Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi. Gjatë periudhës Janar-Qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Librazhdit, duke sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve. Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala, objekti rezulton në pronësi të shtetasit me inicialet E.A. Sekuestrimi është bërë në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, që ka në fokus verifikimin e aktivitetit të fabrikës si dhe burimin e fondeve që qëndrojnë pas këtij investimi. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje konkrete mbi natyrën e shkeljeve të dyshuara apo mbi veprimet e mëtejshme ligjore. Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të…
Sanie Selmani, nëna e Ilirjan Selmanit, 31-vjeçari i arrestuar për vrasjen e partneres së tij Kozeta Teço, ka mohuar kategorikisht akuzat ndaj të birit, duke këmbëngulur se ai është i pafajshëm dhe nuk do të ishte në gjendje të kryente një krim të tillë. Jashtë kamerave, ajo deklaroi se mëngjesin e 28 korrikut djali i saj ishte kthyer nga Korça dhe kishte shkuar te banesa e Kozeta Teços, si zakonisht, për të hedhur mbeturinat. Sipas saj, viktima nuk mund të lëvizte dhe ai kujdesej për këtë pjesë. ““Djali im nuk mund të vriste askënd, dje ai u kthye nga Korça…
Shtatë zjarre aktive në ambient të hapur nga 27 të evidentuar në territorin e shtetit në 24 orët e fundit, nën kontroll janë tre, ndërsa 17 janë shuar. Në përballje me zjarret sot duhet të arrijë ndihmë nga Çekia, e cila dërgon helikopter, dhe nga Sllovenia, një ekip prej 50 zjarrfikësve me pajisje të specializuar. Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktive janë zjarret në malin Golem Goten dhe Pyjet e Maleshevës, ku digjet pyll me kërcell të ulët, bredh, shkurre dhe bimësi e ulët në fshatin Beshishtë të Prilepit, pranë vendit të quajtur Beshishki Rid, me një…
Biznesmeni Gentian Sula, i përfshirë në hetimet e SPAK për një kontratë kapari prej 220 mijë eurosh me Ajola Xoxën, ka dëshmuar sërish më 5 qershor 2025, duke e quajtur marrëveshjen një veprim formal pa bazë reale. Ai deklaroi se kontrata nuk përfaqëson një marrëdhënie të vërtetë shitblerjeje dhe u nënshkrua vetëm si një favor për Xoxën. Në dëshminë e tij, Sula theksoi se më 9 janar kishte dhënë një version të paqartë për shkak të tronditjes dhe mungesës së qartësisë ligjore, duke “improvizuar” në deklaratat e mëparshme. “Kam reflektuar për gjithçka dhe dua të bashkëpunoj me drejtësinë. Nuk kam…
Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur që prej datës 22 korrik, ndërsa kërkimet e policisë deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Gruaja është raportuar e larguar nga banesa dhe që prej asaj dite nuk është parë më. Sipas burimeve policore, dyshohet se zhdukja lidhet me dhunën e ushtruar ndaj saj nga bashkëshorti, 58-vjeçari Imer Shpata, i cili u arrestua më 26 korrik, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes. Policia e Tropojës dhe strukturat hetimore vijojnë kërkimet në terren, ndërsa nuk përjashtohet as pista e një krimi të mundshëm. Deri tani, nuk ka…
Çfarë ndodh kur krijimi i përmbajtjes bashkohet me teknologjinë më të avancuar? Antigravity, marka më e re e dronëve e lindur nga Insta360, e ka gjetur përgjigjen me lançimin e dronit të ri që pritet të shpërthejë në gusht. Këto ditë, teknologjia e dronëve po kalon një revolucion të vërtetë. Antigravity ka shpallur me krenari dronin e saj të ri, një produkt që ka për synim të kapë imazhe dhe video në 360 gradë me cilësi 8K. Ky model, më i lehti në treg, peson nën 249 gramë, duke e bërë atë të përdorshëm dhe të përshtatshëm për të gjithë…
Një konflikt banal mes dy të moshuarve përfundoi në dhunë të rëndë fizike në Durrës, ku një 67-vjeçar plagosi me thikë fqinjën e tij gjatë një zënke për një lojë dominoje. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, në lagjen nr. 11. Sipas Policisë, autori A. Sh., 67 vjeç, pas një debati verbal me fjalë fyese goditi me thikë shtetasin F. T., 70 vjeç, duke e plagosur rëndë. I moshuari u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori u largua pas ngjarjes, por u kap disa minuta më vonë…
NIKOLETA KOVAÇI/ Ende pa u zbardhur si duhet akti makabër i ndodhur në një fshat të Patosit, një tjetër ngjarje tronditëse shënohet në Pogradec. Një grua, 52 vjeç, u gjend e asfiksuar në banesën e saj, pasi aty kishte rënë zjarr. Policia, zjarrfikëset dhe banorët e zonës që shkuan t‘i jepnin ndihmën e para gruas, me idenë për ta nxjerrë të gjallë nga shtëpia që ishte në flakë, e kanë gjendur të vdekur atë. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ndërsa janë shuar flakët që kishin përpirë banesën. Por mjekët e spitalit kanë konstatuar se në fakt, gruaja…
Pas një periudhe të gjatë me temperaturat e larta, çfarë na pritet në javën e ardhshme në Kosovë? Bashkë me reshjet, e marta do të sjellë më shumë diell, ndonëse do ketë vranësira të shpërndara në disa zona. Kjo luhatje e motit dërgon shenja të qarta të ndryshimeve klimatike dhe efekteve të tyre në përditshmëri. Përsa i përket temperaturave, parashikimet flasin për minima që do të variojnë nga 14 deri në 17 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës pritet të arrijnë shpesh në mes të 25 dhe 28 gradëve Celsius, duke ofruar një ndjesi ngrohtësie, veçanërisht gjatë orëve të vona…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.9 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.3 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.8 lekë dhe do shitet me 112.3 lekë.
Prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për Ilirjan Selmanin, i cili u ndalua më herët nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Gjatë marrjes në pyetje, Selmani ka mbajtur qëndrim mohues duke mos pranuar autorësinë për krimin, por policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52-vjeçares. Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së djelës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e 52 vjeçares me…

