vegjël të gjallë shtëpiakë dhe të egër, farës, vezëve dhe embrioneve nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër, mishit nga ripërtypësit e vegjël shtëpiakë dhe të egër,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Bukoshi pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Dr. Bujar Bukoshi. Në një telegram të dërguar familjarëve, presidentja Osmani shprehet se Bukoshi ishte një burrë shteti me përkushtim të pashoq. Ajo thekson se Dr. Bukoshi, i njohur si një mjek i shkëlqyer dhe lider politik, do të mbahet mend për kontributin e tij të çmuar në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, veçanërisht në momentet më të vështira për popullin e tij. Telegrami i presidentes, i cituar nga Telegrafi, thotë: “E nderuara familje Bukoshi,…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se së shpejti në seancë qeveritare pritet të kalojë Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Mickoski tha se më pas i njëjti do të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, filtër i fundit para se të hyjë në procedurë parlamentare.“Gati është ligji për Përfaqësim të Drejtë, pritet në seancat e radhës të qeverisë të kalojë, të informohet publiku, pastaj do ta çojmë në komisionin e Venecias për mendim, normalisht do të presim mendim nga Komisioni i Venecias, dhe të shohim, nëse kemi bërë diçka mirë, menjëherë e e lëshojmë në procedurë parlamentare. Shumë kemi…

