Author: almakos

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë. Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë një shishe plastike për javë të tëra e në disa raste për muaj të tërë. Përdorimi i shisheve plastike është kthyer në një praktikë të zakonshme, por a e dimë se sa herë duhet t’i rimbushim ato? Një shishe mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në frigorifer e përdoret pa fund. Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me ripërdorimin e shisheve plastike. Çdo herë që mbushim një shishe, riskojmë…

Lexo më Shumë

Dita e hënë me mot të qëndrueshëm e të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare në veri, përgjatë relieveve kodrinore-malore. Era me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës pritet të arrijë deri 8-16m/ Në det, valëzimi do të jetë2 deri në 3 ballë. Temperaturat prekin vlerën maksimale 25 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Apple, një nga liderët më të njohur në industrinë e teknologjisë, pritet të njoftojë debutimin e syzeve të saj të para inteligjente vitin e ardhshëm, sipas një raporti të fundit nga Bloomberg. Këto syze të avancuara teknologjike pritet të sfidojnë konceptet tradicionale të përdorimit të pajisjeve të mençura. Syzet e reja do të jenë të pajisura me kamera, mikrofona dhe altoparlantë, duke përmirësuar kështu ndërveprimin e përdoruesit me botën e jashtme. Sipas raportit, përdoruesit do të jenë në gjendje të kryejnë kërkesa përmes asistentit zanor Siri, duke e bërë përvojën e përdorimit edhe më intuitiv. Një nga karakteristikat kryesore të…

Lexo më Shumë

Pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e teknologjisë së informacionit. Megjithëse ky sektor ofron mundësi të shkëlqyera, shumë detyra tashmë mund të kryhen nga inteligjenca artificiale (IA). Organizata Ndërkombëtare e Punës paralajmëron se asnjë profesion nuk është plotësisht i sigurt, por sipas ekspertëve, IA është më shumë një ndihmë sesa një rrezik. Që më shumë se një dekadë, Lend Kelmendi ka hyrë në botën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Nga koha kur ai kishte filluar karrierën si programer deri tani që mban pozitën e drejtorit të inxhinierisë në kompaninë Kutia, shumëçka ka ndryshuar. Kelmendi thekson se…

Lexo më Shumë

Me rastin e shënimit të 24 Majit – Ditës së Presidentit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka përkujtuar liderin e saj historik, Presidentin e parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Ky është një moment reflektimi dhe nderimi për presidentin Rugova, i cili luajti një rol të pazëvendësueshëm në historinë e Kosovës. Nën udhëheqjen e tij, vendi kaloi nëpër një periudhë të rëndësishme transformuese, duke bërë hapa të mëdhenj drejt lirisë dhe pavarësisë. Ndërsa shteti shqiptar kalonte sfida të shumta, Rugova ishte simboli i unitetit dhe qëndresës. LDK në komunikatën e saj theksoi se 24 maji lidhet me zgjedhjet e para…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka bërë të ditur një plan të detajuar masash për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së edicionit të 82-të të Turit Çiklistik të Shqipërisë, i cili do të zhvillohet në pesë etapa dhe përfshin disa qytete të vendit. Në funksion të këtij aktiviteti sportiv, autoritetet policore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke shmangur lëvizjen në rrugët ku do të zhvillohen garat, sipas datave dhe orareve të përcaktuara si më poshtë: ETAPA E PARË/Datë 26.05.2025 Rruga “Zogu i Parë”, Tiranë – Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30 Autostrada “Durrës- Tiranë” deri në Kashar, nga…

Lexo më Shumë

Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka bërë thirrje për ruajtjen e vlerave familjare. Në një postim në rrjetin social facebook, ajo shkruar se askush nuk ka të drejtë të minojë vlerat morale të një shoqërie të tërë me retorikë të zbrazët e modele që s’kanë lidhje me realitetin tonë kulturor.“T’i ruajmë vlerat familjare!Në një kohë kur mediat dhe rrjetet sociale po mbushen me debate destruktive që në emër të “progresit” dhe “lirisë” relativizojnë gjithçka, është më se e nevojshme të mbrojm vlerat e familjes.Nuk ka asgjë të gabuar kur fëmijët rriten pranë gjyshërve e të afërmve, përkundrazi, aty mbillet…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se avancimet në Doganën e Maqedonisë së Veriut janë të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar. BDI tha se kjo është një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend. “Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj avancimit të fundit të 26 nëpunësve në Doganën e Maqedonisë së Veriut , të gjithë me përkatësi maqedonase, pa asnjë shqiptar. Ky nuk është rast i izoluar, por vazhdimësi e një politike sistematike të përjashtimit etnik, që godet drejtpërdrejt bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik në vend. BDI rikujton se institucionet duhet të…

Lexo më Shumë

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë në punë në zonën e Myslym Shyrit, pasi po çmontonte një bojler në një apartament, kur objekti i rëndë i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime fatale. I plagosuri u transportua në spital, por për shkak të lëndimeve të rënda në kokë, humbi jetën pak më vonë. Njoftimi i policisë: Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç,…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën e Durrësit janë paraqitur për masën e sigurisë shtatë persona të arrestuar në kuadër të operacionit “Enigma”. Mes tyre janë Xhevdet Plaku, i njohur si “Akili”, Flobens Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj. Xhevdet Plaku, 45 vjeç, i njohur me nofkën “Akili”, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi u arratis nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. Ai ishte dënuar në Itali për trafik droge. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një pistoletë me fishek gati për qitje. Flobens Meçja, i njohur edhe si “Gega” apo “Drini”, 43 vjeç…

Lexo më Shumë

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në derën e një lokali në lagjen “Çlirim” në Berat, në pronësi të shtetasit Sali Fetiu. Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 dhe ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në derën hyrëse të lokalit, i cili rezulton i mbyllur prej më shumë se dy vitesh dhe mban ende në xhama tabelën “Jepet me qira”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth me qëllim identifikimin…

Lexo më Shumë

Pas raportimeve për helmimin e rreth 70 fëmijëve në kopshtin publik të Gramshit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë menjëherë në terren për të kryer verifikimet e nevojshme. Inspektorët e AKU-së kanë marrë mostra nga tre produkte ushqimore të përdorura në kuzhinën e kopshtit, mish pule, qumësht dhe vezë, të cilat tashmë janë dërguar për analiza laboratorike. Dyshimet paraprake të mjekëve dhe prindërve lidhen me praninë e bakterit salmonela, një agjent infektues i rrezikshëm që zakonisht transmetohet përmes ushqimeve të kontaminuara apo higjienës së pamjaftueshme.

Lexo më Shumë