Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh në lidhje me qasjen e mazhorancës ndaj drejtësisë dhe sfidave të mandatit të katërt, duke e përshkruar këtë fazë si një kapitull të ri dhe më të thelluar të përgjegjësisë politike. Në takimin me deputetët pas fitores së 11 majit, kreu i qeverisë e përshkroi mandatin e katërt si një fazë të re për Partinë Socialiste, që tashmë, sipas tij, nuk mjafton më të jetë thjesht më e mirë se kundërshtarët, të cilët i quajti “mysybet”, por duhet të jetë më e mirë se vetja. Rama: E para të udhëheqim me forcën e shembullit…
Author: almakos
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në minierën e Katjelit në Prrenjas. Mësohet se viktima është minatori Syrja Bego 58 vjeç. Po ashtu bëhet e ditur se viktima ishte edhe kryetari sindikatës se minatorëve. Ende janë të paqarta rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Inteligjenca artificiale po përjeton një zhvillim të shpejtë dhe të pashembullt, duke hapur pyetje të mëdha mbi etikën dhe sigurinë e saj. Ashtu siç na paralajmërojnë filmat e zhanrit distopik, sfidat që dalin nga inteligjenca artificiale gjithnjë e më komplekse dhe të fuqishme janë të pashmangshme. Ndërsa shohim përparime të mëdha në fushën e inteligjencës artificiale, duket se ne nuk kemi mësuar ende mjaftueshëm nga historia. Një shembull i fundit është Claude Opus 4s, një sistem i ri i inteligjencës artificiale i zhvilluar nga kompanisë Anthropic. Një nga shqetësimet më të mëdha që lidhen me Claude Opus 4s është tendenca…
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 4 vite burg Erdgys Arrazin, i cili akuzohet se përmes dhunës fizike dhe psikologjike nxiti bashkëshorten e tij, Alma Arrazi dhe tre fëmijët ti jepnin fund jetës duke u mbytur në lumin Buna. Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie. Ngjarja tragjike e një viti më parë tronditi mbarë opinionin. Alma Arrazi dhe tre fëmijët e mitur…
Pedagogu Lorenc Stojani i Departamentit të së Drejtës Penale në Universitetin “Luarasi”, u shpreh në studion e News24 se vit pas viti janë rritur transferimet e studentëve nga jashtë Shqipërisë të cilët zgjedhin Luarasin. Stojani thekson se Luarasi ofron cilësi në tregun arsimor. Sipas tij, ndër vite ka patur dhe mjaft studentë të universitetit shtetëror, të cilët vijnë në Luarasi me kërkesën për cilësi të lartë të arsimit. Lorenc Stojani: Kam qenë pedagog që në 2003. Kam vënë re me krenari që Luarasi ka patur qëndrueshmëri në cilësi. Ka patur studentë që na ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Bëra një përmbledhje…
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, sot në seancën e Këshillit kombëtar për eurointegrime tha se Agjenda e reformave për periudhën 2024 – 2027, e cila rrjedh nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, nuk është më një dokument në letër, por një detyrim i përditshëm i institucioneve dhe një kornizë teknike për reforma specifike në disa sektorë.Murtezani theksoi se ne nuk jemi më një vend që vetëm planifikon integrimin evropian, por e zbaton atë. “Sot po flasim nga një pozicion rezultatesh konkrete. Ne flasim nga një pozicion përvoje, vendosmërie dhe pune të strukturuar që transformon realitetin. Maqedonia e Veriut…
Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja lidhur vrasjen e 41-vjeçarit shqiptar Altin Arapajt në Greqi, i cili u gjet i pajetë mes vreshtave në në një zonë rurale të Rafinës. Për ngjarjen në pranga ka rënë një 46-vjeçar, pasi viktima, përpara se të ndërronte jetë, e kishte telefonuar gruan e tij, duke i dhënë emrin e autorit, i cili ndodhej në një apartament në Glyka Nera. Përveç kësaj, u arrestuan edhe dy persona të tjerë që dyshohet se janë bashkëpunëtorë. Si një telefonatë çoi në arrestim Vrasësi i dyshuar, gjithashtu me origjinë shqiptare, u gjet në një apartament Airbnb…
Krahu më i ri i ndarë i Aleancës për Shqiptarët i prirë përmes një komunikate ka njoftuar formimin e një Këshilli Koordinues të përkohshëm, që do të udhëhiqet nga Arben Fetai si koordinator. Ky veprim siç thuhet është “ndaj veprimeve të njëanshme dhe jashtë kornizës statutore të kryetarit aktual të partisë, Arben Taravari.” Në komunikatën për media, të nënshkruar nga Arben Fetai si kryetar kuvendi dhe koordinator theksohet se veprimet e ndërmarra pa konsultim me organet përkatëse kanë shkaktuar paqartësi dhe shqetësim të madh, jo vetëm në mesin e shumicës së anëtarësisë, por edhe në opinionin më të gjerë qytetar.Ja…
Presidenti Donald Trump ka rritur tensionet me Apple në një luftë tregtare, duke kërkuar që kompania të largohet nga Kina dhe të prodhojë iPhone në Shtetet e Bashkuara. Kjo kërkesë ka pasur pasoja të mëdha jo vetëm për Apple, por edhe për prodhuesit e tjerë si Samsung. Pas një periudhe të gjatë kundërshtimesh, Apple ka bërë një hap të rëndësishëm duke zhvendosur një pjesë të prodhimit në Indi. Kjo është një lëvizje strategjike për të diversifikuar linjat e prodhimit dhe për të minimizuar ndikimin e tarifave të larta që Trump planifikon të imponojë për telefonat e importuar. Megjithatë, Trump kërkon…
Që nga qershori i vitit 2023, Kosovës i janë vendosur disa masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Tani, gati dy vjet më vonë, ato më në fund po largohen dalëngadalë – me shumë paqartësi. Por, dëmi i shkaktuar deri më tani arrin qindra miliona euro. Një raport i publikuar sot, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, thotë se masat i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyera në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara. “Këto vonesa në fillimin e zbatimit të projekteve nënkuptojnë…
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Ismajli, ka bërë të qartë se partia e tij nuk ka ndonjë bashkëpunim apo kontakt me Lëvizjen Vetëvendosje rreth formimit të qeverisë. Kjo ishte përgjigjja e tij gjatë një konference për media, pas pyetjeve rreth raportimeve se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë individë nga PDK për të siguruar vota për kryeparlamentar. Ismajli theksoi se çdo spekulim mbi këtë çështje është i pabazuar dhe se partia e tij qëndron e vendosur në pozitat e saj. “Kryetari i partisë ka qenë shumë i qartë sa i përket pozicionit të PDK-së. Ne duhet…
Policia ka vënë në pranga një 49-vjeçar në Pogradec, i cili ishte në kërkim që prej 22 majit, pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe ishte larguar nga banesa, duke thyer masën e sigurisë. Bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Njoftimi i policisë: Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, goditi me sende të forta…

