Çmimi i naftës dhe benzinës në tregun vendas arrin afër niveleve rekord të shënuara gjatë luftës në Ukrainë. Sipas një vëzhgimi të Monitor, ditën e sotme në pikat me pakicë nafta është tregtuar me çmim 226 deri 229 lekë për litër, nga 219 lekë për litër që ishte çmimi i mëparshëm. Nafta është rritur nga 7 lekë deri 10 lekë për litër. Shtrenjtim të çmimeve është shënuar edhe për benzinën. Nga 205 lekë që ishte çmimi i mëparshëm sot ka nisur të tregtohet me 216 dhe 219 lekë për litër. Benzina është rritur nga 11 deri 14 lekë për litër.…
Author: almakos
Një prokuror publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, një ekspert dhe ekipe inspektimi nga MPB-ja kryen një inspektim në vend të një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën komunale Ilinden-Milladinovc, pranë bazës policore Brest, e cila ndodhet brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Sipas Prokurorisë, aksidenti ndodhi rreth orës 2:00 të mëngjesit, kur një automobil Opel korsa me targa të Kumanovës, i drejtuar nga një 19-vjeçar banor i Kumanovës, u përplas ballë për ballë me një Hjundai I30 i drejtuar nga një 51-vjeçar banor i Marinos. “Në aksident në vendin e ngjarjes vdiqën shoferi i Hjundai-t dhe djali i tij…
Agjencia për rejting kreditues “Fiç” e konfirmoi rejtingun kreditues të Republikës së Maqedonisë në nivel “BB+” me perspektivë të qëndrueshme, duke njohur perspektivat pozitive për rritje ekonomike, aktivitet të fortë investues dhe procesin e reformave që lidhen me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, informojnë nga Ministria e Financave. Në raportin e saj të fundit, “Fiç” arriti në përfundimin se ekonomia e Maqedonisë po tregon qëndrueshmëri dhe se rritja reale ekonomike u përshpejtua në 4.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026, e nxitur nga performanca e fortë në ndërtim dhe industrinë prodhuese. Dinamika e investimeve publike u vlerësua gjithashtu…
Edhe pse Edita Doli është një emër i njohur për publikun, ajo arrin të na befasojë çdo herë me stilin e saj të veçantë, sidomos në raste të veçanta si dasmat. Me një fustan të gjatë dhe të kuq që e theksonte bukurinë e saj, Edita u shfaq si një nuse e vërtetë, duke e bërë këtë moment të paharrueshëm për të gjithë të pranishmit. Eleganca e saj u përforcua nga prania e bashkëshortit, i cili e mbështeti gjatë gjithë festës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe romantike. Ky moment i veçantë, i mbushur me dashuri dhe gëzim, ishte…
Sot me fillim nga ora 14:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të organizohet “Marshi për Liri” në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Platforma “Liria Ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së para aktgjykimit të Gjykatës Speciale me 16 shtator. […] The post Sot mbahet “Marshi për Liri” në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on InfoKosova.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi takime me personalitete të politikës amerikane. Përmes një mesazhi, Partia Demokratike u ka bërë thirrje mbështetësve të saj që të mblidhen në Rinas për t’i rezervuar Berishës një pritje madhështore. “Le t’i rezervojmë Doktor Berishës një pritje madhështore, ashtu siç e meriton ky rikthim!”, thuhet në thirrjen e demokratëve. PD e cilëson rikthimin e Berishës si një moment të rëndësishëm në rrugën drejt asaj që e quan fitoren e afërt, duke bërë apel për bashkim dhe mobilizim të…
Këngëtarja Vjollca Haxhiu po shfaqet gjithnjë e më elegante në paraqitjet e saj. Në të 50-at, ajo vazhdon të kujdeset për pamjen dhe të prezantohet me stil në daljet e saj publike. Në fotografinë e fundit, Vjollca shfaqet e veshur me një fustan elegant, i cili thekson linjat e saj. Paraqitja e saj është e kuruar dhe me një stil të përshtatur për një event, shkruan Kosovarja. Këngëtarja ka ruajtur ndër vite një prezencë të veçantë në skenën e muzikës popullore, ndërsa edhe në paraqitjet e fundit ka zgjedhur të shfaqet me elegancë.
Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa drejt Detit të Japonisë, njoftuan autoritetet e Koresë së Jugut. Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Koresë së Jugut konfirmoi zbulimin e lëshimit, ndërsa nuk dha menjëherë detaje të tjera mbi llojin e raketave. Lëshimet e fundit vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Gadishullin Korean. Në muajin gusht, Pheniani kishte kryer gjithashtu një seri lëshimesh raketore drejt detit, pavarësisht sinjaleve për një rikthim të mundshëm të dialogut me Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se dëshiron të takohet këtë vit…
Santiana Maloku është një nga personazhet me të komentuara në mediat roze. Bukuroshja nga Gjakova vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Ish-banorja e BBVK se fundmi ka publikuar një fotografi nga dhoma e gjumit. E veshur provokuese, Santiana vë në pah trupin e saj si ‘peshk’. Kaq joshëse po duket ajo në këtë pamje.
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 07:30 janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në sipërfaqe të hapura në vend. Sipas të dhënave të QMK-së, 24 zjarre janë shuar, ndërsa tre janë ende aktive dhe katër të tjera janë vënë nën kontroll. Zjarret aktive janë regjistruar pranë fshatit Belicë, në komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Brest në komunën e Çuçer Sandevës, si dhe pranë fshatit Aldinci, në zonën e komunave të Krushevës dhe Krivogashtanit. Ndërkohë, nën kontroll janë zjarri pranë fshatit Tajmishte në komunën e Kërçovës, ai në deponinë e qytetit në Dellçevë, zjarri pranë fshatit…
Një shpërthim ka shkaktuar zjarr në një depo armësh në Bullgarinë qendrore gjatë natës, pranë fshatit Tsareva Livada. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka persona të lënduar, ndërsa flakët janë përhapur nga një magazinë në tjetrën. Zjarri shpërtheu në një strukturë të menaxhuar nga kompania bullgare e armëve EMCO, sipas mediave lokale që cituan një zyrtar të kompanisë. Guvernatorja e rajonit të Gabrovos, Kristina Sidorova, deklaroi gjatë orëve të para të së shtunës se zjarri ndodhej në zonën e magazinave të fabrikës dhe po përhapej në ndërtesat e tjera. Incidenti është i dyti i këtij lloji në një objekt…
Në Shkup pritet mot pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës, reshjet lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe më të bollshme, mbi 15 litra për metër katror, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta. Sot, temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 gradë. Edhe nesër moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme. Në disa zona priten rrebeshe të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta nga veriu, të cilat mund të arrijnë shpejtësinë mbi 40 kilometra në orë. Temperaturat…

