Author: almakos

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, një ditë pas ngjarjes së rëndë në Laç, 24-vjeçari Gerald Bitri, një nga pesë personat e plagosur në përplasjen me armë zjarri që ndodhi mesditën e së shtunës. I riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në zonën e legenit dhe humbi jetën gjatë natës. Përveç Gerald Bitrit, nga ngjarja mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë: Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi dhe një shitëse ambulante, Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe, e cila ishte përpjekur të ndërhynte për të shuar sherrin mes të rinjve. Gjatë përplasjes me armë, një plumb e…

Lexo më Shumë

Një incident është regjistruar së fundmi në Devoll, ku kandidati në listën e sigurt të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, dhe vëllai i tij, Alti Nallbati, i njohur me nofkën “Duçja”, janë përfshirë në një konflikt verbal me një shofer kamioni. Nga pamjet e siguruara, shihet që deputeti Bledion Nallbati e godet me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij përfshihet në konflikt, duke tentuar ta nxjerrë këtë të fundit nga kabina e kamionit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas burimeve pranë prokurorisë, në deklarimet e dhëna pas incidentit, dy vëllezërit kanë pohuar se shoferi i kamionit…

Lexo më Shumë

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së sotme në Laç ku mbetën të plagosur me armë zjarri 5 persona, konkretisht Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe shitësja ambulante. Njoftimi: Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç. Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas. Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar. Në vijim të informacionit të dhënë  për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën  me arme zjarri…

Lexo më Shumë

Një 28-vjeçar në Lezhë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, mbrëmjen e sotme (3 maj), rreth orës 21:00 në lagjen ish-SMT. Policia bën me dije se ka dyshime që i riu të jetë vetëvarur, ndërkohë që ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Lexo më Shumë

Apple sapo publikoi rezultatet e saj financiare për tremujorin e dytë, duke raportuar të ardhura prej 95.4 miliardë dollarësh, një rritje prej 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë që këto shifra tregojnë një performancë të fortë financiare, CEO i Apple, Tim Cook, e trajtoi një nga çështjet më diskutabile në rrethin e teknologjisë së fundit: vonesat në zbardhjen e Siri-t më të avancuar, i cili pritej të ishte një nga momentet kyçe të prezantimit të Apple Intelligence. Gjatë një bisede me gazetarët pas publikimit të rezultateve, Cook u pyet mbi pengesat që kanë vonuar…

Lexo më Shumë

Gjatë fjalës së tij në çeljen e sezonit turisitik në Himarë, kryeministri Edi Rama është ndalur te çështja e titujve të pronësisë, ku tha se puna do të vijojë edhe pas fushatës. Gjithashtu foli për projektet e reja në këtë zonë, nga krijimi i sheshit kryesor, te parking i makinave, ndërsa bëri batuta edhe me kryebashkiakun Vangjel Tavo. “Vangjel dua të të falënderoj edhe një gjë. Guiden turistike të Himarës më në fund e preka, e hapa. Të falënderoj për këtë. Natyrisht, e di që pa Mirelën s’do e bëje dot. Se je edhe xhentëlmen. Aq xhentëlmen je sa edhe…

Lexo më Shumë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar vizitën zyrtare në Malajzi, të cilën e ka vlerësuar si tejet të suksesshme dhe domethënëse për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gjatë qëndrimit në Kuala Lumpur, Osmani u takua me liderë të rëndësishëm institucionalë dhe përfaqësues të biznesit malajzian, duke vlerësuar gjithashtu angazhimin e tyre për një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen. Një nga momentet kulmore të kësaj vizite ishte hapja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Malajzi, një ngjarje që shënon një hap strategjik për forcimin e pranisë dhe bashkëpunimit diplomatik mes dy vendeve. Kjo ambasadë…

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së Sali Berisha, nga Fieri, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se pasi vjedhin dhe grabisin bëjnë fushatë “alla Zegjine”. Berisha u ndal edhe te mungesa e medikamenteve në Spitalin Onkologjik, duke thënë se “të lësh të sëmurët pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro siç bën Belinda Balluku është krim.” Berisha: Edi Rama dhe Lubi Balluku që plaçkisin e grabisin, ju pensionistët, rrogëtaret, mësuesit, mjekët, naftëtarët, grabisin me miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën alla Zegjineja. Ju jeni me ne, sepse nuk mund të mohoni se të…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Vallandovës në Maqedoninë e Veriut u hap Festivali i 32-të Pranveror “Hidrellez”. Ceremonia e hapjes së manifestimit që është në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s u mbajt në fshatin Çallakli të Vallandovës, ku morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Dr. Mahmut Çevik, ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, deputetë dhe politikanë turq nga Maqedonia e Veriut, përfaqësues të organizatave të ndryshme nga Türkiye, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend si dhe banorë të rajonit.…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të lartë amerikanë kanë ringjallur thirrjet për Apple që të rikthejë prodhimin e iPhone në Shtetet e Bashkuara, një çështje që ka ngjallur debata dhe spekulime në industrinë e teknologjisë. Gjatë një darke me CEO-n e Apple, presidenti amerikan shprehu interesin e tij se çfarë do t’i nevojitej kompanisë për të rikthyer prodhimin në Amerikë. Kjo situatë pasqyron një shqetësim në rritje se prodhimi i teknologjisë së lartë po largohet nga vendet perëndimore drejt vendeve ku koston e punës është më e ulët, si Kina. Ky diskutim nuk është i ri, pasi mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë, një bisedë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar. Projekti, i cili ka një vlerë prej 90 milionë eurosh, u inaugurua në praninë e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Ky investim strategjik ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Pollogut dhe lehtësimin e qarkullimit ndërmjet dy qyteteve të rëndësishme të vendit. Taravari theksoi: “Sot, bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ageler, isha pjesë…

Lexo më Shumë

Angjelina Gjezaj, shitësja ambulante e cila mbeti e plagosur me armë zjarri aksidentalisht me armë zjarri gjatë sherrit mes të rinjve në Laç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, ajo është nën vëzhgimin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë në gjendje kritike mbeten Amarildo Ndoj dhe Geri Bitri. Dy 26-vjeçarët Liridon Ismaili dhe Daniel Gjeloshi janë në monitorim intensiv, por stabël.

Lexo më Shumë