Author: almakos

Një 27 vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi në bashkëpunim me një person tjetër kërcënuar një 33 vjeçar që t’u jepte 1000 euro për të fshirë foto/shkrime mbi jetën private të tij, nga rrjeti social “Tik Tok. Në pranga ka rënë shtetasi F.T., 27 vjeç dhe u procedua penalisht shtetasja L.M., 25 vjeçe. Ndërkohë u ndalua 21 vjeçari me iniciale L. H., për shtrëngimin me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, ngjarje e ndodhur më datë 14 Mars 2024, bazuar në kallëzimin e bërë nga një shtetas. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imazhi”. Dokumentohen 2 raste…

Lexo më Shumë

Me firmën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, qeveria miratoi më 12 mars 2025 një vendim që i kalon shoqërisë shtetërore “KAYO” pronësinë e godinave të ish-Uzinës së Autotraktorëve, të cilat ndodhen në zonën e Shkozës Bazuar mbi ligjin e “Vetëqeverisjes vendore” të vitit 2015, të miratuar nga vetë qeveria “Rama”, i vetmi organ që mund të trajtojë pronat në pronësi të Bashkisë Tiranë është Këshilli Bashkiak. PD e cilësoi këtë vendim si një shkelje të ligjit dhe Kushtetutës pasi sipas saj Këshilli Bashkiak ka ekskluzivitetin për të autorizuar veprimet në lidhje me pronat dhe se vendimi i Këshillit të Ministrave është…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.8 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.4 lekë.

Lexo më Shumë

Se a do të “ringjallet” dialogu Kosovë-Serbi, pas zëvendësimit të Lajçakut me Peter Sorensen, në Beograd thonë se kjo çështje ka mbetur në heshtje. Sipas analistëve në Serbi, s’ka përparim thelbësor sa i përket takimeve për të zgjidhur apo për të përafruar ato që kanë dalë nga marrëveshjet e mëhershme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo situatë krijon një atmosferë tensioni dhe pasigurie, duke e bërë të vështirë çdo lloj avancimi në marrëdhëniet mes dy vendeve. Vizita e parë e Peter Sorensenit në Beograd dhe Prishtinë si i dërguar i ri special i BE-së për dialog ndodh në një…

Lexo më Shumë

Sezoni i favorshëm me klimë të ngrohtë dhe rritja e kërkesës për lakër shqiptare nga vendet e Lindjes dhe ato baltike ndikuan pozitivisht eksportet e zarzavateve në sasi në dymujorin e parë të 2025. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se shitjet e sasive të zarzavateve jashtë vendit shënuan rritje vjetore me 71% në janar-shkurt 2025, por në të njëjtën periudhë eksportet e frutave pësuan rënie vjetore me 48%. Klima këtë vit ka favorizuar rendimentin e perimeve dhe zarzavateve të dimrit në fushë. Ruzhdi Koni, eksportues i prodhimeve bujqësore, pohoi se janë rritur shumë eksportet e lakrës përtej Rajonit, sidomos…

Lexo më Shumë

23:31 | 30 Mars 2025E.HKur flitet për piramida, shumica mendon menjëherë për Egjiptin dhe Meksikën, vende të njohura për monumentet e tyre mbresëlënëse. Megjithatë, pak njerëz e dinë se një tjetër vend afrikan, Sudani, ka një numër shumë më të madh piramidash se vetë Egjipti, duke ruajtur një histori po aq të pasur dhe misterioze. Në verilindje të Afrikës, mbretëria e Kushit lulëzoi midis vitit 2600 p.e.s dhe 300 e.s, duke ndërtuar një civilizim me ndikim të madh në rajon. Kushitët, të cilët sunduan nga territori që sot njihet si Sudani, ndërtuan më shumë se 200 piramida, të shpërndara në…

Lexo më Shumë

Big Mama është një ndër këngëtaret dhe moderatoret më të dalluara në mediat rozë. Duke qenë tejet e përkushtuar rreth pamjes së jashtme, në çdo paraqitje shkëlqen, shkruan Kosovarja. Këtë herë, me një fustan të ngushtë dhe ngjyrë të kuqe lëkure me detaje unike . Festa e Bajramit e gjeti Bigin të kuqe flakë.

Lexo më Shumë

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë familjar në këtë festë të Bajramit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një portret të bukur me bashkëshortin dhe djalin e tyre, duke reflektuar ngrohtësi dhe harmoni familjare. E veshur me elegancë dhe me një buzëqeshje të ndritshme, Adelina ka shoqëruar postimin e saj me një urim të veçantë për të gjithë ndjekësit: “Gëzuar Fiter Bajramin”. Fotografia e saj ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për portretin e bukur familjar dhe kanë shpërndarë urimet…

Lexo më Shumë

Orët ecin përpara këtë të dielë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të ditës. Dhe lajmi i keq është se do të humbni një orë gjumë, një humbje që mund të ndikojë jo vetëm në energjinë tuaj, por edhe në shëndetin mendor dhe fizik. Ndryshimi i orës është një praktikë që ka pasur ndikim të thellë në shoqërinë tonë, e cila shpesh herë kalon pa u vënë re. Ja çfarë duhet të dini – duke përfshirë mënyrën se si të përgatiteni përpara ndryshimit të orës së kësaj fundjave dhe efektet e mundshme që ka kjo praktikë në shëndetin tuaj.…

Lexo më Shumë

Me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Milloshevë të kryer nga forcat serbe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Halil Thaçi, bëri homazhe pranë lapidarit të katër anëtarëve të familjes Morina, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës, te pllaka përkujtimore e familjes Morina nga fshati Hade. Në këto homazhe, Kurti tha se sot shënojmë 26-vjetorin e vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina: veprimtarit Fejzullah Morina dhe tre djemve të tij, ushtarit të UÇK-së, Lavdim Morina, si dhe dy fëmijëve, Fidaim Morina dhe Shkëlzen Morina. Kryeministri Kurti kujtoi se 13 % e të vrarëve gjatë luftës në…

Lexo më Shumë

Miqtë e 24-vjeçares palestinezes Rayyan Alwan pretendojnë se plani për vrasjen e 24-vjeçares u bë nga nëna dhe babai i saj. Prej më shumë se një muaji ata ishin në kërkim të 24-vjeçares me të cilën kishin humbur kontaktet, por ka qenë një lajm i publikuar në News 24 ai që i ka ndihmuar të zbulojnë fatin tragjik të mikeshës së tyre. Ata kanë kontaktuar me redaksinë duke sqaruar gjithçka që ka ndodhur. Sipas tyre ka qenë nëna e Rayyan Alwan ajo që e ka bindur të bijën të udhëtonte për në Liban, duke kaluar tranzit nga Shqipëria. “Ajo jetonte…

Lexo më Shumë