Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti mes një kamioni dhe një veture në Baincë të Drenasit, mëngjesin e së hënës.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:40, kemi pranuar informatën se në Baincë të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ahmeti.
“Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”. /Insajderi/



