Kryetari i Bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi, në një konferencë për media, ka folur lidhur me rastet me salmonelë te fëmijët e një prej kopshteve publike të qytetit. Ajazi tha se nuk “kemi të bëjmë me një helmim për shkak të ushqimit, sepse nuk kemi ende analizat”, por shtoi se “kemi të bëjmë me faktin se ka disa raste me bakterin salmonela në një kopsht publik.” Kërkesën e disa prindërve që ushqimi për fëmijët të mos vijë nga jashtë qytetit, e cilësoi pa sens, duke thënë se “ne zbatojmë ligjin për prokurimet.” Ajazi: Në ditët e fundit janë bërë 6 raste që…
Author: almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar për situatën me ndërtimet në komunën e Çairit. Nga kjo parti thonë se “qytetarët kërkojnë reagim institucional urgjent”.“BDI kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për të hetuar dhe ndaluar këtë dukuri të rrezikshme. Heshtja shtetërore nuk mund të jetë mburojë për ata që po shkatërrojnë sistematikisht të vetmen hapësirë jetese të banorëve të kësaj komune. Ky nuk është më vetëm problem i urbanizmit, është një krizë e sigurisë publike dhe dinjitetit qytetar.BDI qëndron fuqishëm në krah të banorëve të Çairit dhe kërkon rikthimin e ligjshmërisë, përgjegjësisë institucionale dhe respektit për jetën…
38-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën pas aksidentit tragjik në Itali, është identifikuar si Arbër Meçaj. Ndërsa, dinamika e gjithë ngjarjes, nga ndjekja e policisë te transporti i kokainës me vlerë 1 milionë euro, është zbardhur nga mediat italiane. Ndjekja vdekjeprurëse Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, policia ka qenë në pritë për Arbër Meçajn, pasi kishin marrë informacione se ai dhe bashkëpunëtori i tij italian, po transportonin drogë. Sapo policia ka parë mjetin e 38-vjeçari shqiptar që ishte pa targa dhe po afrohej, ka ndezur sirenat e alarmit. Në këtë moment, ka filluar arratisja nga Meçaj, i cili në…
Mosngritja e pagave për 15 vite ka çuar në shqetësime të mëdha për punëtorët e hekurudhave, të cilët kanë marrë vendimin për të shtyrë grevën e paralajmëruar për sot. Ndalesa e qarkullimit të trenave javën e kaluar ishte një shenjë e qartë e pakënaqësisë së thellë mes punëtorëve. Një orë ndalesë në shenjë proteste shërbeu si një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj gjendjes së tyre, e cila është bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u duruar. Publiku dhe mediat kanë filluar të venë re këto tensione, duke u bërë më të ndjeshëm ndaj shqetësimeve të punëtorëve. Një rritje…
Ditën e nesërme do të përcillet në banesën e fundit Artan Lame, i cili u nda nga jeta para kohe, në moshën 58- vjeçare. Në një njoftim publik, familjarët e tij bëjnë me dije se pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00. Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të tij pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00, e në orën 12.00 do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë. “Të dashur familjarë e…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Për herë të tretë që nga 2021, Kosova do të bëhet nikoqire për ushtrimin më të madh ndërkombëtar, i njohur si “Defender Europe 2025”, një iniciativë e udhëhequr nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky ushtrim do të përfshijë rreth 25 mijë trupa nga 29 vende aleate dhe partnere të NATO-s, duke e bërë atë një nga manevrat më të rëndësishëm ushtarakë që është organizuar ndonjëherë në rajon. Forcat e Sigurisë së Kosovës do të luajnë një rol kyç në demonstrimin e gatishmërisë dhe shkallës së ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Shqipërinë, Kroacinë,…
Një 40-vjeçar është paraqitur në spital në orët e para të mëngjesit të sotëm i plagosur me armë zjarri. 40-vjeçari me iniciale E. A., dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë brenda në banesën e tij në Marikaj të Vorës. Ai u paraqit në spital rreth orës 03:30 dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Blutë kanë sekuestruar një armë zjarri pushkë, të cilën 40-vjeçari e posedonte pa leje. Vorë/Informacion paraprak Më datë 26.05.2025, rreth orës 03:30, është paraqitur në spital për mjekim shtetasi E. A., 40 vjeç, pasi dyshohet se brenda në banesën e tij në Marikaj, është plagosur me armë…
Dita e hënë do të jetë me mot të qëndrueshëm e të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare në veri, përgjatë relieveve kodrinore – malore. Temperaturat minimale do të jenë 7 gradë Celsius, ndërsa maksimale 25 gradë. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 8-16m/s Ndërsa deti do të ketë valëzim 2 deri në 3 ballë.
Ndoshta nuk është çudi që prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur kompaninë më të madhe dhe një nga më të njohurat me seli në shtet. Po flasim për Apple, titan i teknologjisë që ka vendosur standarde të larta në industrinë globale të elektronikës. Gjatë javës së kaluar, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë prej 25% për njësitë e iPhone që prodhohen jashtë SHBA-së. Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha jo vetëm për Apple, por edhe për ekonominë e Kalifornisë në tërësi. Bonta shpjegoi arsyet…
Një trafikant shqiptar droge, ka zbuluar në intervistë për Daily Mail arsyet përse ai beson se autoritetet britanike nuk do të mund ta mundin kurrë trafikun e kokainës që kontrollohet nga bandat shqiptare. DAILY MAIL: Foto të shqiptarëve në rrjetet sociale Shqiptari, i cili foli për MailOnline në kushte anonimiteti, ka zbuluar një praktikë kyçe që përdorin mafiozët shqiptarë për të penguar policinë britanike të ndalojë përfundimisht aktivitetet e tyre kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. “Ajo që shqetëson më shumë është fakti se sapo një grup kriminal shkatërrohet, një tjetër duket se merr vendin e tij”, shkruan Dailymail, ndësa shqiptari ka shpreguar se “ky fenomen…
Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski paralajmëroi se nga aerioporti i Ohrit do të realizohen fluturime deri në Bazel. Fluturimi i parë në këtë linjë do të zhvillohet në tetor. “Linja e re Bazel – Ohër fillon 4 muaj më herët. “Aeroporti Evropian” siç është emri i aeroportit midis qyteteve të Bazelit, Muluzit dhe Frajburgut është një aeroport shumë i rëndësishëm sepse ndodhet në kryqëzimin e tre shteteve – Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës. Një udhëkryq që do të sjellë shumë turistë, por do të lehtësojë edhe udhëtimin e diasporës sonë. Nga kompania WizzAir njoftuan se tani mund të blihen bileta për…

