Para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq është parë duke zhvilluar një bisedë me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, si dhe me disa deputetë të tjerë të kësaj partie.
Kjo ka ngjallur spekulime nëse Rashiq po përpiqet t’i bindë deputetët e PDK-së që ta mbështesin atë për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
Megjithëse deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për ndonjë marrëveshje apo koordinim mes Rashiqit dhe PDK-së, takimi i zhvilluar në prag të seancës mund të interpretohet si një përpjekje për të siguruar mbështetje politike.
Ndryshe, Nenad Rashiq i cili aktualisht përfaqëson komunitetet jo-shumicë në Kuvend, ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar. /Telegrafi/