Author: almakos

Një tjetër premtim futuristik nga Elon Musk është gati të bëhet realitet. Gjatë një takimi publik në Wisconsin të transmetuar drejtpërdrejt në YouTube, miliarderi dhe themeluesi i Neuralink, shpalli se deri në fund të vitit 2025, kompania e tij do të realizojë implantin e parë te një njeri me teknologjinë “Blindsight”, e krijuar për t’i rikthyer shikimin personave të verbër. Kjo deklaratë shënon një hap gjigand në ndërthurjen midis teknologjisë dhe trurit të njeriut, pasi Musk konfirmoi se kjo pajisje ka funksionuar me sukses tek majmunët për disa vite, pa shkaktuar pasoja në shëndetin e tyre. “Neuralink ka një pajisje…

Lexo më Shumë

Gjoba në vlerë prej 8 350 euro në kundërvlerë të denarit, shqiptuan shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për 14 mishtore për parregullsi të konfirmuara në punë, në kuadër të 73 kontrolleve të jashtëzakonshme inspektuese. Mbikëqyrjet, siç informon AUV, ishin realizuar më 30 prill të këtij viti në gjithë territorin e shtetit, ndërsa si i pasigurt është shkatërruar 323 kilogramë ushqim. “Me kontrollet e zbatuara në mishtore janë dhënë 23 vendime për të eliminuar mospërputhjet e identifikuara. Tre operatorë vunë në treg ushqim të pasigurt, shtatë prej tyre kishin mangësi të identifikuara në drejtim të zbatimit të…

Lexo më Shumë

Kandidati i PD-së për zgjedhjet e 11 majit, Bledjon Nallbati, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe vëllait të tij, Alti Nallbati, në një incident fiziki me shoferin e një kamioni një ditë më parë në Bilisht. Në një prononcim për mediat, Nallbati ka sqaruar se ka tentuar disa herë të shmangë përplasjen, por emocionet dhe sjellja e drejtuesit të kamionit çuan në incident. “Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan,” tha ai. Sipas Nallbatit, ai dhe vëllai i tij nuk i kanë prerë…

Lexo më Shumë

Një familje nga Florida është ndjerë e papërgatitur për një pamje të jashtëzakonshme që u shfaq në qiell gjatë një pikniku në oborrin e shtëpisë së tyre në Lakeland. Një sferë e bardhë, misterioze, qëndroi pa lëvizur për gati gjysmë ore, duke shkaktuar mjaft reagime dhe spekulime nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:30 të pasdites më 20 prill 2025, kur përdoruesi i Reddit, u/JoeBeeff, postoi një video që ilustronte objektin e pazakontë. Sfidat e natyrës dhe pamjet e papritura janë shumë të zakonshme, por ky rast ishte veçanërisht intrigues për vëzhguesit. Dokumentimi duket se paraqet një…

Lexo më Shumë

Personi në foto është 24-vjeçari Gerald Bitri, i riu që humbi jetën tragjikisht pasi mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë sherrit mes të rinjve një ditë më parë në Laç. 24-vjeçari ndërroi jetë ditën e sotme, 4 maj, në Spitalin e Traumës, pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra. Të plagosur gjatë sherrit me armë mbetën edhe katër persona të tjerë, konkretisht Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe shitësja ambulante Angjelina Gjezaj. Dinamika e ngjarjes Nga burime policore, mësohet se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në konflikt…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Brunei, ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore ushtarake në aeroportin e këtij vendi. Vizita e saj është bërë me ftesë të Sulltanit të Bruneit, një shenjë e qartë e forcimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe këtij shteti të Azisë Juglindore. Kjo është hera e parë që një kreu i shtetit të Kosovës viziton Brunein, duke theksuar rëndësinë e këtij udhëtimi historik për shtetin e ri europian. Presidentja Osmani e shprehu mirënjohjen e saj për pritjen e ngrohtë në një postim në llogarinë e saj Facebook, ku theksoi: “Pritja me…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tragjike që ndodhi një ditë më parë në Laç, ku pesë persona u plagosën dhe njëri prej tyre, Gerald Bitri, 24 vjeç, ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës. Sipas informacionit të siguruar, i arrestuari Klevis Ndreca, 28 vjeç, ka qenë i pari që ka nisur të qëllojë me armë. Në dëshminë e tij paraprake, ai ka pohuar se ka qëlluar pasi është trembur, pasi ka menduar se të rinjtë që ndodheshin aty kishin armë dhe mund ta godisnin. LEXO EDHE: Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Laç,…

Lexo më Shumë

Policia e Korçës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Bilisht, ku janë përfshirë kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”. Ata janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni. Policia bën me dije, se ka rënë në pranga Alti Nallbati, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Policia sqaron se Bledion Nallbati gjithashtu është përfshirë në sherr pasi fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën,…

Lexo më Shumë

“Ka kaluar gati një vit që kur subjektit të përkushtuar politik VLEN iu besua të qeveriste dhe të sillte ndryshimet që qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut i kanë kërkuar me kaq këmbëngulje dhe me të drejtë. Gjatë kësaj periudhe, VLEN ka dëshmuar përmes punës dhe veprave se është një koalicion i së vërtetës, përkushtimit dhe progresit. Në të njëjtën kohë, BDI non grata, partia që për dy dekada shkatërroi besimin, bllokoi shpresat dhe abuzoi me pushtetin, nuk ndalet së përhapuri gënjeshtra, frikë dhe propagandë”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN. Nga koalicioni në pushtet thonë se para se VLEN…

Lexo më Shumë

Është vënë në pranga 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i kompanisë ku ndodhi shembja e një masivi kromi në Klos, ngjarje që ka rezultuar në zhdukjen e një 29-vjeçari, i cili u zu poshtë bashkë me fadromën që po drejtonte. Sipas policisë, i riu me inicialet A.B. nuk është gjetur që prej ditës së djeshme. Ai ishte duke punuar me mjetin fadromë kur u rrëzua masivi i rërës dhe mineralit, duke e zënë poshtë. Nga shembja është dëmtuar edhe një rezervuar uji, ndërkohë që mësohet se fabrika ku përpunohej kromi ishte marrë me qira nga dy shtetas kinezë. Vijojnë kërkimet…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka theksuar se formimi i qeverisë aktuale në Kosovë paraqet një sfidë jo vetëm për vendin, por edhe për shumë vende të tjera evropiane. Westerlund, në një intervistë dhënë për Ekonomia Online, shpjegoi se situata që po përjeton Kosova nuk është jashtëzakonshme dhe se është një fenomen që ndodh edhe në shtete të tjera. Ai u shpreh se është e natyrshme që procese të tilla të kërkojnë kohë dhe negociata të gjata. “Ka shumë vende në Evropë, veçanërisht në shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, që janë përballur me situata të ngjashme. Shumë…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish nesër më 5 maj 2025, në orën 10:00, për të vazhduar me seancën për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Për herë të 11-të, procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës po përballet me pengesa të mëdha. Ky situatë e pasqaruar ka ardhur pas dhjetë përpjekjeve të dështuara, si rezultat i mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet partive politike. Megjithatë, ky raund i ri duhet të ofrojë një mundësi për përparim, edhe nëse shpresat për një zgjidhje duket se janë të pakta. Seanca e kaluar u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, pasi deputetët e koalicionit të…

Lexo më Shumë