Nga Shkëlqim Hajdari, Prefekt i Tiranës Të nderuar organizatorë, të dashur bashkatdhetarë, vëllezër dhe motra shqiptare të Amerikës, Sot, si Prefekt i Qarkut të Tiranës, kam nderin, e privilegjin t’ju sjell përshëndetjet më të përzemërta nga populli i kryeqytetit të Shqipërisë, nga Tirana jonë – që është dhe zemra e shqiptarisë! Shqiptarët e kanë ngritur zërin për liri e drejtësi për udhëheqësit e UÇK në mitingje përkrahëse disa herë në Prishtinë, në Hagë, në Shkup, në Tiranë,në shume qytete të Evropës dhe kudo në diasporë ku jetojne shqiptarë. Një nga protestat më madhështore ,ishte ajo e 17 tetorit 2025 në…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë në territorin e gjithë vendit, për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve. Katër prej tyre janë kapur duke drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit në Kumanovë, Shkup dhe Dellçevë. Ndër rastet e evidentuara është edhe një motoçiklist, i cili është kapur me 2,37 promilë alkool në gjak. Katër persona të tjerë kanë drejtuar automjete pa poseduar leje drejtimi, ndërsa në mesin e tyre ka qenë edhe një i mitur nga Gostivari. Ndërkohë, në Vinicë është ndaluar një shofer i cili ka drejtuar automjetin pavarësisht ndalesës aktive…
huliana Nura, e cila ndodhet aktualisht në spital në Zvicër në pritje të ëmbël për të sjellë në jetë dy binjakët e saj, ka bërë disa reagime mjaft emocionale në rrjetet sociale lidhur me “Marshin për Liri” që po mbahet sot në sheshin e Prishtinës. Kjo protestë gjithëpopullore organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë – përfshirë Hashim Thaçin e Kadri Veselin – në prag të datës vendimtare për procesin e tyre gjyqësor. Në pamundësi për të qenë fizikisht e pranishme në Prishtinë për shkak të gjendjes së saj, Xhuli ka ndarë me ndjekësit e saj…
Kreu i PD-së Sali Berisha është kthyer nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Berisha është pritur me brohoritje nga mbështetësit. Sipas tij, ky ishte një udhëtim, që e quajti ripërtëritje. Më tej, nënvizoi se në Konventën e Republikanëve në Teksas foli edhe Donald Trump, që foli kundër komunizmit, kundër regjimeve diktatoriale të përzierja me krimet. Kreu i PD Sali Berisha: Ky ishte udhëtimi më ripërtëritës i jetës sime. Konventa e republikanëve në Teksas ishte shumë e rëndësishme. Më e rëndësishme ishte fjala e presidentit amerikan Donald Trump. Fjala e Trump e ka bërë sulltanin e Surrelit që të…
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi i ftuar në emisionin Kjo Javë në News24 komentoi edhe çështjen e Belinda Ballukut, ish-zv/kryeministres, së cilës i janë shtuar akuzat dhe i është sekuestruar edhe një vilë tjetër në Palasë, krahas asaj në Dhërmi. Murrizi theksoi se SPAK duhet të veprojë në rastin konkret me dorë më të fuqishme. Sipas tij, kreu i SPAK Klodian Braho për Ballukun ka shkuar në Kuvend dhe tha se duhen 35 vite burg, por se tani duket “i fjetur”. Murrizi nënvizoi se për këtë çështje duhet të bëhet më shumë. Myslim Murrizi: Kreu i SPAK Klodian Braho nuk shkon…
“Mos e prek Memaliajn!” Me këtë mesazh dhe pankarta në duar, banorë të Memaliajt dolën në aksin kryesor që lidh Memaliajn me qytetet e tjera, në shenjë proteste kundër bashkimit të Memaliajt me Tepelenën. Banorët zgjodhën të bllokojnë aksin në pritje të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Gjirokastër për një takim lidhur me reformën territoriale. Por tentativa e tyre dështoi, pasi Rama ishte larguar me helikopter! Ata kundërshtojnë çdo ndryshim që, sipas tyre, do t’i bashkonte Memaliajn me Tepelenën dhe kërkojnë që qyteti të ruajë identitetin dhe njësinë e tij administrative. Me pankartat “Mos e prek Memaliajn!”, banorët kërkuan…
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje të barabartë në përcaktimin e rregullave globale, si dhe për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton Anadolu. Duke mbajtur fjalimin hapës në Samitin e Liderëve të BRICS-it në New Delhi, Modi tha se blloku ndodhet në një “moment pjekurie”. “Sot, Jugu Global është në vijën e parë të krizave globale. Por është në rreshtin e fundit të vendimmarrjes. Duhet ta shndërrojmë këtë piramidë privilegji në një platformë partneriteti”, tha ai, duke iu drejtuar samitit dyditor të liderëve të BRICS-it në kryeqytetin indian. Duke propozuar reformimin e qeverisjes globale, Modi…
Qindra shqiptarë nga diaspora janë nisur nga vende të ndryshme të Europës drejt Shqipërisë, në një udhëtim që, sipas tyre, ka edhe një mesazh të fortë politik. Të ardhur nga Anglia dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian, ata kanë udhëtuar për tre ditë me radhë, duke formuar një kolonë automjetesh të mbushura me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe slogane politike. “Shqipëria e shqiptarëve” është një prej mesazheve që shoqëron automjetet e tyre gjatë rrugëtimit drejt Shqipërisë. Pjesëmarrësit shprehen se janë nisur drejt vendit për të protestuar dhe për të përcjellë një mesazh politik, duke kërkuar ndryshim dhe largimin e…
Analizë e vizitës së Kryetarit të PD, Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara Globi u rrotullua. Pesë vjet më parë, kur Sali Berishës iu mbyll dera e Amerikës, arkitekti i heshtur i asaj fushate, Charles McGonigal, ishte shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Sot McGonigal vuan dënimin në një qeli federale, i dënuar për konspiracion kundër vetë interesave amerikane. Berisha, në anën tjetër, u kthye në Amerikë si mysafir në takime me përfaqësues të lartë të Departamentit të Drejtësisë, Kongresit dhe nga qarku i ngushtë i Presidentit Trump. Historia bëri drejtësinë e vet, edhe kur institucionet dështuan ta…
Në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur edhe një aksident tjetër në rrugën magjistrale ndërmjet Gostivarit dhe Strazhës ku ka humbur jetën 21 vjeçari Daniel Nikolovski. “Në aksident, nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në vendngjarje është konstatuar vdekja e shoferit D.N., ndërsa tre personat e tjerë janë transportuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku u janë konstatuar lëndime trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi hetimor i SPB Gostivar”, raportoi Policia. Në aksident ishte përfshirë dy vetura “Golf” që drejtohej nga 34 vjeçari A.I. nga Çegrani dhe tjetri nga 21 vjeçari…
Kompania “TESSA Energy”, e cila në vitin 2024 mori përsipër menaxhimin e ish-Ngrohtores “Shkupi Veri”, sot ka vënë në funksion centralin e ri të kogjenerimit. Investimi fillestar kap vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërsa dy gjeneratorët e rinj do të prodhojnë 2.1 megavat energji elektrike dhe 2.6 megavat energji termike. Nga kompania bëjnë të ditur se ky është vetëm hapi i parë i planit për modernizimin e kapaciteteve ekzistuese. Për fazën e dytë është parashikuar një investim shtesë prej 10 milionë eurosh, me synimin që objekti të shndërrohet në një qendër moderne energjetike. Udhëheqësi i “TESSA Energy”, Ajri Shej, tha…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se lufta me Iranin mund të përfundojë “shumë shpejt”, duke pretenduar se Teherani po përpiqet ta zgjasë konfliktin për të ndikuar në zgjedhje, transmeton Anadolu. Duke folur pas një takimi në Dublin me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, Trump tha se pret që lufta të përfundonte së shpejti, ndërsa përsëriti se Iranit nuk duhet t’i lejohet të sigurojë armë bërthamore. “Mendoj se shumë shpejt. Mendoj se ndoshta do të jetë menjëherë pas zgjedhjeve”, tha Trump kur u pyet se kur do të përfundonte lufta. Trump pretendoi se Irani po përpiqet “të rezistojë sa më gjatë…

