Author: almakos

Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës janë rihapur për qarkullim, pasi më herët u mbyllën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në këtë rajon, transmeton Anadolu. Më herët, Qendra për Menaxhimin e Krizave tha se janë angazhuar të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova, si dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndalimin e përhapjes së flakëve në afërsi të vendkalimit kufitar në Jazhincë. Pas raportimit të zjarrit, autoritetet më herët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias kërkon që mosmarrëveshjet pronësore të mos çojnë në ndalimin e mediave. Zyra e OSBE-së për Lirinë e Medias reagoi këtë të premte ndaj ndërprerjes së papritur të punës së Focus Media Group në Shqipëri, duke e cilësuar situatën shqetësuese dhe duke theksuar se mosmarrëveshjet pronësore apo tregtare nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të mediave. “Situata që rrethon ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronën dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të mediave,” u…

Lexo më Shumë

Ka disa mënyra efektive për të mbrojtur telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme gjatë verës. Me ardhjen e verës, shumë prej nesh përgatiten për udhëtime në destinacione të nxehta, duke marrë me vete pajisjet elektronike. Por, a e dini se telefonat dhe tabletët tuaj janë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta? Nxehtësia ekstreme mund të dëmtojë pajisjet tuaja dhe të shkaktojë probleme të ndryshme funksionale. Vendet e njohura si Spanja, Italia dhe Greqia po përjetojnë temperatura të larta, dhe është e rëndësishme të kuptoni se si nxehtësia ndikon në telefonat tuaj. Pajisjet elektronike zakonisht funksionojnë më mirë në një gamë specifike…

Lexo më Shumë

Dhimbje e thellë në shkollën ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën dje pas një goditjeje me thikë nga bashkëmoshatari Enedio Guri. Në një postim prekës në rrjete sociale, Shkolla e mesme e bashkuar “Tafil Rexhepi” Pirg ka  shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald! Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër. Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty,”…

Lexo më Shumë

Qeveria është duke planifikuar që rritja e pagave të bëhet në bazë të rritjes së produktivitet të të punësuarve, kështu ka deklaruar sot kryeministri I vendit Hristijan Mickoski, I cili ka pagë rreth 3 mijë euro, për pagat e popullit, të cilat janë më të ulëtat në rajon , pagat minimale 400 euro. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Sa i përket të ardhurave, arsyetimi dhe të menduarit në të ardhmen do të jenë në drejtim të rritjes së produktivitetit, pra, lidhja e produktivitetit me rritjen e të ardhurave personale”. Reagim për deklaratën e Mickoskit kishte nga opozitarja LSDM. Ata thonë se Mickoski…

Lexo më Shumë

Prej shtatë ditësh, gazetarët e News24 nuk janë lejuar të hyjnë në godinën e Panorama TV, pavarësisht se ekziston një kontratë qiraje që skadon në vitin 2033. Gazetari Osman Stafa thote se shoqëria shtetërore “Kayo” ka deklaruar se nuk ka asnjë pretendim dhe nuk ka penguar hyrjen e gazetarëve, ndërsa Policia Ushtarake vazhdon të mos i lejojë të hyjnë në redaksitë e tyre, duke i pamundësuar daljen në transmetim. “Pa asnjë arsye, pa asnjë shkak. Është e paprecedentë një situatë e tillë,” shkruan Stafa ne Facebook. Ai e konsideroi mesazhin e OSBE-së si një “shuplakë të qartë” për ata që…

Lexo më Shumë

Maqedonia e veriut edhe këtë vit nuk zë vend në listën e 1000 universiteteve më të mira në botë. Renditja Akademike e Universiteteve Botërore për vitin 2025, e njohur si “Lista e Shanghait”, nga organizata “ShanghaiRanking Consultancy”, ka publikuar 1000 institucionet botërore më të mira të arsimit të lartë, por RMV sërish nuk ka gjetur vend për pjesmarje në këtë listë. Në krye të listës dominojnë përsëri universitetet amerikane. Harvard rënditet i pari për të 23 herë, i ndjekur nga Stanford dhe MIT.  Universitetet që hyjnë në dhjetëshen më të mirë sipas renditjes së Shangait janë edhe Kembrixh i 4,…

Lexo më Shumë

Pavarësisht shpalljes së aktgjykimit të fundit nga Gjykata Kushtetuese më 8 gusht, publikimi i plotë i vendimit në Gazetën Zyrtare ende nuk është bërë, çka po vonon thirrjen e mbledhjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën aktuale, duke theksuar se vonesat e Gjykatës Kushtetuese po duken si një strategji për të arritur një datë të caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai sugjeron se kjo mund të jetë një përpjekje për të organizuar dy palë zgjedhje në të njëjtën ditë, më 12 tetor.…

Lexo më Shumë

Deputeti i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, duke e cilësuar atë si një “këmbanë alarmi” për autoritetet shqiptare. Bardhi akuzon qeverinë se ka kryer veprime arbitrare duke ndërprerë transmetimin e televizionit News24 dhe duke bllokuar gazetarët për të hyrë në ambientet e punës, madje edhe pas një vendimi gjyqësor. “Ky është shpërdorim i pastër i detyrës dhe një shkelje flagrante e Kushtetutës së Shqipërisë. Apeloj institucionet e drejtësisë të vendosin përpara përgjegjësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët e këtij krimi shtetëror, të denjë vetëm për regjimet autoritare”, tha Bardhi. Sipas…

Lexo më Shumë

Edhe Prezenca e OSBE në Tiranë ka ndarë shqetësimin e saj në lidhje me ndërprerjen e punës së “Focus Media Group”, që prej 9 gushtit, kur Policia dhe Ushtria rrethuan godinën. Prezenca e OSBE ka rishpërndarë në X një postim të Zyrës e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias pranë OSBE, që së thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe tregtare nuk duhet të çojnë në ndërprerje të menjëhershme të transmetimit të mediave. “Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese  Mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të…

Lexo më Shumë

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë njoftuar se një zjarr i madh ka shpëthyer në Jazhicë, që ka shkaktuar edhe mbylljen e vendkalimit kufitar.“Drejtori Muhamed Ali dhe komandanti i Brigadës nga vendngjarja po koordinojnë përpjekjet për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit që shpërtheu në Jazhincë.Të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbrojtur pronat e qytetarëve.Në rrugë drejt ndërhyrjes janë edhe avioni “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopter i MPB-së.Rruga drejt vendkalimit kufitar Jazhincë (me…

Lexo më Shumë

Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) ka reaguar mbi ndërprerjen e papritur të transmetimit të Focus Media Group në Shqipëri, duke e cilësuar situatën si shqetësuese. Në një postim në platformën X, Zyra e Përfaqësuesit për Lirinë e Medias pranë OSBE-së thekson se mosmarrëveshjet pronësore dhe tregtare nuk duhet të çojnë në ndërprerje të menjëhershme të transmetimit të mediave. “Situata që lidhet me ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet pronësore dhe të biznesit nuk duhet të çojnë në ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të mediave”, thuhet në reagimin e OSBE-së.…

Lexo më Shumë