Samedin IMERI
Ligje,vendime,mareveshje dhe cka jo, janë nënshkruar dhe janë sjellë në periudhën prej formimit të RM si shtet i pamvarur.Disa janë respektuar dhe implementuar disa jo,disa janë lënë gjysmkaë disa janë zhagitur e disa janë anuluar.Mirëpo vendimi i fundit i Kryetarit të RM është rast UNIKAT.
Edhe kryeplaku i katundit kur është në pyetje harmonia në fshat ose kur dy familje kanë ndonjë mosmëmarëveshje sjell vendime të tilla.Mirëpo sic thamë,vendimi i fundit për abolim të “dyja palët” nga ana e Presidentit, është vendim i sjellur sikur të jetonim në kohën e monarkive.Pra kohë e ‘kaluar”.Rastin në fjalë e tregon një anekdotë.
Dikur,dikund në një fshat janë zhdukur të gjithë gomarët,gjegjësishtë popullata nuk ka pasur nevojë më ,për shkak të mjeteve të reja.Gjenerata e reja që kanë ardh pas, ata as që e kanë ditur se cka është gomari
Pasi kalon një periudhë prej një shekulli.Një fshatar një ditë pranëvere del në fushë.
Op ,cka të sheh,dicka jo e zakontë .
Në mes të arave sheh një kafshë e cila në mënyrë të qetë kullot dhe kohë pas kohe lëshon një zë(pëllet).Fshatari sa i habitur po aq edhe i trembur se mos është ndonjë “nishan” që tregon fundin e dynjasë ,shpejt e shpejt shkon në katun mbledh do shokë dhe familjar dhe ua tregon rastin,se në fushë ka një”kafshë” jo e zakontë,Mblidhet krejt katundi dhe habiten me “cudirën” fillojnë supozimet dhe analizat,mirëpo asnjë nuk ka mundnur të spjegojë se për cka bëhet fjalë.Pas një kohe njërit prej fshatarëve i kujtohet.Këtë punë thotë mund ta spjegojë vëtm plaku i katundit.Vrap e vrap shkojnë disa të rinjë ta thirin plakun e katundit.Pas një kohe ,ja mbrin edhe kryeplaku.Cka të shohe”mrrekulli” dicka jo e zakontë,të gjithë njerëzit me padurim presin spjegimin respektivisht përgjigjen e Kryeplakut për këtë qenie.
Përderisa fshatarët kanë analizuar dhe supozuar se cka mund të jetë kjo qenie,veshmadhi vazhdon punën e vet dhe kohë pas kohe lëshon nga një zë.Pasi menohet mirë e mirë,kryeplaku vendos të sqarojë se cka mund të jet kjo kafshë dhe thotë:
Shikoni njerëz sipas asaj unë cka mund të shohë ky malukat,me të gjitha nishanet si kafshët tjerë ,me veshë të mëdhenjë ,ky nuk mund të jetë azgjë tjetër përveq”BABA i lepujve”.
Edhe pse plaku ka dhënë sqarimin ai vendim-sqarim ka qenë jo isaktë,jo për dicka tjetër por për shkak se njerëzit kanë jetuar në kohë tjetër.
Që tëmos na ndodh edhe neve në Maqedoni që të sjellim vendime,duke u bazuar vetëm në elementin e “veshëve”të gomarit.Maqedonisë i duhet një vendim që do jetë në përputhje me ligjet e BE dhe ligjeve ndërkombëatre të cilat vlejnë në ditët e sodit .Përndryshe gjithmonë do të sjellim vendime të skaduara.Që tu shmangemi vendimeve të tilla Maqedonisë i duhet RIDEFINIM MENTAL.