Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar sot pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën për kryetar të Kuvendit, Dimal Basha.
Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se Kosova duhet të aspirojë lartë dhe se aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë.
“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë“, ka shkruar ai.